By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FDK: Keqtrajtimi i qenve endacak prezent, mirëqenie më të mirë gëzojnë në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > FDK: Keqtrajtimi i qenve endacak prezent, mirëqenie më të mirë gëzojnë në Prishtinë
Lajme

FDK: Keqtrajtimi i qenve endacak prezent, mirëqenie më të mirë gëzojnë në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/15 at 6:37 PM
Kosova Times Published February 15, 2023
Share
SHARE

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në një hulumtim të prezantuar tha se mbetet shqetësues keqtrajtimi i qenve endacak. Të martën ata prezantuan të gjeturat e aktivitetit të parë të këtij lloji në Kosovë për vlerësimin e dinamikës së popullsisë së qenve në komunën e Prishtinës.

Pjesëmarrës në këtë prezantim ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme të mandatuara për menaxhimin dhe kontrollin e popullsisë së qenve (MBPZhR, MAPL, Komuna e Prishtinës) si dhe Oda e Veterinarëve e Kosovës dhe aktivistë tjerë për mbrojtjen e kafshëve endacake.

Në bazë të të gjeturave, pothuajse gjysma (50%) e qenve me pronar që nuk janë të kastruar/sterilizuar, nuk kufizohen brenda hapësirave të shtëpisë gjatë gjithë kohës dhe kjo tregon qartë se burimi kryesor i shtimit të popullsisë së qenve në rrugë janë qentë me mbajtës/pronar

Sipas këtij hulumtimi shumica dërmuese (79%) e lindjeve të padëshiruara të këlyshëve nga qentë me pronar, përfundojnë me braktisje në rrugë.

“Keqtrajtimi dhe shqetësimi i qenve nga njerëzit është në nivel shqetësues (43%). Kjo paraqet rrezik për qentë dhe vet njerëzit, pasi që qentë e keqtrajtuar ka më shumë gjasa që t’i shohin njerëzit si “armiq” të cilët duhet larguar nga territori”, thekson FDK.

Gjithashtu është konstatuar se përqindja e kastrimit/sterilizimit të qenve në rrugë mbetet në nivel jo të kënaqshëm ndërkohë që vërehet një trend i fokusit më të madh te kastrimi i qenve meshkuj, ndërsa qentë femra kanë mbulueshmëri më të vogël sa i përket sterilizimit.

Mbi 80% e qenve në komunën e Prishtinës gëzojnë mirëqenie të mirë, pa shenja të dukshme të sëmundjeve të lëkurës dhe me peshë ideale të trupit.

Prania e vogël e qenve femra në laktacion dhe këlyshëve tregon që momentalisht braktisja e qenve të rritur me pronar mbetet shkaku kryesor i shtimit të numrit të qenve në rrugë.

Sipas FDK vlerësimi i dinamikës së popullsisë së qenve në nivel lokal është pjesë kyçe e Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar’ dhe duhet të zbatohet në çdo komunë për të kuptuar gjendjen reale me qentë në rrugë dhe për t’i dizajnuar programet lokale të menaxhimit të popullsisë së qenve, duke u bazuar në të dhënat nga terreni.

Ata falënderuan pjesëmarrësit që morën pjesë në prezantim, programin “EJA” të KCSF që ka besuar në këtë projekt dhe e ka mbështetur, si dhe Europe House për lejimin e shfrytëzimit të sallës për të paraqitur të gjeturat e këtij projekti. Po ashtu, falënderuan edhe ekipet anketuese për një punë të shkëlqyeshme në mbledhjen e të dhënave, si dhe mediat që ishin prezentë në këtë prezantim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times February 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Jep dorëheqje shefi për emergjenca në Maui pas kritikave për menaxhim të zjarreve

Kosova Times Kosova Times August 18, 2023
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren holandeze, e falënderoi për miqësinë dhe mbështetjen
Departamenti Amerikan i Shtetit: Kina nuk e lejoi Putinin të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës
Haziri: Kosova mund të hyjë në një gropë të zezë institucionale
Degradon në përleshje fizike sherri mes policit dhe turistit në Ksamil
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?