By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit
July 19, 2025
Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?
July 19, 2025
Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së
July 19, 2025
Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s
July 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 korrik 2025
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shumë qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve mbyllen, s’kanë buxhet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shumë qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve mbyllen, s’kanë buxhet
Lajme

Shumë qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve mbyllen, s’kanë buxhet

Kosova Times
Last updated: 2023/02/06 at 10:44 AM
Kosova Times Published February 6, 2023
Share
SHARE

Qendrat e strehimit për gratë dhe fëmijët të cilët përjetojnë dhunë në familje përballën me shumë sfida e njëra ndër to është mungesa e financimit të qëndrueshëm. Drejtues të institucioneve edhe organizatave për mbrojtjen e grave kanë bërë të ditur se në periudha të ndryshme si pasojë e mungesës së buxhetit, janë detyruara t’i mbyllin këto qendra dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të sigurojnë një linjë të qëndrueshme të financimit nga qeveria.

Në Kosovë viteve të fundit është rritur numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje. E qendrat e strehimit për gratë dhe fëmijët të cilët përjetojnë dhunë  në familje po përballen me mungesë të buxhetit. Drejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, e cila është qendra me e madhe në Kosovë, Zana Hamiti i tha Radio Kosovës se në mungesë të buxhetit ka pasur raste që strehimoret nuk kanë mundur të pranojnë raste të reja të cilat kanë kërkuar ndihmë. Ajo tha se qendrat e strehimit kanë kërkuar që për aq kohë sa janë të licencuar, të kenë një linjë të qëndrueshme buxhetore nga Qeveria.

“Për sa i përket financimit të strehimoreve është pak e vështirë qëndrueshmëria financiare, për arsye se ne, si organizatë jo qeveritare nuk e kemi një linjë buxhetore që është e qëndrueshme. Ka ndodh që për shkak të kësaj situate shpeshherë në muajin janar dhe shkurt strehimoret janë mbyllur, nuk kanë ofruar shërbime për rastet e tjera përveç atyre që i kanë pasur”, tha Hamiti.

Se financimi nga qeveria është shumë i vogël e thonë edhe drejtues të organizatave për mbrojtjen e grave. Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se qendrave strehimore duhet t’u sigurohet një buxhet me i lartë dhe i qëndrueshëm pasi fondet nga donatorët e ndryshëm nuk janë të qëndrueshme.

“Strehimoret marrin mjete mjaft të pakta nga Ministria e Financave. E donatorët e tjerë nuk janë stabil pasi mund të largohen shpejt. Këto donacione mund të jenë për një vit mandej të ndalohen. Kështu që fondet e tjera nuk janë stabile. Dhe ne kërkojmë nga shteti që strehimoret të kenë  linjë buxhetore me stabile dhe të rritet buxheti”, tha Breznica.

Ndihmë financiare këtyre qendrave u ofrohen edhe nga komunat. Drejtoresha për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti i tha Radio Kosovës se nga ky vit, këtyre viktimave pas qëndrimit gjashtë (6) mujor në këto qendra strehimi, Komuna e Prishtinës do t’u ofrojë ndihmë prej gjashtë muajsh deri në dy vite të tjera, pasi shumë prej tyre për shkak të kushteve të rënda ekonomike detyrohen të kthehen te dhunuesit.

“Në strehimore viktimat e dhunës qëndrojnë deri në gjashtë (6) muaj dhe pastaj për fat të keq,  në mungesë të kushteve ekonomike dhe një vend të punës detyrohen të kthehen të dhunuesi. Ne si komunë në fund të nëntorit të vitit 2022 kemi marrë vendim për t’iu ofruar mbështetje financiare në një periudhë prej 6 deri në 12 muaj me vlerë prej 500 eurosh për një viktimë”, deklaroi Sahiti.

Të mbijetuarat e dhunës në familje pas përfundimit të qëndrimit në këto qendra, përballën me sfidën e ri-integrimit. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në vitin 2022 janë raportuar 2793 raste të dhunës në familje. Në Kosovë aktualisht janë dhjetë strehimore që ofrojnë ndihmën  dhe shërbime për gratë dhe fëmijët që përjetojnë dhunë në familje, një për trafikimin me qenie njerëzore dhe dy për  fëmijët e braktisur.

You Might Also Like

Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së

Moti në Shqipëri: Diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë

Kosova Times February 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Armenët dhe azerbajxhanasit ende ëndërrojnë të kthehen në Karabak

Kosova Times Kosova Times September 20, 2024
Klerikët fetarë kërkojnë të respektohet mendimi ndryshe
“SHTIMI I RASTEVE TË DEZERTIMIT” Ushtarët rusë nga Krimea vranë komandantin e tyre dhe ikën
Fox News arrin marrëveshje me kompaninë Dominion pak para nisjes së gjyqit
Hamza takon themeluesin e PISA-s, prioritet rritja e cilësisë në arsim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?