By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për mashtrim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për mashtrim
Lajme

Aktakuzë për mashtrim

Kosova Times
Last updated: 2023/03/07 at 2:33 PM
Kosova Times Published March 7, 2023
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.L., në cilësi të mjekut në QKUK në Prishtinë, i cili nga data 08.02.2023 gjendet në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 paragrafi 1,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, nga data e pavërtetuar gjatë muajit maj të vitit 2021 e në vazhdimësi deri në muajin nëntor të vitit 2021, në njërin prej lokaleve në fshatin Korishë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri E.L., përmes paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtron duke e vënë në lajthim të dëmtuarin Sh.R., dhe me këtë e nxit të kryejë veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë i pandehuri shkon si klient në lokalin e lartpërmendur pronë e të dëmtuarit, të cilit i prezantohet si mjek që punon në QKUK në Prishtinë, dhe i dëmtuari e njofton të pandehurin se nusja e tij përkatësisht bashkëshortja e djalit të tij, me profesion është infermiere dhe është e papunë dhe dëshiron që e njëjta të punësohet si infermiere në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. I pandehuri E.L., e njofton të dëmtuarin se ka njerëz që munden ta punësojnë nusen e djalit, duke kërkuar nga i dëmtuari të holla me qëllim të punësimit të nuses së tij, ku i pandehuri gjatë muajit maj të vitit 2021, takohet në lokalin e të dëmtuarit nga i cili në emër të punësimit të nuses së tij pranon shumën prej 4.000€, dhe i pandehuri pasi i merr këto të holla, vazhdon të kërkojë të holla nga i dëmtuari kinse për nevoja të tij personale, ku i dëmtuari nga muaji qershor të vitit 2021 deri në muajin nëntor të vitit 2021, në periudha të ndryshme kohore të pandehurit në disa pjesë i jep të holla në vlerë prej 5.650€, dhe i pandehuri pas pranimit të hollave, nuk arrin ta punësoj bashkëshorten e djalit të të dëmtuarit, dhe të hollat që i ka marrë në emër të këtij shërbimi të premtuar si dhe të hollat që i kishte marrë kinse për gjëra të tij personale, nuk i’a kthen të dëmtuarit, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë prej 9.650 €.

Me këto veprime, i pandehuri E.L., ka përmbushur elementet e veprës penale “Mashtrimi” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.​ /Kosovatimes/

You Might Also Like

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

‘Liria ka emër’! Shkupi sot proteston, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Moti sot i vranët, me mjegull dhe me intervale me diell

Kosova Times March 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

KMDLNj: ZRrE dhunuesi më i madh i buxhetit familjar

Kosova Times Kosova Times July 20, 2023
Osmani pas përmbytjeve në Bosnje: Qëndrojmë krah jush
Votimet e 21 prillit, ministri Krasniqi: Mbesim të vendosur për ta realizuar vullnetin e qytetarëve
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz
Presidenti gjerman nderon Flutura Kusarin me medaljen `Urdhri i Meritës`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?