By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Estonia, Çekia e Sllovenia i japin mbështetje Kosovës në rrugën drejt BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Estonia, Çekia e Sllovenia i japin mbështetje Kosovës në rrugën drejt BE-së
Lajme

Estonia, Çekia e Sllovenia i japin mbështetje Kosovës në rrugën drejt BE-së

Kosova Times
Last updated: 2023/02/20 at 9:53 PM
Kosova Times Published February 20, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka pranuar letra urimi nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, nga kryeministri i Republikës Ç​eke, Petr Fiala dhe nga ai i Sllovenisë, Robert Golob.

Në mes tjerash, kryeministrja e Estonisë, Kallas, u shpreh veçanërisht e lumtur për takimin e nëntorit të vitit të kaluar në Talinn, për të cilin ajo tha se ka qenë mundësi e mirë për të riafirmuar mbështetjen e Estonisë për integrimin e Kosovës në BE, duke përfshirë liberalizimin e vizave.

“Dëshiroj gjithashtu t’ju siguroj se Estonia mbetet një mbështetëse e vendosur e aspiratave evropiane të Republikës së Kosovës. Ju urojmë suksese në rrugën tuaj drejt familjes sonë në BE”, thuhet në letrën e kryeminstres Kallas drejtuar kryeministrit të vendit, Kurti.

Ndërkaq, kryeministri çek, Fiala, në letrën e tij ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për Kosovën në përpjekjet e saj drejt integrimit në BE.

“Do të doja të përfitoj nga ky rast për të ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për përpjekjet tuaja për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë dhe për të bërë përparim në rrugën e tij drejt integrimit në BE. Me kënaqësi pres të punoj me ju për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore që ekzistojnë ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar ndër tjera i pari i qeverisë çeke.

Marrëdhëniet mes dy vendeve i ka cilësuar në një nivel të lartë edhe kryeministri slloven, Golob. Ai ka thënë se kjo gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin e dy vendeve në të ardhmen.

“Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet në letrën e kryeministrit slloven, Rober Golob.

You Might Also Like

Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës

Dyshohet se serbi nga Kosova u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe

Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!

Kosova Times February 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kumbari i Darko Shariqit u vetëvra gjatë arrestimit të tij

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
Të paktën 15 të vdekur nga rrëmuja e pelegrinazhit në Indi. “Papritur filloi shtytja”
Horoskopi ditor për 3 shtator
Hovenier çmon kontributin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe atë të Vushtrrisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?