By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Serbi kërkojnë referendum për marrëveshjen me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në Serbi kërkojnë referendum për marrëveshjen me Kosovën
Rajon / Botë

Në Serbi kërkojnë referendum për marrëveshjen me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/03/14 at 9:35 PM
Kosova Times Published March 14, 2023
Share
SHARE

Partia Popullore Serbe që udhëhiqet nga ish-ministri serb i jashtëm, Vuk Jeremiq, ka dorëzuar kërkesën për një seancë parlamentare për të diskutuar mbajtjen “një referendumi të detyrueshëm” për Plan-Propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Iniciativën e dorëzoi nënkryetari i kësaj partie, Miroslav Aleksiq, i cili njashtu lajmëroi se do të nisim mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve serb për të mbajtur referendum rreth marrëveshjes.

“Ne i propozuam Kuvendit që pyetja e referendumit të thotë: A e përkrahni pranimin dhe zbatimin e propozimit për marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ashtuquajturit propozim gjermano-francez – PO apo JO”, tha Aleksiq në një konferencë për shtyp në Kuvendin e Serbisë.

Ai u bëri thirrje të gjitha partive, organizatave dhe individëve, si ata që janë kundër pranimit të marrëveshjes, ashtu edhe ata që janë për, që të mbështesin mbajtjen e referendumit, sepse siç tha ai, “për çështjen më të rëndësishme kombëtare duhet të vendosin qytetarët”.

“Qytetarët, si bartës absolut sovran të pushtetit në Serbi, duhet të pyeten në përputhje me Kushtetutën e Serbisë nëse do ta pranojnë apo refuzojnë marrëveshjen”, tha Aleksiç.

Ai vlerësoi se askush nuk ka të drejtë të abuzojë me pushtetin dhe të marrë vendime në emër të qytetarëve pa i pyetur ata për këtë.

“Nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte shpallur, ashtu siç nuk e bëri, mund të mos kishte qenë nevoja për mbajtjen e referendumit, por Gjykata Kushtetuese hesht për pranimin e propozimit nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, madje ndonëse marrëveshja përfshin njohjen e Kosovës dhe mundësimin e Prishtinës që të jetë anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kushtetutën e Serbisë”, tha Aleksiç.

Ai akuzoi Vuçiqin se “ka shkelur betimin që bëri në parlament për Kushtetutën dhe Ungjillin e Miroslavit” dhe se donte “të mashtronte qytetarët se marrëveshja është e mirë për Serbinë, në mënyrë që ai të vazhdojë të shkatërrojë demokracinë, të shkelë të drejtat e njeriut dhe të rrënojë institucionet dhe të zhvillojë krimin dhe korrupsionin.

“Në Zvicër qytetarët pyeten në referendumet lokale për ndërtimin e qendrave tregtare dhe objekteve në lagjen e tyre dhe ne në Serbi kemi një situatë ku qeveria nuk do t’i pyesë qytetarët nëse pranojnë që dikush në emër të tyre të shkëputë 15 për qind të territorin shtetëror dhe ta njohë Kosovën si shtet, sepse Vuçiq e bëri të qartë se ishte dakord me atë plan”, tha Aleksiq. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë

Historia e Epstein po merr përmasa gjithnjë e më të zymta, ka filluar paniku dhe thashethemet po bëhen gjithnjë e më të forta: A ishte ai njeriu i Putinit?

Incident në Poloni, një dron u rrëzua pranë një baze ushtarake. Është pika strategjike më e cenueshme e NATO-s

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kosova Times March 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kusari Lila tha se e vetmja VV-ja s’e përkrahi Specialen, Aida Dërguti ia kujton se ishte në AKR

Kosova Times Kosova Times December 16, 2022
Bjellorusia mund të jetë duke hyrë drejtpërdrejt në luftë
Moti sot me reshje bore dhe temperatura nën zero
BE-ja doli me një plan për të transferuar rezervat e ngrira të Federatës Ruse në Ukrainë
Abdixhiku: LDK nuk e shkel Kushtetutën, mos të bllokohen institucionet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?