By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia parandalon kontrabandimin me mallra në Han të Elezit
October 26, 2025
Veshalli: Për herë të parë një rom propozohet për vendimmarrje në Qeveri
October 26, 2025
Haxhiu: Klubi i Stërvjetëruar Politik pamundësoi votimin e Kurtit
October 26, 2025
Ligji i ri për barnat, qytetarët ankohen për rritje çmimesh në barnatore
October 26, 2025
Me makinë shuan jetrat e tërë familjes(VIDEO)
October 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky takon ushtarët në qytetin e rikthyer të Izjumit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky takon ushtarët në qytetin e rikthyer të Izjumit
Rajon / Botë

Zelensky takon ushtarët në qytetin e rikthyer të Izjumit

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 7:15 PM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar qytetin e Izjumit, kontrollin e të cilit e ka rikthyer ushtria ukrainase ditë më parë.

Përgjatë vizitës së tij, Zelensky ka falënderuar trupat ushtarake që janë përfshirë në kundërofensivën ndaj forcave ushtarake ruse.

Ai ka mbikëqyrur një ceremoni teksa është ngritur flamuri ukrainas në Izjum, dhe ka thënë se diçka e tillë do të ndodhë në secilin qytet dhe fshat të shtetit.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se janë duke shënjestruar qytezat në rajonin lindor të Donbasit, pas fitoreve të shënuara në kuadër të kundërofensivës së shpejtë.

Ushtria ukrainase ka rikthyer kontrollin e një pjese të madhe të territorit që kanë kontrolluar forcat ruse, prej nisjes së luftës në Ukrainë në fund të muajit shkurt.

Në një adresim para popullit, Zelensky ka thënë se forcat e tij janë duke rritur kontrollin e mbi 8.000 kilometrave katrorë në rajonin e Harkivit.

Ai është zotuar për rikthimin e kontrollit në gjithë territorin e pushtuar nga forcat ruse dhe se “e drejta është në anën tonë”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Ukraina ka shënuar fitore të rëndësishme.

Ndonëse Rusia ende kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, qytezat në Donbas tani janë në fokus të ushtrisë ukrainase.

Pas dështimit për të kontrolluar kryeqytetin ukrainas, Kiev, Rusia ka tërhequr trupat në Donbas, pjesë të të cilit janë nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Rusia.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Me makinë shuan jetrat e tërë familjes(VIDEO)

Pse u zhduk shpejt lajmi për dëbimin e diplomatit rus në draft dokument?

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhjen në muzeun e Luvrit

Putin: Rusia testoi Burevestnik, një raketë kruz me fuqi bërthamore

WDR: Rusia ka ngritur një bazë spiunazhi në një traget që u fundos në Detin Baltik 30 vjet më parë

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në vitin 2023, në Rusi kanë lindur më pak fëmijët që nga viti 1991

Kosova Times Kosova Times January 13, 2024
Izraeli kryen sulme në Rafah
Ligji për zgjedhjet, kërkohet harmonizim për barazi gjinore
Ramadani: ShBA-ja i emërtoj si paramilitar grupin që sulmuan më 24 shtator
LDK: Meja, rikujtim i vuajtjeve të popullit tonë për liri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?