By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri
May 19, 2025
Kush është presidenti i ri rumun?
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK në Prizren denoncon keqpërdorimet në tenderin për ndriçim publik dhe shitjen e vendeve të punës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LDK në Prizren denoncon keqpërdorimet në tenderin për ndriçim publik dhe shitjen e vendeve të punës
Lajme

LDK në Prizren denoncon keqpërdorimet në tenderin për ndriçim publik dhe shitjen e vendeve të punës

Kosova Times
Last updated: 2023/02/03 at 2:48 PM
Kosova Times Published February 3, 2023
Share
SHARE

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, në një konferencë për media ka prezantuar sot abuzimet dhe keqpërdorimet nga ana e zyrtarëve dhe qeverisjes komunale të Prizrenit, nën udhëheqjen e kryetari Shaqir Totaj. Zëdhënësi dhe anëtari i kryesisë së degës, z. Kastriot Jahaj, ka deklaruar se qeverisja komunale në Prizren, nën udhëheqjen e kryetarit Shaqir Totaj, tashmë është lëshuar në veprime të rënda korruptive përmes tenderëve milionësh dhe shitjes së vendeve të punës.

Tenderi për “Ndriçim Publikë”

Jahaj, ka denoncuar hapur hapur dhe u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë për veprim të menjëhershëm në rastin e tenderit të shpallur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. Komuna e Prizrenit më datë 18 Nëntor 2022 ka shpallur tender për Rregullimin e ndriçimit publikë për fshatrat Lubizhdë e Hasit në vlerë prej 445.398 Euro dhe Korishë në vlerë prej 523.635 euro.

Sipas tij, edhe pse Komuna e Prizrenit ka një kontratë kornize 3 vjeçare aktive me Nr: 622-20-2058-2-1-1 “Instalimi i ndriçimit publikë dhe riparimi i ndriçimit publikë ekzistues në Komunën e Prizrenit” me vlerë 1.394.853,90 euro e nënshkruar me datë 22.02.2021, Drejtori i Shërbimeve Publike, njeriu më i afërt i Kryetarit Shaqir Totaj, hapë paralelisht tenderin për rregullimin e ndriçimit publikë për vetëm 2 fshatra, Korishë dhe Lubizhdë e Hasit, në vlerë prej 969,033 euro.

“Drejtoria e Shërbimeve publike nëse kishte qenë e interesuar për përmirësimin e ndriçimit publik në Komunën e Prizrenit, do të duhej ta obligonte operatorin aktual për kryerjen e punëve të rregullimit të ndriçimit edhe në fshatrat Korishë dhe Lubizhdë e Hasit, si dhe brenda qytetit të Prizrenit ku mbi 30 % e rrugëve janë pa ndriçim fare. Ne e kuptojmë nevojën dhe rëndësinë e ndriçimit publik të secilit fshat dhe secilës rrugës të qytetit dhe komunës sonë, por kjo assesi nuk do të thotë që ne të pranojmë keqpërdorimin dhe keq menaxhimin e parave të qytetarëve tanë”, është shprehur Jahaj.

Shitja e vendeve të punës

Një tjetër rast që kërkon vëmendjen e organeve ndjekëse, ka të bëjë me konkursin e fundit për mësimdhënës në Komunën e Prizrenit, ku fatkeqësisht, në këtë kohë krize qytetarët janë bërë kurban i pushtetit të etur, duke i vjel gjepat e atyre që kanë nevojë për një vend pune.

“Tashmë kur një pjesë e familjarëve të pushtetarëve janë rehatuar në vende të punës, është alarmante se vendet e tjera kanë filluar t’i shesin. Janë shumë shqetësuese ankesat që kanë ardhur në adresë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, për vlerat të mëdha të parave që dyshohet se u janë kërkuar aplikantëve në konkursin për mësimdhënës. Po flasim për shitje të vendeve të punës nga pushteti komunal!”, ka thënë Jahaj.

Sipas informatave që ka pranuar dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, për një vend pune, janë kërkuar mijëra euro nga sekserë që shërbejnë dhe i shërbejnë qeverisjen komunale në Prizren. Kemi informata që për këtë tashmë janë njoftuar edhe institucionet e rendit dhe ligjit, dhe presim që të merren sa më parë veprime konkrete në bazë të informacioneve që kanë pranuar.

“Ne si LDK, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë rënë pre e këtyre llojeve të abuzimeve nga ana e pushtetit që t’i denoncojnë rastet dhe të mos japin para për një vend pune. Meritokracia nuk duhet paguhet me çmim, sekserët dhe abuzuesit nuk duhet të kenë vend në institucionet publike. Me këto veprime, pushteti i udhëhequr nga Shaqir Totaj dhe Partia Demokratike e Kosovës, po dëshmon edhe një herë se në Prizren janë të përkushtuar ta varfërojnë qytetarin dhe të sjellin mjerim. Që nga ardhja në pushtet e PDK-së në Prizren, nuk kemi parë asnjë projekt konkret të nisur, përveç punësime të familjarëve të ngushtë të kryetarit Totaj dhe vartësve të tij, dhe afera korruptive që tashmë po bëhen shqetësim i madh për qytetarët dhe duhet të ndalen sa më parë”, ka thënë Jahaj.

20% Suficit i buxhetit për vitin 2022

Çështja e tretë që ka ngritur sot dega e LDK-së në Prizren, ka të bëjë me suficitin apo tepricën e buxhetit komunal për vitin 2022 që kapë shifra shqetësuese në vlera deri në 20%. Në fakt ky indikatorë nxjerrë përfundime për gjithë logjikën qeverisëse të këtij pushteti. Pa dije të mjaftueshme, pa adresim të nevojave dhe interesave të qytetarëve përmes realizimit të projekteve kapitale, dhe me logjikë keqpërdorimi të parasë publike.

“Ua kthejmë në vëmendje deklaratën e vetë z. Shaqir Totaj në kohën e fushatës zgjedhore. Ai kishte deklaruar atëherë se “Çdo suficit i buxhetit mbi 9%, është indikator i korrupsionit në menaxhim të parasë publike”. Në bazë të kësaj, Totaj dhe i gjithë kabineti qeverisës në Prizren duhet të cilësohen si qeverisje e korruptuar ngase suficiti i buxhetit komunal për vitin që e lamë pas ishte 20%”, ka deklaruar Jahaj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hajdaraj e Hennessey flasin për fuqizimin e sundimit të ligjit

Prokuroria nis hetimet, u gjet një foshnjë në mbeturina në Prishtinë

OVL-UÇK letër Komisionerit O`Flaherty: Hetim për shkeljet në Speciale

Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale

36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve

Kosova Times February 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Netanyahu e dinte që do të ndodhte një masakër, por nuk reagoi?! Televizioni izraelit publikoi informacion tronditës, kabineti pretendon se është shpifje

Kosova Times Kosova Times December 13, 2024
Policia arreston edhe dy përsona për rastin “Subvencionet”
KQZ prezanton sot raportin për nënshkrimet e qytetarëve në veri të vendit
Sot rivotohet në Maqedoninë e Veriut, shtatë vendvotimet janë hapur në kohë
Mbyllja e Qeverisë amerikane shmanget në çastin e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?