By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacioni “JAD Mobile 8”: 231 makina të vjedhura dhe të falsifikuara u gjetën
November 19, 2025
Londra mesazh Moskës për anijen ruse të spiunazhit pranë ujërave britanike – “Kemi opsione ushtarake të gatshme”
November 19, 2025
Bllokada amerikane ndaj transportit të gazit azerbajxhanas
November 19, 2025
FT: Shkencëtarët iranianë vizituan fshehurazi Rusinë dy herë në vitin 2024 për të siguruar teknologjinë e armëve bërthamore
November 19, 2025
Ambasadori i Rusisë në SHBA: Departamenti i Shtetit refuzon të diskutojë rifillimin e udhëtimeve të drejtpërdrejta ajrore me Moskën
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Pa Adem Jasharin dhe UÇK-në, nuk do të kishte pasur Kosovë të lirë e të pavarur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Pa Adem Jasharin dhe UÇK-në, nuk do të kishte pasur Kosovë të lirë e të pavarur
Lajme

Krasniqi: Pa Adem Jasharin dhe UÇK-në, nuk do të kishte pasur Kosovë të lirë e të pavarur

Kosova Times
Last updated: 2023/03/06 at 2:20 PM
Kosova Times Published March 6, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën solemne të shënimit të 25 vjetorit së Epopesë së UÇK-së tha se sakrifica e familjes Jashari dhe Marsi i lavdishëm i 98-tës, vunë themelet e Kosovës së lirë e të pavarur.

Krasniqi tha se Epopeja e UÇK-së përfaqëson një epokë që i bën bashkë të gjitha ngjarjet e luftës për kauzën kombëtare.

“Pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kishte pasur kurrë një Kosovë të lirë e të pavarur. Pa Adem Jasharin dhe Marsin e Lavdishëm të 98-tës, vështirë se do të kishte pasur një Ushtri Çlirimtare. Prandaj, vlera e kësaj Epopeje, nuk mund të kuptohet si një ngjarje në kuadrin e historisë, por si një epokë që i bën bashkë të gjitha ngjarjet. UÇK-ja e ka mbrojtur pragun e shtëpisë, por nuk ka luftuar vetëm për pragun e shtëpisë. Ka luftuar për kauzën tonë kombëtare shekullore. Ka luftuar për drejtësinë historike. Dhe madhështia e UÇK-së nuk e merr kuptimin e plotë pa sakrificën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të familjes Jashari, që frymëzoi dhjetëra e mijëra djem e vajza për t’iu përgjigjur kushtrimit për çlirimin e vendit. Me këtë rast, në këtë ditë të lavdisë shembullore, na mungojnë bashkë-rrugëtarët e Adem Jasharit, që nuk ju ndanë rrugës së tij deri në bërjen e Kosovës shtet të lirë e të pavarur, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, dhe bashkëluftëtarët e tyre, që të privuar nga liria, po mbahen larg nesh në betejën e fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi kreu i PDK-së.

Krasniqi tha se një çerek shekulli nuk e ka shlyer aspak kujtesën e gjeneratave që i kanë përjetuar ato ditë, por ato ditë e tejkalojnë kujtesën e gjeneratave, sepse i takojnë një epoke historike, të cilën duhet t’ua mësojmë në mënyrë të drejtë gjeneratave që do të vijnë.

“Dhe një histori e drejtë, e saktë për nga faktet, gjithëpërfshirëse për nga natyra dhe e qëndrueshme për nga e vërteta, mund të shkruhet vetëm kur i përgjigjemi pyetjes: Cili do të ishte fati i Kosovës, po të mos kishte ndodhur sakrifica e Familjes Jashari dhe po të mos kishte qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës? Është e pamohueshme se lëvizjet politike që lindën në vitet e 90-ta, që ju përgjigjen një nevoje dhe një të drejte historike, si liria dhe pavarësia, i hapën popullit tonë një dritare shprese për liri e pavarësi. Por, Serbia nën regjimin e Millosheviqit, ishte agresor që s’kuptonte as gjuhën e paqes, as të dialogut, e as të drejtësisë që natyrshëm i takonte vendit dhe popullit tonë për afër një dekadë. Përkundër që pati një konsistencë nga brenda, pati një status-quo nga jashtë. Prandaj, dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha fund asaj status-quoje”, shtoi ai.

