By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova nga prilli me ud.kryeprokuror: Juristët thirrje presidentes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova nga prilli me ud.kryeprokuror: Juristët thirrje presidentes
Lajme

Kosova nga prilli me ud.kryeprokuror: Juristët thirrje presidentes

Kosova Times
Last updated: 2023/02/13 at 10:38 AM
Kosova Times Published February 13, 2023
Share
SHARE

Që nga prilli, Kosova është me ushtrues detyre të kryeprokurorit të shtetit. Nga atëherë, presidentja nuk ka vendosur për kandidatin e propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit i ka kompetencat e plota. Megjithëkëtë, juristë e pjesëtarë nga shoqëria civile thonë se është koha që presidentja të marrë një vendim për kryeprokurorin.

 

Pas përfundimit të mandatit të ish-kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, këtë post, që nga prilli po e ushtron Besim Kelmendi. Për dekretimin ose jo, të Blerim Isufajt, i propozuar për kryeprokuror të shtetit nga Këshilli Prokurorial, presidentja Vjosa Osmani akoma nuk ka marrë një vendim.

Juristi Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radio Kosovën se përkundër faktit që procesi i përzgjedhjes së kandidatit për kryeprokuror të shtetit ishte jo transparent dhe jo i bazuar në meritokraci, presidentja duhet të vendosë për kandidatin e propozuar.

“Pozita e kryeprokurorit të shtetit, në 7-8 vitet e fundit nuk është se ka pasur ndonjë rol të rëndësishëm, se a ka qenë me ushtrues detyre apo kryeprokuror. Nuk është se kemi parë ndonjë rezultat në luftën kundër korrupsionit, kundër kriminalitetit apo edhe në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive që ia cakton kushtetuta dhe ligji. Megjithëkëtë, besoj se ka ardhur koha që presidentja të marrë një vendim në lidhje me procesin për kryeprokurorin e shtetit”, tha ai.

Edhe Mexhide Demolli-Nimani, nga Lëvizja “Fol”, thotë se pavarësisht arsyetimeve të dhëna, është koha që presidentja Osmani të ndërpresë zvarritjen e mos vendimmarrjes për kryeprokurorin e shtetit.

“Presidentja duhet të marrë një vendim, qoftë me dekretim ose mos dekretim të kandidatit për kryeprokuror, i cili ka dalë nga një proces, për çka ne si monitorues, kemi pasur vërejtje e të cilat i kemi adresuar dhe kemi kërkuar në fakt nga presidentja që të njëjtin  mos ta dekretojë. Mirëpo, si do që të jetë, ajo duhet ta marrë një vendim, sepse nuk mund të zgjatet edhe më tutje ky proces dhe organin më të lartë të akuzës ta kemi me ushtrues detyre”, tha ajo.

Radio Kosova ka pyetur Zyrën e Presidentes se kur mund të ketë një vendimmarrje për cështjen e kryeprokurorit të shtetit. Por, përkundër insistimit e pritjes disa ditore nga Presidenca nuk kanë kthyer përgjigje. Ndërkohë, nga KPK në një përgjigje me shkrim kanë thënë shkurt se “nuk kemi informacione”, se kur pritet të vendoset për dekretimin ose jo të Blerim Isufajt, kandidat i propozuar për kryeprokuror të Shtetit.

You Might Also Like

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

Kosova Times February 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët më nuk janë të sigurt askund: Ukrainasit goditën me raketa një qytet port nën kontrollin rus

Kosova Times Kosova Times June 2, 2023
Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Dhuna duhet të shmanget
Chelsea mposht Panathinaikos me rezultat të thellë
Turqia kryen sulme ndaj Sirisë
Cikloni Moka: Stuhia godet Bangladeshin dhe brigjet e Majnmarit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?