By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tërmet i fuqishëm në Tajvan, lëshohet paralajmërimi për cunami
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tërmet i fuqishëm në Tajvan, lëshohet paralajmërimi për cunami
Rajon / Botë

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, lëshohet paralajmërimi për cunami

Kosova Times
Last updated: 2022/09/18 at 10:07 AM
Kosova Times Published September 18, 2022
Share
SHARE

Një tërmet i fuqishëm ka goditur bregun juglindor të Tajvanit më 18 shtator, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Nga dridhjet e tokës është shembur të paktën një ndërtesë, duke shtyrë Japoninë që të lëshojë paralajmërim për cunami.

Tërmeti ndodhi në orë 02:44 sipas kohës lokale, rreth 50 kilometra në veri të qytetit Taitung, me një thellësi prej 10 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së.

Tërmeti fillimisht u regjistrua si tërmet prej 7.2 shkallësh, por më pas u tha se ishte 6.9 shkallësh të Rihterit.

Të paktën një ndërtesë kolapsoi në qytetin Yuli, tha agjencia tajvaneze, Central News Agency.

Videot e postuara nga kjo agjenci shfaqën banorët duke ikur nga ndërtesa, teksa e gjithë zona u mbulua nga re pluhuri.

Dridhjet e tokës janë ndier edhe në kryeqytetin e Tajvanit, Tajpei, raportoi AFP.

Një tërmet prej 6.6 shkallësh goditi të njëjtin rajon të shtunën dhe që atëherë ka pasur edhe dridhje pasuese që kanë shkaktuar dëme minimale. Por, tërmeti i së dielës ishte shumë më i fuqishëm.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami, duke këshilluar për kujdes banorët në ishujt afër Tajvanit.

Japonia tha se pritet që valët e detit të arrijnë lartësi deri në një metër. Megjithatë, nga pamjet e publikuara në televizione, në ishujt e prekur nga tërmeti nuk u panë valë të larta.

Ndërkaq, Qendra për Tërmete e Kinës tha se dridhjet e tokës u ndien edhe në zonat detare kineze, përfshirë në Fujian, Guangdong, Jiangsu dhe Shangai.

Tajvani vazhdimisht goditet nga tërmetet pasi ky ishull gjendet pranë vendit ku bashkohen dy pllaka tektonike.

Ishulli gjendet pranë “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, zonë me aktivitet të shtuar sizmik që shtrihet në Azinë Juglindore dhe përgjatë pellgut Paqësor.

Tërmeti më vdekjeprurës në Tajvan u regjistrua në shtator të vitit 1999. Nga ky tërmet prej 7.6 shkallësh të Rihterit u vranë mbi 2.400 persona.

You Might Also Like

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Kosova Times September 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

The Guardian: Nëse vërtetohet se Vuçiq është i përfshirë, kjo mund të çojë në sanksione ndaj Serbisë

Kosova Times Kosova Times September 28, 2023
Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”
Gjatë një kontrolli rutinor kapet shumë i kërkuari në Ferizaj
2 Korriku fiton nga kampioni i Irlandës në UEFA Youth League
Opozita në Shqipëri në protestë, kërkon largimin e Ramës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?