Kreu i PDK-së tha se në mars të vitit 1998 liria si kauzë dhe vdekja për liri, dolën nga miti e u bënë realitet në Prekaz, aty ku pushojnë më të denjët e lirisë sonë, aty ku çdo shqiptar përkulet me nderim.

“Adem Jasharin, para se ta nderojmë për luftën e sakrificën, duhet ta nderojmë për jetën dhe frymëzimin që i ka paraprirë asaj sakrifice. Para se ta marrim si nismëtarin e rrugës për çlirim, duhet ta marrim si vizionarin që vendosi themelet e vetëdijes që nxiti e nisi drejt asaj rruge. Para se ta marrim si heroin që i ka dhënë kuptim një date të një kohe të shkuar, duhet ta marrim si heroin që i ka dhënë kuptim çdo kohe pas asaj date. I tillë ishte ai dhe të tillë ishin të gjithë ata që ndoqën rrugën e sakrificës sublime për lirinë e Kosovës. Prandaj sot, me zemër të plotë e me vetëdije të lartë dhe me përgjegjësinë që kemi ndaj të ardhmes, nderojmë e përkulemi para veprës së tyre heroike, mbi të cilën qëndron themeli i Kosovës së lirë e të pavarur. Natyrisht, kjo Epope, krahas rrafshit të një kauze çlirimtare, nuk mund të ndahet edhe nga dimensioni i sakrificës së pashembullt njerëzore që familja Jashari ka manifestuar përmes saj”, theksoi ai.

Kryetari Krasniqi bëri thirrje që tani 25 vite pas Epopesë së UÇK-së kur Kosova ka ende shumë punë të papërfunduara, të tejkalohen interesat e ngushta duke marrë përgjegjësitë që i takojnë.

“Një çerek shekulli pas Epopesë së UÇK-së, Kosova ka ende shumë punë të papërfunduara. 25 vite pas, duhet të ngritemi për të marrë përgjegjësitë që na takojnë, përtej interesave të ngushta. Adem Jashari nuk ka qenë njeri politik e as partiak. Ai nuk i takon askujt veçanërisht, por na takon të gjithëve bashkërisht, si shtet e si komb, të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Si frymëzim e si yll polar për të bërë punë të mira për vendin e për popullin tonë. Dhe në këtë përkatësi të përbashkët që na lidhë me emrin e tij e të familjes së tij, shtrihet edhe përgjegjësia jonë që të punojmë për një Kosovë më të mirë e më të drejtë, me më shumë perspektivë për të rinjtë e të rejat e vendit tonë. Për një Kosovë të tillë, Prekazin e kemi udhërrëfim, për rrugën e cila nuk do të na shpie kurrë në qorrsokak. Lavdi e nderime të përjetshme për Familjen Jashari dhe Komandantin Legjendar Adem Jashari. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, përfundoi Krasniqi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Murati: RTK rrezikon të mos ketë financim deri në fillim të marsit

Murati i reagon Grudës: Mund të formohen komisione pa u formuar qeveria

Gruda: Seanca e Kuvendit është jokushtetuese

Basha tha se seanca mbetet e hapur, ndërpret diskutimet

Berisha: Po dëmtohet më së shumti Kosova

Kosova Times March 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Meta: Të mbështesim më shumë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe OKB

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
Trump shpjegon pse Zelensky nuk do të jetë në takimin me Putinin
Gjykata ua cakton nga 30 ditë paraburgim dy serbëve që u arrestuan nën dyshimet për krime lufte
Ministri i policisë së Tyringisë: AfD po spiunon për rusët
Çeku takon profesionistët: Diskutuam sfidat e punës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?