By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ka një ritëm të çuditshëm në politikën shqiptare, sa herë një grua ngjit një shkallë vendimarrjeje!
November 11, 2025
Presidenti çek paralajmëron NATO-n të reagojë ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore
November 11, 2025
Britania pezulloi shkëmbimin e inteligjencës me Amerikën
November 11, 2025
Kurti uron Forcat e Armatosura të SHBA-së për Ditën e Veteranëve
November 11, 2025
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari
November 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raisi, Putinit: Bashkëpunimi i forcon shtetet e sanksionuara nga ShBA-ja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Raisi, Putinit: Bashkëpunimi i forcon shtetet e sanksionuara nga ShBA-ja
Rajon / Botë

Raisi, Putinit: Bashkëpunimi i forcon shtetet e sanksionuara nga ShBA-ja

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 2:16 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, i ka thënë të enjten homologut të tij rus, Vladimir Putin se bashkëpunimi mes shteteve të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara, i bën ato edhe më të “fuqishme”.

“Marrëdhënia në mes të shteteve që janë të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara, sikurse Irani, Rusia, dhe shtetet tjera, mund të tejkalojë shumë probleme dhe t’i bëjë ato më të fuqishme”, ka thënë Raisi në një takim me Putinin në Uzbekistan.

“Amerikanët mendojnë se cilido shtet që e sanksionojnë, ia ndalin hovin, por përshtypja e tyre është e gabuar”.

Raisi ka thënë se shteti i tij është “seriozisht i vendosur për të zhvilluar marrëdhënie strategjike bilaterale” me Rusinë në fushën e politikës, ekonomisë, tregtisë dhe hapësirës ajrore.

Ky është takimi i dytë mes Raisit dhe Putinit në dy muajt e fundit, pasi presidenti rus ka vizituar Teheranin më 19 korrik.

Putin po ashtu ka mbështetur forcimin e lidhjeve me Republikën Islamike të Iranit, duke thënë se “në nivel bilateral, bashkëpunimi është duke u zhvilluar në mënyrë pozitive”.

Ai ka shtuar se puna për një traktat mes dy shteteve, me qëllim të forcimit të lidhjeve, është afër kompletimit, dhe se Moska do të dërgojë një delegacion biznesor në Iran javën e ardhshme për të zhvilluar lidhje tregtare.

“Ne jemi duke bërë gjithçka për ta bërë Iranin anëtar të plotë të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim”, ka shtuar Putin, si referencë për anëtarësimin e Teheranit në këtë grup që përfshin, Kinën, Rusinë, Indinë, Pakistanin dhe katër shtetet të Azisë Qendrore, që kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Irani, një prej katër shteteve vëzhguese në këtë organizatë, ka aplikuar për anëtarësim të plotë më 2008, mirëpo diçka e tillë i është vështirësuar pas përballjes me sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve te Bashkuara, për shkak të programit bërthamor.

Shumë vende anëtare të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, nuk kanë dashur në mesin e tyre një shtet të sanksionuar.

You Might Also Like

Presidenti çek paralajmëron NATO-n të reagojë ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore

Britania pezulloi shkëmbimin e inteligjencës me Amerikën

Shembet ura e madhe në Kinë që u hap kete vit

20 persona ishin në bordin e aeroplanit turk që u rrëzua

Si e fshehu Kremlini vendndodhjen e vërtetë të presidentit për vite me radhë – dhe si tre objekte të thjeshta zbuluan sekretin

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

ACG fitues i 28 Nëntorit

Kosova Times Kosova Times December 3, 2022
Vallecano ndal Real Madridin
Francezët nga varka me vela e Gretës te Macron: Parandaloni një sulm ndaj nesh
PSG kualifikohet duke e mposhtur thellë Barcelonën
Rinia e PDK-së e quan Kurtin “babadimër të skandaleve”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?