By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tërmet i ri në kufirin turko-sirian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tërmet i ri në kufirin turko-sirian
Rajon / Botë

Tërmet i ri në kufirin turko-sirian

Kosova Times
Last updated: 2023/02/20 at 8:31 PM
Kosova Times Published February 20, 2023
Share
SHARE

Një tjetër tërmet ka goditur të hënën rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë, vetëm dy javë pasi kjo zonë është shkatërruar nga tërmetet që kanë lënë të vdekur mbi 47.000 njerëz.

Tërmeti i së hënës, këtë herë 6.3 shkallë i Rihterit, ka pasur epiqendër qytetin jugor turk, Antakia dhe është ndier në Siri, Egjipt dhe Liban.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike.

Muna Al Omar ka thënë se ka qenë në një tendë në qytetin Antakia kur e ka dëgjuar tërmetin e fundit.

“Mendova se toka do të çahet dhe do të hapet nën këmbët e mia”, ka thënë ajo duke qarë me djalin e saj shtatëvjeçar në krah.

Disa orë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë gjatë një vizite në Turqi se Uashingtoni do të ndihmojë aq sa të ketë nevojë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve të para të 6 shkurtit.

Sipas autoriteteve turke, vetëm në Turqi kanë vdekur mbi 41 mijë persona nga tërmetet mbi 7 shkallë të dy javëve më parë.

Numri i viktimave pritet të rritet, derisa besohet se mbi 385.000 banesa janë shkatërruar apo janë dëmtuar rëndë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ndihma totale amerikane për të prekurit nga tërmeti në Siri dhe Turqi ka arritur në 185 milionë dollarë.

You Might Also Like

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

Kosova Times February 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rrugët që vrasin: Shqipëria 49% më shumë fatalitete se norma e BE nga aksidentet rrugore

Kosova Times Kosova Times November 24, 2022
Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në ‘Fadil Vokrri’
Misioni i pedagogut për ta futur dollinë shqiptare nën UNESCO
Figaro franceze shkruan për rusët në Beograd: Vulin qëndron pas presionit ndaj aktivistëve të paqes
Komuna: Akuzat bosh e puro politike nuk do të ndalin transformimin e Kryeqytetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?