By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
August 21, 2025
Ish-koloneli i ushtrisë amerikane thotë se nevojitet forcë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
August 21, 2025
Azerbajxhani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë të marrin pjesë në analogun rus të Eurovisionit 
August 21, 2025
12 persona u plagosën në një sulm me dron rus në një qytet ukrainas
August 21, 2025
Marinari i Marinës Amerikane dënohet për spiunazh për Kinën, i rekrutuar përmes mediave sociale
August 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Gjeorgji vazhdojnë protestat pavarësisht tërheqjes së Ligjit për agjentët e huaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në Gjeorgji vazhdojnë protestat pavarësisht tërheqjes së Ligjit për agjentët e huaj
Rajon / Botë

Në Gjeorgji vazhdojnë protestat pavarësisht tërheqjes së Ligjit për agjentët e huaj

Kosova Times
Last updated: 2023/03/09 at 11:29 PM
Kosova Times Published March 9, 2023
Share
SHARE

Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, për të natën të tretë me radhë, pavarësisht se partia qeverisëse, Ëndrra Gjeorgjiane, u zotua se do të tërheqë Ligjin kundërthënës për “agjentë të huaj” nga Parlamenti.

Protestuesit më 9 mars u mblodhën sërish jashtë Parlamentit, ku valëvitën flamujt të Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian dhe brohoritën slogane kundër Qeverisë dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Protestat nisën më 7 mars pasi Parlamenti votoi legjislacionin për agjentë të huaj, që mbështetej nga partia në pushtet. Kritikët kanë paralajmëruar se legjislacioni, që detyron organizatat e shoqërisë civile që pranojnë mbi 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë të klasifikohen si “agjentë të huaj”, është i njëjtë me legjislacionin e miratuar në Rusi.

Në protestat e 7 dhe 8 marsit, protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë dhe u arrestuan të paktën 77 persona dhe rreth 50 policë u lënduan.

Policia përdori gaz lotsjellës, shok-bomba dhe topa uji kundër protestuesve.

Përballë protestave dhe kritikave të ashpra nga Perëndimi, Ëndrra Gjeorgjiane njoftoi më 8 mars se do të tërhiqte legjislacionin duke thënë “si parti e Qeverisë që është e përgjegjshme për çdo anëtar të shoqërisë, ne kemi vendosur që ta tërheqim projektligjin që e kemi mbështetur”.

Por, mbrëmjen e 8 marsit protestuesit sërish dolën në rrugë duke kërkuar nga Qeveria që zyrtarisht të tërheqë ligjin dhe të lirojë të gjithë të arrestuarit.

Më pas Ministria e Brendshme gjeorgjiane njoftoi se të gjithë protestuesit që u arrestuan u liruan, por hetimet për aktet e dhunës do të vazhdojnë.

Në mbrëmjen e 9 marsit, presidentja gjeorgjiane, Salome Zurabishvili, u dërgoi një mesazh mbështetjeje protestuesve përmes një video-adresimi.

“Para së gjithash, dua t’iu uroj të gjithëve si shoqëri për këtë fitore të parë të këtij lloji. Mirëpres përmirësimin e hapave të ndërmarra nga Qeveria për faktin se ata u tërhoqën nga ky draft-ligj”, tha ajo.

Ajo tha se Qeveria duhet të marrë parasysh “fuqinë e vërtetë të njerëzve. Ajo që kemi parë rrugët e Tbilisit është unitet. Nëse ne jemi shtet demokratik, nuk duhet që Qeveria dhe Parlamenti të mos marrin parasysh zërin dhe vullnetin e popullit”.

Partitë opozitare përmes një deklarate të përbashkët thanë më 9 mars se protestat do të vazhdojnë derisa të ketë garanci se “Gjeorgjia është në kursin pro-perëndimor”.

Opozita shpesh ka kritikuar Ëndrrën Gjeorgjiane se është shumë e afërt me Moskën, e cila mbështet separatistët në rajonet e shkëputura gjeorgjiane të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Ish-koloneli i ushtrisë amerikane thotë se nevojitet forcë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

12 persona u plagosën në një sulm me dron rus në një qytet ukrainas

Marinari i Marinës Amerikane dënohet për spiunazh për Kinën, i rekrutuar përmes mediave sociale

Picula: BE-ja nuk ka më iluzione se kush është Vuçiç, ata që protestojnë po fitojnë legjitimitet

Kosova Times March 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani “thikë” pas shpine Putinit! Tronditja më e madhe për kreun e Kremlinit që nga fillimi i luftës në Ukrainë!

Kosova Times Kosova Times September 25, 2024
Gërvalla: Marrëdhëniet me Portugalinë do të zhvillohen me ambasadoren
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Baker rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën
Presidentja gjeorgjiane thotë se votimet e reja janë zgjedhje “mes Evropës dhe Rusisë”
Kurti tregon tri temat për të cilat shkoi dje urgjent te Rama në Tiranë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?