By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 1, 2025
SERWER: Forcat e EUFOR-it duhet të përqendrohen në Brçko për të parandaluar shkëputjen e Republika Srpska-s…
December 1, 2025
VIDEO Katastrofë në Azinë Juglindore: Numri i të vdekurve rritet, qindra mijëra të zhvendosur, skenat janë dramatike
December 1, 2025
Mbi 350 viktima dhe 366 të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike
December 1, 2025
Një bllokim trafiku prej 85 kilometrash është krijuar në autostradën Baikal ne Rusi nen temperaturen -17 grade
December 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mustafa: Qeveria Kurti goditi përsëri qytetarët, koeficienti i pagave duhet të jetë së paku 120 euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mustafa: Qeveria Kurti goditi përsëri qytetarët, koeficienti i pagave duhet të jetë së paku 120 euro
Lajme

Mustafa: Qeveria Kurti goditi përsëri qytetarët, koeficienti i pagave duhet të jetë së paku 120 euro

Kosova Times
Last updated: 2023/02/01 at 4:13 PM
Kosova Times Published February 1, 2023
Share
SHARE

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës pas publikimit të koeficientit të pagave në vlerë 105 euro.

Mustafa në një konferencë për media tha se Qeveria e Kosovës sot ka goditur edhe një herë standardin e jetesës të shumë qytetarëve të Kosovës duke paraqitur një koeficient të pagave që nuk i përmbushë nevojat e tyre.

“Me këtë koeficient shumë kategorive të rëndësishme të punonjësve publikë nuk i ofrohet një pagë dinjitoze, ndërsa shumë të tjerave madje u zvogëlohen pagat mu në këtë periudhë të rëndë të krizës. Është vështirë e kuptueshme sjellja e një qeverie e cila në periudhën më të vështirë ekonomike në të cilën po kalon vendi, si pasojë e rritjes enorme të çmimeve, ndërmerr veprime të njëpasnjëshme që rëndojnë dhe nuk ndihmojnë gjendjen financiare të qytetarëve. Ende pa kaluar tronditja nga shtrenjtimi i faturave të tatimit në pronë, kjo qeveri ndërmerr një goditje tjetër, atë të ndëshkimit me pagë të kategorive të ndryshme të punonjësve të sektorit publik, duke lënë kështu qytetarët në pasiguri të lartë se cilat do të jenë veprimet e radhës të kësaj qeverie”, tha ai.

Prandaj, PDK do të propozojë amandamentimin e Ligjit për Buxhetin, me kërkesën për rritje të koeficientit në vlerën 120 euro.

“Gjatë kësaj qeverisje, rritje substanciale kanë shënuar vetëm çmimet dhe emigrimi, por jo edhe standardi i jetesës së qytetarëve. Për Partinë Demokratike të Kosovës, çdo koeficient page nën 120 euro vetëm se rritë degradimin që ka kapluar standardin e jetesës në Kosovës dhe kontribuon në humbjen e mëtejme të shpresës për një jetë të dinjitetshme në Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës do të propozoj amendament në Ligjin për Buxhetin, me kërkesën për rritje të koeficientit në vlerën 120 euro”, njoftoi Mustafa.

Mustafa konsideron që vlera e koeficientit të pagave e paraqitur sot nga Qeveria Kurti, jo vetëm që do të përkeqësojë mirëqenien e shumë kategorive të qytetarëve, por do t’i nxisë profesionistët të ikin nga sektori publik.

“Kemi një qeveri e cila tiparin më të dalluar e ka propagandën, por që assesi nuk po arrin të lë gjurmë në rritjen e përgjithshme të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Kjo politikë e pagave, përveç se do të përkeqësojë mirëqenien e shumë kategorive të qytetarëve, po ashtu do të ndikojë negativisht në cilësinë e shumë institucioneve duke i nxitur profesionistët që të ikin nga sektori publik”, theksoi ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gërvalla: Lumirit mos ia shih fjalët, por veprat

BE paralajmëron Trumpin: Putin duhet të përgjigjet për krimet e luftës

Moti në Shqipëri me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti gjatë javës, kryesisht i vranët me intervale shiu

Kosova Times February 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania bllokoi furnizimin me pajisje për termocentralet bërthamore Rosatom në Turqi dhe Hungari

Kosova Times Kosova Times February 16, 2023
Arkeologet nuk e prisnin kete:Një zbulim i pabesueshëm në fund të detit Jon (FOTO)
Konjufca: Kosova, projekti më i rëndësishëm i faktorit ndërkombëtar
Shtatë premtime që Trump njoftoi se do t’i përmbushte
Palestinezët vizitojnë varrezat, falin namazin e Bajramit në xhamitë e shkatërruara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?