By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
December 19, 2025
Përmbytjet në shkretëtirë: Imazhe të pazakonta të motit të keq në Emiratet e Bashkuara Arabe
December 19, 2025
Politico: Marrëveshja që nxori në pah mosmarrëveshjet e evropianëve
December 19, 2025
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit evropian
December 19, 2025
Dronët godasin 7 rajone ruse, ndërpresin energjinë elektrike dhe shkaktojnë zjarr në një uzinë të madhe kimike
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria: Serbia s’është e gatshme ta nënshkruaj propozimin evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria: Serbia s’është e gatshme ta nënshkruaj propozimin evropian
Lajme

Qeveria: Serbia s’është e gatshme ta nënshkruaj propozimin evropian

Kosova Times
Last updated: 2023/02/28 at 11:31 AM
Kosova Times Published February 28, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media është deklaruar rreth takimit të mbrëmshëm dhe zhvillimeve të djeshme në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Dje në Bruksel, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, zhvilloi takimin e gjashtë të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Tutje, vazhdon njoftimi se para fillimit të takimit zyrtar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell, kryeministri Kurti realizoi një takim me zëvendësndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Me të bisedoi për pritjet nga takimi i sotshëm. Kryeministri e falënderoi z. Escobar për mbështetjen dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut. Gjatë ditës, pas takimit bilateral me Përfaqësuesin e Lartë, Borrell, dhe emisarin e BE-së Miroslav Lajçak, u zhvillua takimi trelateral”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti, sipas njoftimit, shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç është propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, pala serbe e refuzoi nënshkrimin.

“Në takimin trilateral, u dakordua që teksti i Propozimit të BE-së të mbetet i pandryshuar, edhe pse Serbia ende nuk është treguar e gatshme për ta nënshkruar. Palët do të fillojnë bisedimet për planin e zbatimit”, thuhet në njoftim.

Ky plan, sipas Qeverisë, duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar.

“Marrëveshja e arritur mbrëmë është mes palëve që e njohin njëra-tjetrën si të barabarta, dhe është arritur mbi bazën e respektimit të barazisë sovrane të shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre. Marrëveshja, mes tjerash siguron edhe njohjen e ndërsjellë të dokumenteve dhe simboleve shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, vendosjen e misioneve të përhershme si dhe garanton se asnjëra palë nuk e përfaqëson apo vepron në emrin e tjetrës në sferën ndërkombëtare. Me këtë marrëveshje, Serbia po ashtu obligohet të mos pengojë apo kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.

Ndryshe, teksti i plotë i marrëveshjes është i publikuar në tërësi në ueb faqen zyrtare të Shërbimit të Jashtëm të BE-së.

Ndërsa, takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars./Kosovatimes/

You Might Also Like

Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit evropian

Krasniqi thotë se krerët e komunave në veri dje vepruan kundërligjshëm

Mbyllje e përkohshme e pjesshme e rrugës `Muharrem Fejza`

Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Europës

Kosova Times February 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Figura të larta të republikanëve kundërshtojnë kritikat e Trumpit për Zelenskyn

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
NEWBORN këtë përvjetor synon ta bashkojë organiken dhe digjitalen
Diplomati veteran amerikan kërkon veprime të NATO-s kundër shkeljeve të hapësirës ajrore
Kapet në Morinë 55-vjeçari serb i kërkuar nga Gjermania për krime ekonomike
Reagim i pritur i Kremlinit për situatën në Kosovë: “Ne mbështesim Beogradin “
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?