By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lakër jeshile me spinaq dhe kërpudha
November 4, 2025
Selanik: Përplasje me tre automjete – Rruga Periferike ishte mbushur me bukë
November 4, 2025
Dieta e balerinave ruse: Humbni deri në 5 kilogramë në 7 ditë, por duke respektuar 1 parim!
November 4, 2025
Raportohen disa raste të kanosjeve në 24 orët e fundit
November 4, 2025
Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kinë: Pensionistët protestojnë kundër zvogëlimit të përfitimeve shëndetësore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kinë: Pensionistët protestojnë kundër zvogëlimit të përfitimeve shëndetësore
Rajon / Botë

Kinë: Pensionistët protestojnë kundër zvogëlimit të përfitimeve shëndetësore

Kosova Times
Last updated: 2023/02/16 at 9:02 AM
Kosova Times Published February 16, 2023
Share
SHARE

Shumë persona të pensionuar kanë dalë sërish për të protestuar në rrugët e Kinës, kundër zvogëlimit të përfitimeve shëndetësore.

Ata janë mbledhur për herë të dytë në Vuhan – ku është identifikuar për herë të parë koronavirusi – si dhe në qytetin verilindor Dalian.

Protestuesit kanë dalë nëpër rrugë pasi autoritetet kanë thënë se do të zvogëlojnë shumën e shpenzimeve që mund t’i mbulojë Qeveria për të pensionuarit.

Zyrtarët në Vuhan dhe Dalian kanë thënë se nuk janë në dijeni të protestave të fundit, prandaj edhe nuk mund të japin koment.

Kjo valë e dytë e protestave në shtatë ditë ka rritur presionin ndaj administratës së presidentit kinez, Xi Jinping, në prag të Kongresit Popullor Kombëtar që organizohet çdo vit.

Në këtë Kongres, ai pritet të prezantojë ekipin e ri qeverisës.

Ndonëse politikat për sigurime shëndetësore menaxhohen në baza provincash, protestat e përhapura në pika të ndryshme, duket se kanë rritur besimin në fuqinë e protestave.

Në fund të vitit të kaluar, mijëra kinezë të rinj kana dalë nëpër rrugë për të kundërshtuar politikën për zero raste me koronavirus, e cila sipas tyre ka dëmtuar rëndë ekonominë shtetërore.

Ndryshimet në planin për sigurime shëndetësore, të cilat zyrtarët i kanë prezantuar si reforma, kanë ardhur teksa në Kinë ka nisur të stabilizohet situata, pas një vale brutale të koronavirusit.

Porosi mjekëve kinezë: Të mos përmendin COVID-19 në certifikatat e vdekjes

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

You Might Also Like

Selanik: Përplasje me tre automjete – Rruga Periferike ishte mbushur me bukë

Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo

Tradhti në Al Fashir. Ushtria iku, duke ia lënë civilët paraushtarakëve: “Ata i vranë të gjithë”

Ukrainasi i mbijetoi disa prej betejave më të ashpra të luftës. U vra në ceremoninë e mirënjohjeve

Gruaja e re iraniane dënohet për vdekjen e burrit të dhunshëm. Duhet të paguajë 100,000 euro ose të vdesë

Kosova Times February 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti me mërgatën në New Jersey: SHBA miku e partneri i pazëvendësueshëm

Kosova Times Kosova Times October 1, 2024
Tentativë për vrasjen e kreut të partisë Alternativa për Gjermaninë?
Temperaturat bien deri -40! Vala polare e akullit po mbërrin në Evropë, ky vend kërcënohet nga një dimër i frikshëm
Vdes fëmija që u godit dje nga vetura në Korishë, policia jep detaje
Autobusi u rrëzua në një luginë në Guatemalë, duke vrarë 51 persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?