By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiç me ambasadorin rus: A u njoftua një takim me Putinin?
August 21, 2025
Një helikopter që fluturonte nga Beogradi për në…
August 21, 2025
Prattipati te Kurti: Serbët e Kosovës të përfshihen në zgjedhje
August 21, 2025
Nënshkruhet marrëveshja, pagat e punëtorëve të RTK-së ekzekutohen nesër
August 21, 2025
Trump heq dorë nga ideja e organizimit te takimit Putin-Zelensky
August 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogan: Qasja e Armenisë ndaj Azerbajxhanit do të ketë pasoja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Erdogan: Qasja e Armenisë ndaj Azerbajxhanit do të ketë pasoja
Rajon / Botë

Erdogan: Qasja e Armenisë ndaj Azerbajxhanit do të ketë pasoja

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 8:14 PM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të mërkurën se qasja e Armenisë ndaj Azerbajxhanit është e papranueshme, dhe do të ketë pasoja.

Ai i ka bërë këto deklarata pas përleshjeve në mes të këtyre dy vendeve fqinje, ditëve të fundit.

“Ne e konsiderojmë të papranueshme situatën e krijuar për shkak se Armenia ka shkelur marrëveshjen e arritur pas luftës së vitit 2020, që ka rezultuar me fitore të Azerbajxhanit”, ka thënë Erdogan nga Ankaraja.

Armenia dhe Azerbajxhani, të cilat kanë luftuar disa herë për rajonin e Nagorno-Karabakut, kanë akuzuar njëri-tjetrin për përleshjet që kanë shpërthyer në orët e vona të së hënës.

“Ne shpresojmë që Armenia do të largohet nga kjo rrugë e gabuar sa më shpejt që është e mundur dhe do të fokusohet në forcim të paqes”, ka shtuar mes tjerash Erdogan.

“Kjo qasje natyrisht se do të ketë pasoja për palën armene, e cila jo vetëm që nuk ka përmbushur kushtet e marrëveshjes së nënshkruar, por vazhdon të ketë qasje agresive”.

Një konflikt në Kaukazin Jugor, në udhëkryqin e Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, mund të përfshijë fuqitë e mëdha sikurse Rusia dhe Turqia, si dhe mund të rrezikojë tubacionet që çojnë naftë dhe gaz në Evropë.

Erdogan dhe presidenti rus, Vladimur Putin, do të diskutojnë luftimet e fundit për Nagorno-Karabakun, kur të takohen në një samit në Uzbekistan në ditët në vijim, ka thënë një zyrtar turk të mërkurën.

Armenia dhe Azerbajxhani, me ndërmjetësim të Rusisë, janë pajtuar për arritje të armëpushimit më 2020, pas luftës së zhvilluar për gjashtë javë në vjeshtën e po atij viti për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Ky rajon është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.

Rreth 6.000 njerëz janë vrarë në luftimet e vitit 2020.

Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë zonat përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene.

You Might Also Like

Vuçiç me ambasadorin rus: A u njoftua një takim me Putinin?

Një helikopter që fluturonte nga Beogradi për në…

Trump heq dorë nga ideja e organizimit te takimit Putin-Zelensky

Lavrov i quajti garancitë e sigurisë së Perëndimit për Ukrainën të papranueshme për Rusinë

Ambasadori britanik zhveshë tabloidin serb, e rikthen 7 vite me parë

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdes një shqiptar në aksident në Itali

Kosova Times Kosova Times May 21, 2023
Fillim i mbarë i vitit të ri
Vulin: Refuzimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë është një reflektim i respektit tonë për veten
Ukraina përballet me një valë të re të sulmeve ajrore ruse
Axhenda ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?