Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, priti në vizitë, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kryetari i Ferizajt deklaroi pas takimit se gjendja në sistemin e shëndetësisë në Ferizaj është me kapacitete të kufizuara, si me spitale ashtu edhe me resurse humane.
Megjithatë, sipas tij, lajmi i mirë për këtë komunë është se do të përfundojë ndërtimi i Spitalit Regjional të Ferizajt dhe i QKMF-së së re.
E ministri Arben Vitia deklaroi se punimet do të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të zgjidhet ky problem.
“Sa më shpejt që është e mundur do të fillojnë punimet, apo do të vazhdojnë në fakt punimet në ndërtesën aktuale” tha Vitia.
Pas vizitës në komunë, ministri Vitia ka vizituar Spitalin Rajonal dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.