By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Financimi i PD nga Rusia, Basha e mohon – Berisha: Të rihapet hetimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Financimi i PD nga Rusia, Basha e mohon – Berisha: Të rihapet hetimi
Rajon / Botë

Financimi i PD nga Rusia, Basha e mohon – Berisha: Të rihapet hetimi

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 11:45 PM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Në Shqipëri, ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili udhëhoqi këtë forcë politike nga viti 2005 deri në mars të 2022, kur dha dorëheqjen, mohoi sot informacionet e bazuara në një raport amerikan të zbulimit, të bëra të ditura mbrëmë, nga një burim i qeverisë amerikane, se “në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”.

Në një postim në Twitter, zoti Basha shkroi se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus”. Viti 2017, përkon me deklarimet e firmës lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’, se në atë vit, ajo kishte marrë tre pagesa, me një vlerë totale prej 675 mijë dollarësh për të punuar në favor të Partisë Demokratike. Kjo e fundit ka pranuar pagesën e vetëm 25 mijë dollarëve, ndërkohë që kompania Muzin, ka deklaruar se 150 mijë dollarë janë paguar përmes shoqërisë ‘Biniatta Trade LP”, e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale. Investigime të ndryshme mediatike në atë kohë, ngritën dyshime për fije të shumta lidhjesh të kompanisë Biniatta, të cilat çonin drejt Rusisë.

Akoma më i paqartë mbeti burimi i 500 mijë dollarëve të tjerë që sipas ‘Muzin Capitol Partners’ ishte paguar direkt nga PD. Në dokumentin që firma Muzin ka paraqitur në Departamentin e Drejtësisë figuron shifra 500 mijë dollarë dhe thuhet se ajo është bërë nga Partia Demokratike. Megjithatë shifra prej 500 mijë dollarësh figuron në kontratën me Biniattën dhe jo me PD-në, sipas Mother Jones.

Për to zoti Basha dha dy shpjegime të ndryshme. Në nëntor të vitit 2017 ai e kishte shpjeguar pagesën me fonde të mbledhura nga një numër i madh shqiptaro-amerikanësh, pa kaluar përmes PD-së. Ndërsa në mars të vitit 2018 deklaroi se “çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.

ShBA: Rusia financoi fshehurazi parti në Shqipëri, Bosnje e Mal të Zi

Në reagimin e sotëm, zoti Basha vë në dukje se dhe hetimet për këtë çështje në Shqipëri, nuk kishin zbuluar asnjë financim rus. “Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja”, shkroi ai në postimin e tij në Twitter.

Zoti Basha u mor i pandehur nga Prokuroria e Tiranës në qershor të vitit 2019, dhe në një replikë ndaj deklarimeve të tij, Prokuroria u shpreh se përmes një komunikate zyrtare se “PD ka deklaruar vetëm 25 mijë dollarë, por nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 mijë dollarësh. Në dokumentat e mbërritura nga ShHBA-ja dhe Skocia dalin qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, pra PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin”, theksohej në deklaratën e prokurorisë. Në Janar të vitit 2020 Gjykata e Tiranës, pushoi çështjen, ndërkohë që vetë prokuroria u paraqit me dy qëndrime të ndryshme.

Por sot, Partia Demokratike, e cila drejtohet tanimë nga ish kryeministri Sali Berisha, duke komentuar informacionet e fundit nga Shtetet e Bashkuara për këtë çështje foli për “akte personale të Lulzim Bashës”, të denoncuara dhe më parë. “Gjithë përgjegjësitë bien mbi Lulzim Bashën, i cili për orekset, agjendat, hallet dhe shkeljet personale, vendosi të rrënonte sovranitetin e Partisë Demokratike dhe të merrte zvarrë vullnetin e demokratëve”, u shpreh PD-ja përmes një deklarate të zëdhënëses së saj Floriana Garo.

Partia Demokratike tha se “kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë”, ndërsa njoftoi se “do t’u kërkojë forumeve të saj ngritjen e një grupi pune për ndërmarrjen e një auditi të imtësishëm nën drejtimin e një Komisioni të Posaçëm. Raporti i auditimit do t’i prezantohet Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, dhe do të publikohet”, u shpreh zonja Garo.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania ndal tre avionë luftarakë rusë mbi Baltik

Kosova Times Kosova Times April 26, 2023
Qumështi i Artë: Një pije e lashtë që ul presionin e gjakut dhe forcon imunitetin dhe bëhet në 10 minuta
Tahiri: Nuk mjaftojnë fotot në Facebook e llafet e mira për Policinë
Të respektohen vendimet e partisë!
Musmurati: Dështimi i Ministrisë së Arsimit me tekste shkollore – po i dëmton fëmijët, prindërit dhe buxhetin e shtetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?