By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Momenti i tmerrshëm kur shoferi përplas këmbësorin vetëm disa orë pasi u lirua nga burgu për një aksident tjetër të tmerrshëm
August 6, 2025
Rusia i ofron mbështetje Serbisë të ndërtojë një central bërthamor
August 6, 2025
Ish-tenisti austriak akuzohet për pastrim parash, llogaritë e tij janë bllokuar: “Kjo nuk mund të jetë e vërtetë”
August 6, 2025
Fileto pule me bamje
August 6, 2025
Veterani rus hedhë një granatë gjatë një grindjeje me miqtë. Katër të vdekur
August 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përplasja e trenave, sërish grevë 24 orëshe në Greqi, paralizohet transporti, mbyllen shkollat dhe shërbimet publike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Përplasja e trenave, sërish grevë 24 orëshe në Greqi, paralizohet transporti, mbyllen shkollat dhe shërbimet publike
Rajon / Botë

Përplasja e trenave, sërish grevë 24 orëshe në Greqi, paralizohet transporti, mbyllen shkollat dhe shërbimet publike

Kosova Times
Last updated: 2023/03/16 at 10:12 AM
Kosova Times Published March 16, 2023
Share
SHARE

Një grevë 24 orëshe të enjten në Greqi do të bllokojë fluturimet me avionë dhe do të bëjë që anijet të mbeten të ankoruara në port, ndërsa punëtorët grekë do të lënë punën për të protestuar për aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor të regjistruar në vend, që shkaktoi vdekjen e 57 personave më 28 shkurt.

Greva e thirrur nga sindikatat më të mëdha të sektorit privat dhe publik të Greqisë pritet gjithashtu të shkaktojë ndaljen e shërbimeve publike dhe mbylljen e shkollave shtetërore, si edhe të ndërpresë transportin urban.

Është e fundit në një sërë protestash që nga përplasja e një treni pasagjerësh me më shumë se 350 persona në bord, shumica prej të cilëve studentë universiteti, me një tren mallrash në rajonin qendror të Greqisë, Tempi. Punëtorët e hekurudhave kanë organizuar greva të vazhdueshme.

Protestuesit, duke akuzuar qeverinë konservatore dhe sistemin politik të vendit për injorimin e thirrjeve të përsëritura nga sindikatat mbi masat e mangëta të sigurisë në hekurudhën greke, do të fillojnë të mblidhen para parlamentit në mëngjes.

 

 

“Ne duam të shprehim së bashku zhgënjimin tonë për atë që nuk është bërë ndër vite, por mbi të gjitha zemërimin për atë që ndodhi në Tempi,” tha në një deklaratë sindikata e sektorit privat, GSEE.

“Ne nuk do të lejojmë që mungesa e transparencës, fshehja, heqja dorë nga përgjegjësitë dhe çdo vonesë të çojë në harresë,” thuhet në deklaratën ku gjithashtu i kërkohet qeverisë të marrë masa dhe të parandalojë një fatkeqësi tjetër dhe kërkohet një hetim të plotë për shkaqet e përplasjes.

Një hetim gjyqësor ka filluar lidhur me aksidentin.

Të gjitha fluturimet do të ndalen mes orës 12:01 të mëngjesit dhe mesnatës me orën lokale më 16 mars dhe do të lejohen vetëm fluturimet për emergjenca dhe kërkim-shpëtim.

Përplasja ka ngjallur zemërim publik. Javën e kaluar, dhjetëra mijëra vetë u mblodhën në Athinë dhe qytete të tjera anembanë Greqisë në protestat më masive me të cilat është përballur qeveria që kur mori pushtetin në vitin 2019.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, mandati i të cilit përfundon në korrik dhe pritet të thërrasë zgjedhjet deri në maj, ka kërkuar falje për aksidentin dhe ka premtuar të punësojë më shumë personel dhe të ndreqë sektorin hekurudhor me probleme, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Ai u ka bërë gjithashtu thirrje protestuesve që të mos lejojnë zemërimin të përçajë shoqërinë.

“Ne duhet ta fitojmë këtë luftë,” tha zoti Mitsotakis këtë javë, duke shtuar se ai ishte i vendosur të eliminonte faktorët që çuan në katastrofë./VOA/

You Might Also Like

Momenti i tmerrshëm kur shoferi përplas këmbësorin vetëm disa orë pasi u lirua nga burgu për një aksident tjetër të tmerrshëm

Rusia i ofron mbështetje Serbisë të ndërtojë një central bërthamor

Ish-tenisti austriak akuzohet për pastrim parash, llogaritë e tij janë bllokuar: “Kjo nuk mund të jetë e vërtetë”

Veterani rus hedhë një granatë gjatë një grindjeje me miqtë. Katër të vdekur

Dronët rusë godasin Odesën dhe Zaporizhzhian, aktivizojnë alarmin në Rumani

Kosova Times March 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vatikan: Kirurgjia e ndryshimit të seksit dhe zëvendësimi janë shkelje të rënda të dinjitetit njerëzor

Kosova Times Kosova Times April 8, 2024
ASK publikon statistikat e energjisë për muajin gusht
Horoskopi ditor për 22 Mars
Shqiptarët në Luginë reagojnë për presionet që po i bëhen Kosovës
Ish-eprori I lartë i UÇK-së e godet me tallje të ashpra Hashim Thaçin, i cili po ‘zgërdhihej’ nga dëshpërimi dhe inati i dëshmitarit Geci në Speciale!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?