By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tetë persona u vranë në të shtënat në kafene ne Ekuador. midis tyre edhe serbe
August 13, 2025
Bessend për Rusinë: Sanksione të mundshme nëse bisedimet Trump-Putin nuk shkojnë mirë
August 13, 2025
20 emigrantë mbyten ndërsa dy anije përmbyten në Lampedusa
August 13, 2025
ANALIZA: ‘Shkëmbim Territori’? Harta e Ukrainës dhe Kontrollit të Rusisë, rajon pas rajonit
August 13, 2025
OPINION: Çfarë ndodh kur Trump dhe Putin ulen në Alaskë? 4 skenarë kryesorë
August 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapet Kongresi i Dytë Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hapet Kongresi i Dytë Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
Lajme

Hapet Kongresi i Dytë Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 9:08 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Me ftesë të Kryetarit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, njëherësh ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Kurti tha se shëndetësia është edhe praktikë e efikasitet në punën e përditshme, edhe akademi e shkencë që edukon brezat e rinj të profesionistëve dhe akademikëve. Ai u shpreh i lumtur që merr pjesë në hapjen e Kongresit, në praninë e shumë profesionistëve mjekësorë, në mesin e të cilëve edhe mërgimtarë që nuk e kanë harruar Kosovën dhe janë prezent sa herë u jepet rasti e mundësia.

“Më vjen mirë që po ju takoj në Kosovë, në Prishtinë. Ju inkurajoj që të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin Dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai i njoftoi të pranishmit edhe për formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi me vendim të Qeverisë. “Meqë shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca, e kemi ngritur Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, që e kryesoj unë, për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor e për t’i hapur rrugë reformës në shëndetësi”, shtoi më tej kryeministri.

Në fund të fjalës, ai u uroi pjesëmarrësve punime të mbara në këtë kongres që do të mbahet nga 15 deri me 18 shtator, në Prishtinë.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

I nderuar ministër i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi,

Të nderuar zëvendësministra Gexha-Bunjaku dhe Berisha,

Të nderuar shkëlqesi ambasadorë,

Të nderuar profesionistë shëndetësorë,

Zonja dhe zotërinj,

Kam kënaqësinë të jem me ju për të përshëndetur Kongresin e Dytë të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Asocimi i profesionistëve mjekësorë, në veçanti të atyre me shkallë akademike, siç është ky kolegj i kirurgëve, luan rol të rëndësishëm jo vetëm për sektorin. Rëndësia shtrihet në shumë sfera.

Shëndetësia është edhe praktikë e efikasitet në punën e përditshme, por edhe akademi e shkencë që na i edukon brezat e rinj të profesionistëve e akademikëve. Nesër këta edhe do të jenë në praktikë, edhe do të nxjerrin profesionistë të tjerë të rinj pastaj. E këtu ju kemi të dy këto sfera bashkë, sa i përket fushës së kirurgjisë.

Këtu jeni edhe profesionistë që veprimtarinë tuaj profesionale e ushtroni në vend, edhe të tillë që jeni nga mërgata, kirurgë nga shumë vende të botës që nuk e keni harruar Kosovën dhe jeni prezent sa herë u jepet rasti e keni mundësi: në konferencë, për familje, për punë, për pushim e për bashkëpunime.

Më vjen mirë që po ju takoj në Kosovë, në Prishtinë. Ju inkurajoj që të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin Dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Niveli akademik është shkenca e ndërgjegjja e secilit profesion. Praktika, në veçanti në kushtet e komercializimit të skajshëm të çdo gjëje, ndonjëherë, e nxjerrë profesionin fisnik të mjekut nga misioni humanitar e i lartësuar që ka.

Për këtë qëllim do të sigurohemi që të kemi sektor shëndetësor publik që është funksional, me ndarje të drejtë me atë privat, si dhe bashkëpunim e plotësim në mes këtyre të dyve.

Meqë shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca, e kemi ngritur Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, që e kryesoj unë, për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor e për t’i hapur rrugë reformës në shëndetësi.

Te Dr. Rifat Latifi e keni edhe kolegun tuaj, por meqë unë jam koleg i tij, më keni edhe mua koleg tuajin. Kemi nevojë për dijen tuaj, për përvojën tuaj, për shkathtësitë tuaja, e kemi nevojë për kulturën tuaj të punës.

Të nderuar të pranishëm,

Më lejoni edhe një herë t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj punime të mbara të kongresit.

Ju faleminderit. /Kosova.info/

You Might Also Like

Familjarët kërkojnë ndihmë nga qytetarët për të riun e zhdukur Veton Canolli

Prokuroria: Disa persona kanë marrë pjesë në vrasjen e Enver Bajraktarit

Nga 15 gushti nis edicioni i parë i Festivalit “Via Dinarica Kosovo”

Policia konfiskon 20 motoçikleta në Gjilan

Betonohet pllaka e urës së re mbi lumin Ibër

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Cila do të jetë e ardhmja e Osimhen?

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
Nga errësira në dritë: Mënyrat për tejkalimin e depresionit
Raportohet se ShBA-ja i ka vërejtur më herët shenjat e para të revoltës në Rusi
Ndotja e ajrit, IKShPK këshillon personat e ndjeshëm me shëndet
Një peshkaqen ka sulmuar një peshkatar në Florida, është në gjendje kritike për jetën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?