By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani dekoron Hasan Aratin për kontribut në sportin ndërkombëtar
January 12, 2026
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Temperaturat zbresin deri në -12°C
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia dëbon katër diplomatë austriakë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia dëbon katër diplomatë austriakë
Rajon / Botë

Rusia dëbon katër diplomatë austriakë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/16 at 8:16 PM
Kosova Times Published February 16, 2023
Share
SHARE

Moska tha se do të dëbojë katër diplomatë austriakë pasi Vjena dëboi katër punonjës të misionit të huaj të Rusisë në Austri, teksa tensionet janë rritur për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse tha se dëbimi i diplomatëve ka qenë një “hap jomiqësor dhe i pajustifikuar” që “shkakton dëme serioze në raportet dypalëshe, që veçse kanë qenë në krizë për shkak të veprimeve nga pala austriake”.

Austria dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. Rusia është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Ministria e Jashtme ruse tha se ka thirrur në bisedë ambasadorin austriak në Moskë dhe e informoi atë se katër punonjës të Ambasadës austriake në Rusi janë shpallur “persona të padëshiruar”.

Atyre u është dhënë afat deri më 23 shkurt që të largohen nga Rusia.

“Ambasadorit po ashtu iu paraqitën vështirësitë për pajisjen me viza nga delegacionet ruse që udhëtojnë për në Vjenë”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Më herët gjatë shkurtit, Vjena njoftoi për dëbimin e katër diplomatëve rusë, përfshirë dy diplomatë të akredituar në Kombet e Bashkuara, duke thënë se ata kanë vepruar “në mënyrë të papërshtatshme me statusin e tyre diplomatik”.

Dëbimet e diplomatëve në Austrinë neutrale janë të rralla, pasi ky shtet ka pasur raporte të ngushta me Rusinë para se Moska të niste luftën kundër Ukrainës.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times February 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia e Kosovës përgënjeshtron lajmin për sulmin në Jarinje

Kosova Times Kosova Times November 14, 2022
Zelensky: Koncesionet me Putinin, vetëvrasëse për Evropën
Nis shitja e biletave për ndeshjen Rumani – Kosovë
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 51 raste të reja
Tri koncerte në kryeqytet, në prag të shënimit të përvjetorit të çlirimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?