By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një aventurier amerikan, i cili ndiqej nga gjysmë milioni njerëz, u sulmua pranë Foçës dhe thotë se edhe ai u grabit
August 10, 2025
Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë
August 10, 2025
Haxhiu sot mban konferencë për media
August 10, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik
August 10, 2025
27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A ka lind nana djalë serbit rrymën që ja ndalë!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A ka lind nana djalë serbit rrymën që ja ndalë!?
Opinion

A ka lind nana djalë serbit rrymën që ja ndalë!?

Kosova Times
Last updated: 2023/02/11 at 10:28 AM
Kosova Times Published February 11, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pas shpërndarjes së librit tim monografik në gjuhen italiane “Gli Anni Dell’Orgoglio Nazionale” (Vitet e Krenarisë Kombëtare), është shtuar interesimi i shtetasve italian për leximin edhe të shkrimeve të mia autoriale në internet.

A del dikush që ua këputë rrymën serbëve në veri!?

Si zakonisht pas orarit të punës shkojë në lokalin “Locanda La Loggia” që të takohem me miq për të pirë kafe. Atyre ishte edhe një zyrtarë komunal, i cili pas përshëndetjes së zakonshme, duke ju referuar shkrimit të fundit “A hyri edhe Albini në “grushtin” e ndërkombëtarëve!?”, m’u drejtua më këto fjalë: “Veramente sono bastardi i serbi che non pagano né lucé né niente, perché non tagliate”!?, që në shqip i bie, “Me të vërtetë serbët qenkan bastardë, si nuk e paguajnë rrymën dhe asgjë tjetër, pse nuk po ua këputni rrymën!?”

Në atë moment ia ktheva këtë përgjigje: “Po kush me ua këput rrymën atyre!?

Ai ma kthej, shteti.

Cili shtet, kur nuk është funksional në tërë territorin e vendit!

“Keni presidente, kryeministër, keni institucione shtetërore; parlament, polici, prokurori dhe gjykata”, ma kthejë përsëri zyrtari komunal.

Thënë të vërtetën, në këtë moment u ndjeva tepër keq!

As që mendohet, në një shtet funksional, demokratik dhe ligjor dikush t’iu ikë obligimeve të pagesës së rrymës, ujit, mbeturinave, gazsit, tatimit në pronë, etj.

Megjithatë i ktheva përsëri përgjigje, “I kemi të gjitha në aspektin figuartiv, por në atë funksional, asnjë! Në fakt, presidencë, qeveri dhe parlament i kemi përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë, ata që vendosin për çdo gjë”!

Milionat e buxhetit për qytetarët që shtetin nuk e pranojnë

Dukuria e ndarjes së milionave për pagesën e rrymës për serbët në veri është nga paslufta, e në veçanti pas shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008, ku të gjitha qeveritë pa dallim, të gjithë kryeministrat nga i pari e deri tek ky i fundit, për çdo muaj dhe për çdo vit ndanë miliona për pagesën e rrymës për serbët në veri të vendit, të cilët janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike përgjatë 12 muajve të vitit. Përderisa serbët në veri, gjatë dimrit ngrohen vetëm me termo elektrike, gjatë periudhës së verës freskohen me kondicionatorë nga rryma e prodhuar në Kosovë, të cilën vetëm e shfrytëzojnë, ndërsa pagesat ua kryejnë qeveritë e Kosovës nga tatimpaguesit e pjesës jo serbe të Kosovës jugore!

Shpresat e qytetarëve ishin tek kjo qeveria e fundit, e ardhur në pushtet pas 14 shkurtit 2021, e cila kishte premtuar shumëçka, ndër to edhe pagesën e rrymës edhe nga qytetarët serbë të pjesës veriore dhe shtrirjen e plotë të sovranitetit të shtetit në atë pjesë.

Humbja e shpresave të qytetarëve

Mirëpo, për fatin e keq, edhe kjo qeveri po vazhdon me avazin e keq të ndarjes së milionave nga buxheti i shtetit për pagesën e rrymës për qytetarët jolojal ndaj shtetit të Kosovës.

Andaj, edhe pse nuk munda t’ia them të gjitha zyrtarit italian, për lexuesit e këtyre rreshtave po e shtrojë një pyetje sa hipotetike, po aq dashamirëse për shtetin e Kosovës; “A ka lindë nana djalë serbit rrymën që ja ndalë!?

Nga ajo që unë e shohë në horizont, nuk e di, nëse ka lindur ende ai trim që ua ndalë edhe serbëve dhe grupeve kriminale rrymën në Kosovë!!!

E lehtë është me ua ndalë rrymën qytetarëve të ndershëm dhe mërgimtarëve qoftë edhe për 100 euro të papaguara, por kur janë në pyetje pagesat prej dhjetëra mijëra dhe qindramijëra euro të serbëve, të cilat në total bëhen shuma milionëshe, shteti dorëzohet, inkasantët e KEDS-it as që guxojnë të lajmërohen, sikurse që nuk guxojnë të lajmërohen as tek të fortët e politikës në Kosovë, të cilëve zyrtarët komunal ua shlyejnë borxhet e papaguara (“Azzerano i debiti”) për rrymë, ujë, mbeturina dhe tatim në pronë.

Në fund të këtij shkrimi e kam një pyetje publike për kryeministrin Albin Kurti, a është edhe subvencionimi i energjisë elektrike për serbët në veri të vendit obligim ndërkombëtar apo jo? Nëse jo, pse ‘Qeveria e Kosovës’ nuk ua këputë rrymën, por paguan miliona euro të rrymës së shpenzuar në veri nga paratë e taksapaguesve të rregullt shqiptarë dhe jo serbë të Kosovës!?

You Might Also Like

Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal

Ukraina e ngrirë në Alaskë

Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes

Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Kosova Times February 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi

Kosova Times Kosova Times May 17, 2025
Gjikokaj kualifikohet në plejof të Ligës së Kampionëve
Festë shqiptare në Malin e Zi, Deçiçi i Tuzit fiton titullin e parë kampion në histori
Airbus do të heqë plotësisht titanin nga Rusia brenda disa muajsh
Vitia nga punimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë tregon për ndryshimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?