By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takohet me Orav, flasin për krijimin e institucioneve
June 9, 2025
Duka përkujton Vokrrin: Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë
June 9, 2025
Kosova – Komoret, formacionet
June 9, 2025
Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor në Izvor të Zveçanit
June 9, 2025
Osmani takohet me Orav, flasin për krijimin e institucioneve
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Big Brother VIP KOSOVA një pasqyrë emancipimi kulturor, apo një “tabelë qitëse” publike përgojimi..?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Big Brother VIP KOSOVA një pasqyrë emancipimi kulturor, apo një “tabelë qitëse” publike përgojimi..?!
Opinion

Big Brother VIP KOSOVA një pasqyrë emancipimi kulturor, apo një “tabelë qitëse” publike përgojimi..?!

Kosova Times
Last updated: 2023/03/12 at 10:23 AM
Kosova Times Published March 12, 2023
Share
SHARE

Nga Sociologu dr. Fadil Maloku

Në Shqipëri dhe Kosovë mos gabofsha “testimi” dhe gatishmëria për një Big Brother made in Albania, u promovua pas luftës së ndodhur. Ky Big Brothet VIPAlbania, ku kamerat bëjnē punën e “syrit” të Big Brother-sit shqiptar dhe që bëjnë përpjekje të shfaqin përmbajtje në kohë reale, që do të thotë se nëse shikoni një bisedë “banorësh”, për shembull në dhomën e ndenjes, pashmangshmërisht ju mungon biseda e disa “banorëve” të tjerë psh.në tarracë, kuzhinë apo në nē hapsirën e ndejës kolektive.

            Prandaj, është e qartë se edhe shikimi i këtyre “situatava” sado interesante që duken pēr Big brother-sin, shikuesit nuk i japin një pamje të plotë të shfaqjeve, bisedave, po edhe heshtjeve e fatpajtimit në shtëpinē e banorëve. Sepse, ato janë të fokusuara deri diku vetëm në situata të përzgjedhur nga “syri” Big Brother-sit dhe sosh që gjykohen poashtu nga ky “sy” si mëmë “interesante” e më atraktive për publikun milionsh shqipfolës edhe pse ato janë shumë më pak të strukturuara sesa shfaqjet e përditshme.

2. BBVIP Kosova, i paramenduar edhe si një gamedok (një kombinim i fjalëve lojë dhe dokumentar), nē “sytē” e publikut dhe sidomos ato të ekspertëve mediatik, është më shumë një përzierje e një shfaqje lojërash, se sa ndonjē “episod vëzhgimi” social. Që në nënkupton se rrëfimet personale e ato interpersonale tē “banorëve” përveç përmbajtjes së narracionit përshkruajnë dhe përmbajnë edhe situata emocionale, situata abuzive ca sosh edhe bulizuese (sidomos, situata kur personazhet e bulizuara kur futen ne deliriumin e tregimit pēr pēr ojën e tyre personale, apo ate nē vetën e tretē…!) Situata që dosido ilustrojnë edhe gjendje të performancës së tyre specifike gjinore. Ku të njejtit, dinë të përballen me situata të atilla sociale, ku “banorët” e Shtëpisë strukturojnë si përvojën ashtu edhe ndërveprimin e tyre me të tjerët. Strategjitë e “menaxhimit të përshtypjeve” personale, nga ana e “banorëve” duket që rastin e Big Brosher VIP Kosova, ende mbetën në fazën e projektimeve ideore, ngase, midis personazheve me pretendime karizmatike, nuk kemi pa situata: acaruese (për të mbrojtur qëndrimet dhe bindjet vetanake), argumentuese (narracione me përmbajtje), jofolklorike (pa improvizime)., etj.

             Një defekt më shumë sociologjik se sa psikologjik që sigurisht mund t’u referohej sjelljeve dhe veprimeve tē përditshme të banorëve në shtëpi, qēndron në udhëheqjen e tyre përmes kornizës së ashtuquajturës “vetëdije të dyfishtë” (dmth. negociata të vazhdueshme midis modeleve të tyre të realizuara, potenciale dhe atyre ideale të veprimit), apo siç do shprehej Klod Levi Straus, nga modeli i “sjelljes reale dhe asaj të të paramenduar”.

Natyrisht, situatat dhe gjendjet e “menaxhimit të përshtypjeve”, të ca “banorëve” duken shumē artificiale, shumē improvizuese, pra, jo atraktive jo joshëse e për të mos thënë edhe banale! Strategjia “e brendshme” e Xhulit psh. ka krijuar atë “distancën” e duhur aktive sociologjike mbi “banorët”tjerë. Ajo me performansën e saj argetuese, të këndimit, e aktrimit spontan ështē duke i lënë nën hije të tjerët. Ajo ka emocione ( e prekin situata të dhimbshme, e gëzojnë gjendjet e njerzeve të lumtur), ka zë (këndon pothuajse gjitha këngët e të tjerëve), ka fansa fanatika, synon pika të larta realizimi (ambicjen dhe talentin e ka fut në funksion të qëllimit për të fituar trofeun e këtij spektakli socia. Edhe Vedati, (anipse ndoshta ēshtë pak heret) për mendimin tim po edhe të publikut të gjerë (që e “armatosi” me sigurinë e qëndrimit të tij të padiskutueshëm në shtëpi), është ai “banori” momental që mund të hyj në rrethin e ngushtë të fituesve potencial. Kuptohet që shanset janë jo për të gjithë. Dilema kryesore sillet rreth asaj se nëse ky megashow është pasqyrë e thjesht emancipimi, apo është bërë një “tabelë qitëse” publike përgojimi..?!

Si përfundim; Big brother si një lloj turmizimi i pseudokultures dhe si një megaprodukt u servohet turmave inerte, pra, shtresave margjinale të shoqërisē, të cilat duke qenē të privuara prej dinamikës dhe angazhimit në çfardo pune apo aktiviteti vullnetar social, janë të “detyruara” ta “prangosin” vetën dhe subkulturën e tyre socioekonomike, me “ikjen” apo “arratisjen” e personazheve nga jeta reale.

Pra kemi të bëjmë me një tendencë të shpërlarjes së trurit, përmes copëzave të devijuara kulturore dhe imagjinatës sociologjike! Sepse, njerëzit që e përcjellin apo thēnë më ndryshe janë”prangosur”rreth kanalit Big Brother VIPAlbania, apo atij Big Brother VipKosova, mund të cilësohen në një mënyrë edhe si tipa pervers. Në kuptimin që personazhet brenda spektaklit, “ushtrojnē”, “promovojnë”, “aktrojnë” po edhe inprovizojnë role e situata të (pa)mundshme e hipotetike, vetëm e vetëm që sjelljet, veprimet apo qasjet e tyre, brenda shtepive të Big brother-sav, të sjellin kënaqësi shikuesëve të”prangosur” dhe tejet tē frustruar me ambientin dhe jetën e tyre reale…Ashtu që dilema se; nëse, Big Brother VIP KOSOVA ishte një pasqyrë emancipimi, apo një “tabelë qitëse” publike e përgojimeve dhe thashethemeve, mbeti njē enigmē sociale…

You Might Also Like

Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Kosova Times March 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Njësitë speciale protestojnë para Qeverisë, shpalosin një sërë kërkesash

Kosova Times Kosova Times December 9, 2023
Davies ‘shuplak’ Realit e City-t: Ndihem rehat në Bayern Munich
Shpallet gara përuruese e fotografisë nga projekti “EU Integration Support Facility”
At Gjergj Fishta, kishte plotësisht të drejtë!
Zbulohet misteri i kratereve që shpërthejnë në Siberi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?