By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Kur në një tenxhere takohen Franca dhe vjeshta : Recetë për gulash me mish viçi dhe gështenja
October 11, 2025
“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prezencat diplomatike te huaja urojne Kosovën per ratifikimin e marrëveshjes se Procesit të Berlinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prezencat diplomatike te huaja urojne Kosovën per ratifikimin e marrëveshjes se Procesit të Berlinit
Lajme

Prezencat diplomatike te huaja urojne Kosovën per ratifikimin e marrëveshjes se Procesit të Berlinit

Kosova Times
Last updated: 2023/02/23 at 6:31 PM
Kosova Times Published February 23, 2023
Share
SHARE

Tomas Szunyog, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një postimi në Twitter ka përgëzuar Kosovën për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare që janë derivat i Procesit të Berlinit.

“Urime Kosovës që ratifikoi ndër të parat tre marrëveshjet e Procesit të Berlinit me një mbështetje të madhe në Kuvend” ka shkruar Szunyog në Twitter.

Szunyog ka thënë se këto tre marrëveshje ndërkombëtare do të mundësojnë lëvizjen e lirë me letërnjoftime dhe njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe kualifikimeve profesionale brenda Ballkanit Perëndimor.

“Ratifikimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për Procesin e Berlinit, Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Është një shenjë e qartë e përkushtimit të Kosovës për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit evropian”, ka shtuar Szunyog.

Ndryshe sot Kuvendi i Kosovës miratoi ratifikimin e Marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Poashtu edheAmbasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar të enjten Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e tri marrëveshjeve të mobilitetit që dalin nga Procesi i Berlinit.

Në një postim në Twitter, Rohde ka shkruar se këto marrëveshje do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës dhe do të nxisin masivisht integrimin rajonal.

Ambasadori Rohde ka shtuar më tej se Procesi i Berlinit po tregon rezultate.

“Mirënjohje Kuvendit të Kosovës që ratifikoi kaq shpejt tre marrëveshjet e mobilitetit. Ato do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës, do të nxisin masivisht integrimin rajonal të  gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ata një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate!”, ka shkruar Rohde.Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit.

You Might Also Like

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

Kosova Times February 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shihni se në çfarë lloj godine druri do të qëndrojnë pacientët gjatë rinovimit të spitalit më të madh të Austrisë

Kosova Times Kosova Times October 16, 2024
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm me temperatura deri në 41°C
NIN: Teshiq vazhdon të eksportojë armë në SHBA
Cilat vende nuk votuan në PE për lejen e sulmit ukrainas në Rusi?
Rubio për negociatat: “Si Ukraina dhe Rusia do të duhet të sakrifikojnë diçka”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?