By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja dhe Gjermania mbështesin tranzicionin digjital dhe kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës në sektorin e TI-së në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE-ja dhe Gjermania mbështesin tranzicionin digjital dhe kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës në sektorin e TI-së në Kosovë
Lajme

BE-ja dhe Gjermania mbështesin tranzicionin digjital dhe kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës në sektorin e TI-së në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/14 at 3:25 PM
Kosova Times Published February 14, 2023
Share
SHARE

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe Shefja e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane Vera Baumann, përuruan sot Akademinë e Inovacionit “Innovemia” në Prishtinë.

Akademia, në partneritet me kompaninë e mediave digjitale MetDaan dhe Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit, do të ofrojë trajnime dhe ritrajnime në fushën e ndërmarrësisë digjitale dhe teknologjike, media sociale dhe editim të videove për punonjësit aktual ose të rinjtë që synojnë të punojnë në sektorin e TI-së, duke e mbështetur në veçanti tranzicionin digjital të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla.

Përmes financimit prej 150,000 euro nga BE-ja dhe Gjermania, Akademia do të ofrojë kurse trajnimi për të paktën 210 të rinj, të moshës nën 35 vjeçare, gjithmonë duke e inkurajuar pjesëmarrjen e grave.

“Lansimi i kësaj akademie është hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të aftësive digjitale në Kosovë. Do t’i ndihmojë të rinjtë të rrisin punsueshmërinë e tyre, kurse tranzicioni digjital i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla do të kontribuojë në konkurrencën e përgjithshme të ekonomisë së Kosovës” u shpreh Ambasadori Szunyog.

“Shpresojë që shumë gra të reja nga Kosova do e shfrytëzojnë këtë mundësi të re për përfitimin e tyre, do t’i bashkohen fuqisë punëtore të kualifikuar dhe do e rrisin pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.”

BE-ja dhe Gjermania janë ndër mbështetësit kryesorë të tranzicionit digjital në Kosovë.

Vera Baumann, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane, tha se industria e teknologjisë dhe ajo digjitale përfaqësojnë potencial të madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke shtuar se “Qeveria gjermane do të vazhdojë të jetë një partner i fuqishëm në mbështetjen e të rinjve për të filluar karrierën në këtë sektor.”

“Jam e lumtur që akademia po lansohet, jo vetëm kjo në Prishtinë por edhe në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren – si një nga projektet kryesore të bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Kosovës”, u shpreh Baumann.

Ajo u bëri thirrje të rinjve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Akademia e Inovacionit “Innovemia” u krijua përmes projektit Digital4Business, projekt ky i bashkëfinancuar nga BE-ja dhe Gjermania, i implementuar nga Qendra për Transformim Digjital e GIZ-it. /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times February 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Super Muriqi i shënon sërish gol Real Madridit

Kosova Times Kosova Times August 30, 2025
Presidenti i Kilit thotë se do të hapë ambasadë në territoret palestineze
ShBA-BE paralajmërojnë Hezbollahun të tërhiqet nga mundësia e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme
Rodri fiton `Topin e Artë`
Zelensky e telefonon Ramën, e quan mik të Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?