By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të paktën 21 persona u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat në Gaza
June 26, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 2182 gjoba në trafik
June 26, 2025
Nis konferenca ndërkombëtare e Kosovës për kërkime arsimore
June 26, 2025
Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur
June 26, 2025
Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Talibanët ua mohojnë vajzave të drejtën për të skijuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Talibanët ua mohojnë vajzave të drejtën për të skijuar
Sport

Talibanët ua mohojnë vajzave të drejtën për të skijuar

Kosova Times
Last updated: 2023/03/07 at 9:04 PM
Kosova Times Published March 7, 2023
Share
SHARE

Malet madhështore në provincën qendrore në Bamiyan njihen si kryeqyteti i skijimit të Afganistanit. Por, për shkak të një ndalimi të ri nga talibanët, gratë dhe vajzat afgane nuk janë më të mirëseardhura në këtë qendër skijimi.

“Ndihesha e lumtur dhe e lirë”, thotë 16-vjeçarja Elina Hussaini për përvojat e saj duke garuar poshtë pistave të Koh-e Baba, një qendër lokale e skijimit në Bamiyan.

Por, si shumica e aktiviteteve sportive, skijimi tani është vetëm një kujtim për klasën e nëntë, si dhe vajzat dhe gratë e tjera afgane, pas vendimit të fundit të talibanëve për ta ndaluar atë.

Dimri i dytë në Afganistan, që kur grupi ekstremist i linjës së ashpër mori pushtetin, është dëshmuar të jetë veçanërisht i ashpër për skiatoret si Hussaini, pasi talibanët kanë vazhduar të rivendosin shumë nga kufijtë mbi të drejtat dhe aktivitetet e grave që imponoi në mënyrë famëkeqe gjatë qëndrimit të tyre herën e parë në pushtet, nga 1viti 996 deri në 2001.

Teksa talibanët e kanë rindërtuar ngadalë por me siguri Emiratin e tyre Islamik, ata ua kanë ndaluar vajzave dhe grave arsimimin dhe punësimin, si dhe ua kanë kufizuar lirinë e lëvizjes dhe mënyrën se si ato duhet të shfaqen në publik.

Ndalimi i skijimit është i fundit në mesin e aktiviteteve sportive që u mohohen vajzave dhe grave.

“Tani jemi të kufizuara në shtëpitë tona”, tha Hussaini për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë.

Për të kaluar kohën, pasi iu ndalua shkollimi dhe marrja pjesë në aktivitete sportive, Hussaini po mëson qëndisje nga nëna e saj.

Pasi iu ndalua skijimi, Hussaini po mëson qëndisje nga nëna e saj.
Pasi iu ndalua skijimi, Hussaini po mëson qëndisje nga nëna e saj.

Farahnaz Mohammadi, një nxënëse e klasës së 10-të, e cila dikur ëndërronte të bëhej skiatore profesioniste, pajtohet me atë që thotë Hussaini dhe rreth 50 kolege skiatore femra në rajonin e Bamiyan.

“Është shumë e mërzitshme dhe torturuese”, tha Mohammadi për Radio Azadi. “Talibanët na kanë privuar nga arsimi dhe koha e lirë”.

Në Bamiyan, zyrtarët talibanë konfirmuan ndalimin e skijimit për vajza dhe gra.

“Gratë atlete janë këtu, por atyre nuk u lejohet të praktikojnë ski në male”, tha kreu krahinor i Drejtorisë së Përgjithshme të Edukimit Fizik dhe Sportit, Ziauddin Begzad.

Talibanët nisën t’ua ndalojnë sportet grave vetëm disa javë pas ardhjes në pushtet në gusht 2021, duke detyruar shumë gra të sporteve profesioniste, por dhe amatore, që të vazhdojnë stërvitjen e tyre në fshehtësi ose të largohen nga Afganistani.

Disa kanë gjetur mundësi për të vazhduar stërvitjet e tyre jashtë vendit.

Ekipi i futbollit i vajzave në Afganistan u shpërbë kur anëtaret e saj u larguan në Australi pasi talibanët u kthyen në pushtet.

Por, Federata e Futbollit jashtë vendit siguroi mbështetjen e FIFA-s në rivendosjen e së drejtës së saj për të përfaqësuar Afganistanin në gara, dhe këtë javë federata njoftoi se së shpejti do të mbante trajnim për ekipin kombëtar të vajzave.

Ndalimi i aktiviteteve sportive për vajzat dhe gratë nga ana e talibanëve ka arritur edhe në aktivitetet më rutinore. Në nëntor, për shembull, talibanët ua ndaluan vajzave dhe grave që t’i përdorin palestrat publike dhe i inkurajuan ato që donin të ushtronin, që këtë ta bënin në shtëpi.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) paralajmëroi se mund të heqë dorë nga bashkëpunimi me Afganistanin, derisa talibanët nuk u japin “qasje të sigurt dhe gjithëpërfshirëse” vajzave dhe grave atlete dhe gjithashtu t’i lejojnë ato që të marrin pjesë në aktivitete sportive.

You Might Also Like

Milani pas Ardon Jasharit, ofron 27 milionë euro

Me sistemin ‘My FFK’, futbolli kosovar hyn në epokën e digjitalizimit

Presidentja Osmani: Distria-numër 1 në botë!

Sllovenia shpallet kampione në turneun e ragbit të mbajtur në Kosovë

Mbyllen për qarkullim segmente të autostradave

Kosova Times March 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të shtëna në Bronx, tre të plagosur, ka të vdekur

Kosova Times Kosova Times April 17, 2024
Shkupi nis debatin për ndryshimet kushtetuese, opozita me kushtëzime
Trump pajtohet me planin egjiptian për Gazën: E kthyen me sukses atë nga zhvendosja me forcë e palestinezëve?
Akuza për rrëmbim të fëmijëve ukrainas nga Moska dhe krime lufte nga Putini, reagon Kremlini: Letër higjienike!
Vritet me thikë 17-vjeçari shqiptar në Itali; autorët, njëri djali i shefit të policisë dhe tjetri i biri i avokatit të njohur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?