By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “SUPERPUNA” superfshesa e pastrimit të Kosovës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “SUPERPUNA” superfshesa e pastrimit të Kosovës!
Opinion

“SUPERPUNA” superfshesa e pastrimit të Kosovës!

Kosova Times
Last updated: 2023/02/07 at 3:30 PM
Kosova Times Published February 7, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Projekti i ‘Qeverisë’ i emërtuar “SUPERPUNA”, nuk ka të bëjë fare me hapjen e 10 mijë vendeve të reja të punës, por me mbetjen e dhjetëra mijëra vendeve vakante të punës në sektorin publik dhe privat, përfshirë këtu Shëndetësinë, Arsimin, Policinë e Kosovës, FSK-në, Zjarrfikësit, etj.

Projekt i punëve të kota

Sipas projektit “SUPERPUNA”, të gjithë të rinjtë prej moshës 18 deri në moshën 25 vjeçare mund të aplikojnë online për punë, me ç’rast Qeveria e Republikës së Kosovës si ndërmjetësuese mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve deri në lartësinë e pagës minimale 264 euro që ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të subvencionojë këta të rinj!

Pragu i pagës maksimale prej 264 eurove e bënë jo serioz dhe aspak tërheqës për të rinjtë projektin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

“Superpuna” do të kishte kuptim dhe do të bëhej tërheqës për të rinjtë sikur paga minimale të ishte jo më pak se gjysma e pagës së një deputeti, e një zv.ministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, e një këshilltari në Presidencë apo jo më pak se 1 mijë euro.

Projekti “SUPERPUNA” me 264 euro pagë mujore vërtetë është projekt i paparë dhe i padëgjuar në këtë kohë krize në Kosovën e pavarur dhe hapësirat ballkanike në përgjithësi! Një i ri me 264 euro pagë mujore, jo vetëm që nuk mund të mbijetojë, nuk i mjaftojnë as për shujta ditore dhe shpenzime të udhëtimeve e lërë më për mbulimin e shpenzimeve familjare!

Ky është super projekt për largimin e rinisë tonë sa më parë nga vendi i tyre i lindjes.

Kjo platformë e ‘Qeverisë’, jo vetëm që nuk e nxitë punësimin dhe as stimulon tregun e punës, e bën të kundërtën, e varfëron tregun e punës dhe zvogëlon numrin e të rinjve në Kosovë.

Ngase nuk ka të rinj që e ndryshojnë mendjen për të mos u larguar nga vendi për 264 euro!

Nëse vërtetë mendohet që aseti i së tashmes dhe potenciali i së ardhmes të ndalet në vendin tonë, atëherë duhet qasje më serioze dhe më pragmatike e ‘Qeverisë’ e jo një çasje kaq diskriminuese pa asnjë perspektivë për të nesërmen.

Punë e garantuar dhe e mbështetur nga ‘Qeveria’ konsiderohet ajo punë e cila garanton stabilitet financiar për një familje kosovare, sigurime shëndetësore dhe barazi financiare sikurse në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Me këtë “ofertë” të Qeverisë, jo që nuk do të mbulohen 10 mijë vende të punës nga të rinjtë e moshave 18 deri në 25 vjeç, por do të zbrazen me dhjetëra mijëra vende të tjera pune në sektorin publik dhe privat. E ardhmja e afërt do ta dëshmojë se, “Superpuna” do të kthehet në “Superfshesa” e pastrimit të Kosovës nga të rinjtë e saj.

You Might Also Like

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

Ndërhyrja e Presidentes Osmani në Kushtetuese për interes të shtetit apo ruajtjes së pushtetit

Çipa:Kryeministri Mickoski gabon pas reagimit

Kosova Times February 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Zbulohen medaljet që do të ndahen në “Paris 2024”

Kosova Times Kosova Times February 9, 2024
Politikanët shpërthyen së qeshuri: Edi Rama i tregoi një batut për Putinin dhe Prigoginin (VIDEO)
Policia e Dodik e përzuri Stanivukoviçin nga parkingu përballë Pallatit të Presidentit të RS (VIDEO)
Përfaqësuesit e Serbisë shqetësuan përfaqësuesit e Kosovës duke goditu në tavolina në takimin në Sarajevë
Irani ekzekuton një burrë. Ata pretendojnë se ai ishte spiun i Mossadit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?