By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Autoritetet anulojnë diplomën e drejtoreshës së Qendrës Klinike të Sarajevës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Autoritetet anulojnë diplomën e drejtoreshës së Qendrës Klinike të Sarajevës
Rajon / Botë

Autoritetet anulojnë diplomën e drejtoreshës së Qendrës Klinike të Sarajevës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/06 at 5:12 PM
Kosova Times Published March 6, 2023
Share
SHARE

Më 6 mars, Senati i Universitetit të Sarajevës anuloi diplomën e magjistraturës së shkencave mjekësore të Sebija Izetbegoviq, drejtoreshë e Qendrës Klinike Universitare të Sarajevës.

Senati pranoi analizën e komisionit, i cili u emërua më 1 shkurt me detyrë që të analizojë dokumentacionin e mbledhur dhe të verifikojë besueshmërinë e dokumenteve për studimet pasuniversitare të Sebija Izetbegoviqit.

Komisioni, i udhëhequr nga Muhamed Ajanoviq, dekan i Fakultetit të Stomatologjisë, ka identifikuar një sërë mangësish dhe i ka dërguar Senatit propozim zyrtar për anulimin e diplomës në nivel master të drejtoreshës së Qendrës Klinike Universitare.

Vendimi u mor me 30 vota për, pesë ishin kundër dhe gjashtë abstenuan. Kundër vendimit të Senatit nuk mund të bëhet ankesë, por procedura mund të inicohet në gjykatën kompetente në Sarajevë brenda 30 ditëve.

Rektori i Universitetit të Sarajevës, Rifet Shkriel, tha se Izetbegoviq “nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet e provimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë”.

Pasi që me këtë vendim anulohet titulli i magjistraturës, Shkriel tha se ky vendim mund të nënkuptojë që Izetbegoviq do të humbasë edhe titullin e doktoratës dhe rrjedhimisht edhe postin e profesoreshës në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë.

“Kontestohet që diploma e magjistraturës nuk është dorëzuar në Universitet dhe nuk ekziston. Sot një nga prodekanët e Fakultetit të Mjekësisë dhe një përfaqësuese në Senat deklaroi se Izetbegoviq nuk e ka pasur kurrë atë diplomë në dorë. Nuk ka vërtetim të provimeve nga Zagrebi”, tha Shkriel.

Gjatë seancës së Senatit, Sebija Izetbegoviq, njoftoi se do të ngre kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës dhe shpërdorim të autoritetit, për diskriminim dhe për të deklarata të pavërteta në përpjekje për ta diskredituar atë si profesoreshë e rregullt në Universitetin e Sarajevës.

Izetbegoviq është anëtare e Partisë udhëheqëse Boshnjake për Veprim Demokratik (SDA) dhe është gruaja e Bakir Izetbegoviq, president i këtij subjekti politik.

Në vitin 2021, Prokuroria e Kantonit të Sarajevës nisi një hetim lidhur me diplomën e Izetbegoviqit. Nga autoritetet kroate është kërkuar dokumentacion, sepse Izetbegoviq ka deklaruar se një pjesë të specializimit e ka kryer në Zagreb.

Ministria e Shkencës dhe Arsimit e Republikës së Kroacisë ka njoftuar se Sebija Izetbegoviq është regjistruar në studimet pasuniversitare në Zagreb, por ministria nuk ka informacione për provimet që i ka dhënë.

Më 2 korrik 2021, Administrata për Çështjet e Inspektimit të Kantonit të Sarajevës përcaktoi se titulli i magjistraturës së Izetbegoviq kërkon kontrolle shtesë.

Sipas ligjit, Universiteti gëzon autonomi dhe vetëqeverisje, duke përfshirë organizimin e brendshëm, miratimin e statusit dhe të tjera. Ai financohet nga buxheti shtetëror dhe të hyrat vetanake. Senati vendos për të gjitha çështjet akademike dhe profesionale, përfshirë zgjedhjen e rektorit, me votim të fshehtë, ndërmjet profesorëve të rregullt, për një mandat katërvjeçar.

Sebija Izetbegoviq është drejtoreshë e Qendrës Klinike Universitare të Sarajevës. Ajo u emërua nga Bordi i Drejtorëve. Për emërimin në këtë post, miratimin e jep ministri Federal i Shëndetësisë.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times March 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Klasa me një nxënës

Kosova Times Kosova Times March 26, 2023
Haradinaj: Epopeja e Rahovecit i dha mesazh të qartë armikut
Park multifunksional në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë
Axhenda ndërkombtare
FT: Putin është gati të arrijë qëllimin e tij më të madh. Diçka që Stalini bëri në Jaltë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?