By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti i vranët dhe me intervale me diell
May 11, 2025
Horoskopi ditor për 11 maj 2025
May 11, 2025
Axhenda ndërkombëtare
May 11, 2025
Nis votimi për zgjedhjet parlamentare
May 11, 2025
Putin propozon negociata më 15 maj në Stamboll
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Parlamenti i Gjeorgjisë anulon projektligjin për “agjentët e huaj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Parlamenti i Gjeorgjisë anulon projektligjin për “agjentët e huaj”
Rajon / Botë

Parlamenti i Gjeorgjisë anulon projektligjin për “agjentët e huaj”

Kosova Times
Last updated: 2023/03/10 at 12:28 PM
Kosova Times Published March 10, 2023
Share
SHARE

Ligjvënësit gjeorgjianë kanë votuar për të anuluar projektligjin për “agjentët e huaj”, një projektligj që do të kishte kufizuar ashpër aktivitetin e grupeve të shoqërisë civile dhe mediave, pas tre ditësh protestash të dhunshme, mes akuzave se ligji pasqyron legjislacionin rus dhe mund ta shtyjë vendin drejt autoritarizmit.

Ligjvënësit votuan 35-1 kundër projektligjit, dhe në këtë mënyrë e anuluan në tërësi.

Ligjvënësit e opozitës pro-evropiane shpalosën flamujt e Bashkimit Evropian dhe Gjeorgjisë gjatë votimit.

Protestat në vend shpërthyen më 7 mars, kur ligjvënësit e Parlamentit gjeorgjian morën parasysh këtë ligj.

Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, për të natën të tretë me radhë, pavarësisht se partia qeverisëse, Ëndrra Gjeorgjiane, u zotua se do të tërheqë Ligjin kundërthënës për “agjentë të huaj” nga Parlamenti.

Protestuesit më 9 mars u mblodhën jashtë Parlamentit, ku valëvitën flamujt të Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian dhe brohoritën slogane kundër Qeverisë dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ligji i propozuar, i cili u mbështet nga partia qeverisëse, Ëndrra Gjeorgjiane, dhe u miratua me nxitim në leximin e parë, kërkonte që organizatat e shoqërisë civile që marrin mbi 20 për qind të financimit të tyre nga burime të huaja të etiketohen si “agjentë të huaj”.

Kritikët thanë se ky ligj pasqyronte legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike, sidomos mediat e huaja ose të financuara nga jashtë.

Ngjashmëria e projektligjit gjeorgjian me atë rus provokoi zemërim të gjerë në mesin e gjeorgjianëve, të cilët protestuan për dy ditë në rrugët e kryeqytetit, ku u pritën me gaz lotsjellës dhe topa uji nga forcat e sigurisë dhe policia.

Në mbrëmjen e 9 marsit, presidentja gjeorgjiane, Salome Zurabishvili, u dërgoi një mesazh mbështetjeje protestuesve përmes një video-adresimi.

“Para së gjithash, dua t’iu uroj të gjithëve si shoqëri për këtë fitore të parë të këtij lloji. Mirëpres përmirësimin e hapave të ndërmarra nga Qeveria për faktin se ata u tërhoqën nga ky draft-ligj”, tha ajo.

Presidentja e vendit, Salome Zurabishvili, kishte thënë se do të vendosë veto ndaj projektligjit, megjithëse Parlamenti mund ta kishte anuluar veton e saj.

Delegacioni i BE-së në Gjeorgji tha në një postim në Twitter se e mirëpret njoftimin për tërheqjen e projektligjit.

“Ne inkurajojmë të gjithë liderët politikë në Gjeorgji që të rifillojnë reformat pro-BE, në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dhe në përputhje me 12 prioritetet që Gjeorgjia të arrijë statusin e kandidatit”, thuhet në deklaratë.

Gjeorgjia ka lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por zyrtarët e BE-së thanë se ligji për “agjentët e huaj” do të ndërlikonte rrugën e anëtarësimit të vendit.

Vitin e kaluar, blloku nuk pranoi t’i jepte statusin e kandidatit Gjeorgjisë, duke përmendur reformat e ngecura në politikë dhe gjyqësor.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Putin propozon negociata më 15 maj në Stamboll

Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën

“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë

Vuçiç për pretendimet se u refuzua: Nuk doja ta shqetësoja Jinping, dhe ai vetë më ftoi të shkoja në skenë

Kosova Times March 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përkujtohen ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar që humbën jetën në Kosovë

Kosova Times Kosova Times November 13, 2022
Ekipi i Bidenit thotë se ai nuk do të tërhiqet nga gara
Sllovakia shkakton befasinë e parë në Euro 2024
Cyndi Lauper nis turneun e lamtumirës
Kurti për liberalizimin e vizave: U hoq një padrejtësi dhe u fitua një e drejtë e madhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?