By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”
November 20, 2025
BE shpreh keqardhje për ngërçin politik
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi ia shpreh rezervat për marrëveshjen me Serbinë edhe shefes së UNMIK-ut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi ia shpreh rezervat për marrëveshjen me Serbinë edhe shefes së UNMIK-ut
Lajme

Krasniqi ia shpreh rezervat për marrëveshjen me Serbinë edhe shefes së UNMIK-ut

Kosova Times
Last updated: 2023/03/14 at 8:29 PM
Kosova Times Published March 14, 2023
Share
SHARE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefen e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se me Ziadeh kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke theksuar temën për dialogun Kosovë Serbi.

I pari i PDK-së, ashtu siç ka bërë në Kuvendin e Kosovës, e në takimin me ambasadorin amerikan Hovenier, ashtu edhe me shefen e UNMIK-ut, ka thënë se ka rezervat e tij, në lidhje me marrëveshjen për të cilën u dakordua Kurti në Bruksel.

Postimi i plotë i tij:

Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur sot shefen e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, me të cilën diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Shefes së UNMIK-ut i shpreha qëndrimin e PDK-së në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe rezervat që kemi në raport me këtë marrëveshje, e cila, sipas nesh, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme.

Ne i kemi dhënë mbështetje të parezervë Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut dhe në raport me Serbinë. Përkundër kësaj, neglizhenca e tij, mosdakordimi me partnerët ndërkombëtarë kur ka qenë e nevojshme, kokëfortësia e tij për të dëgjuar propozimet e opozitës, përfshirë pesë pikat tona të deklaruara edhe në Washington, Bruksel e Kuvend të Kosovës – janë arsyet kryesore që sot kemi një marrëveshje e cila nuk i realizon kërkesat, nevojat dhe qëllimet shtetërore të Kosovës.

Sot, për fat të keq, kemi përpara një transformim të marrëveshjes së paralajmëruar dhe kërkuar nga ne dhe partnerët ndërkombëtarë për vite me radhë, nga një marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë në qendër, në marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times March 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1

Osmani pret përfaqësues shtetëror në Forumin Ndërkombëtar

Kosova Times Kosova Times June 2, 2025
Ish-shefi i burgjeve në Siri paditur në SHBA për torturë
Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz
Macron kërkon marrëveshje politike për kryeministrin e ri
Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?