By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden takohet me familjarët e amerikanëve të burgosur në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden takohet me familjarët e amerikanëve të burgosur në Rusi
Rajon / Botë

Biden takohet me familjarët e amerikanëve të burgosur në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2022/09/17 at 10:38 AM
Kosova Times Published September 17, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me familjarët e yllit të basketbollit, Brittney Griner dhe ish-marinsit amerikan Paul Whelan.

Kjo është hera e parë që Biden takohet me familjarët e Griner dhe Whelan, të cilët janë të burgosur në Rusi.

Në takime të ndara në Zyrën Ovale më 16 shtator, Biden bisedoi me motrën e Whelan, Elizabeth Whelan, dhe më pas me Cherelle Griner, gruan e fitueses së medaljes së artë olimpike.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha përmes një deklarate se Biden ka theksuar se ai “vazhdon të jetë i përkushtuar për të punuar në të gjitha drejtimet që Brittney dhe Paul të kthehen në shtëpi”.

“Ai i pyeti për gjendjen e Elizabeth dhe Cherelle dhe familjarëve të tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë”, tha Jean-Pierre. “Presidenti e çmoi mundësinë për të mësuar më shumë për Brittneyn dhe Paulin nga ata që i duan më së shumti dhe pranoi se çdo minutë që ata po mbahen më shumë, është një minutë më shumë sesa do të duhej të mbaheshin”.

Më herët gjatë 16 shtatorit, zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve se po “vazhdojnë bisedimet” për të siguruar lirimin e Griner.

“Presidenti nuk do të heqë dorë nga kjo çështje. Ai ka besim se kjo do të mbetet në krye të agjendës së tij dhe të ekipit të tij”, tha Kirby.

Cherelle Griner, përmes një deklarate të lëshuar, falënderoi presidentin Biden për takimin dhe “përpjekjet e administratës së tij për të siguruar lirimin e saj”.

“Kam ndierë çdo minutë të këtyre shtatë muajve pa të”, tha ajo.

Qeveria amerikane thotë se Rusia ka burgosur padrejtësisht shtetasit amerikanë Whelan dhe Griner, dhe këto raste ka caktuar që të merret zyra e kryenegociatorit për pengje.

Para dy muajsh sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se administrata amerikane kishte bërë një propozim thelbësor ndaj Rusisë.

Griner, fituese e dy medaljeve olimpike në basketboll, mbahet nga Rusia që nga shkurti për akuza të lidhura me drogë. Muajin e kaluar ajo u dënua me nëntë vjet burgim, një vendim që Biden e ka cilësuar si “të papranueshëm”.

Më 2020, Whelan u dënua për spiunim dhe aktualisht po vuan burgimin prej 16 vjetësh. Ish-marinsi amerikan dhe familja e tij thonë se akuzat ndaj tij janë të rreme.

Rusët kanë lënë të kuptohet se janë të hapur të negociata, por po ashtu ata kanë thënë se do të ishte e përshtatshme që këto bisedime të mbeteshin private. Negociatat janë ndërlikuar për shkak të raporteve të tensionuara midis Uashingtonit dhe Moskës për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Mediat kanë cituar burime amerikane të cilat kanë thënë se rusët do të shkëmbenin Grinerin dhe Whelanin me tregtarin e armëve, Viktor Bout, i cili aktualisht po vuan një dënim prej 25 vjetësh në ShBA. Bout u dënua nën akuzat për komplot për të vrarë shtetas amerikanë dhe për ndihmën për një organizatë terroriste.

You Might Also Like

Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv

Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur

Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Axhenda ndërkombëtare

Zyrtari iranian: Do të synojmë bazat e vendeve që mbrojnë Izraelin

Kosova Times September 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përurohet sistemi i ujësjellësit në Uglar

Kosova Times Kosova Times November 13, 2024
Ves aktori Matthew Perry
Finlanda ndaloi ofrimin e azilit për rusët që ikën nga mobilizimi
Vuçiq uron Trump për “fitoren në zgjedhje”
FBK nderon me mirënjohje klubin 3×3 Prishtina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?