By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kim i Koresë së Veriut zotohet për ‘mbështetje të pakushtëzuar’ për luftën e Rusisë në Ukrainë
June 5, 2025
Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë
June 5, 2025
Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho
June 5, 2025
Europoli shkatërroi një rrjet trafikantësh armësh, u sekuestruan 74 armë
June 5, 2025
Takim i madh i NATO-s, tema kryesore do të jenë shpenzimet e mbrojtjes
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vlerësimet e gabuara të ndërmjetësit Lajçak që nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve midis Serbisë dhe Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vlerësimet e gabuara të ndërmjetësit Lajçak që nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve midis Serbisë dhe Kosovës
Opinion

Vlerësimet e gabuara të ndërmjetësit Lajçak që nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve midis Serbisë dhe Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/17 at 11:52 AM
Kosova Times Published March 16, 2023
Share
SHARE

Nga Ilir KRASNIQI

Përfaqësuesi special i BE për dialog Miroslav Lajçak ka humbur sensin logjik dhe diplomatik në konstatimet e tij rreth marrëveshjes eventuale midis Serbisë dhe Kosovës. Në një deklaratë ai tha se pranimi i propozimit të BE për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të zvogëlonte hapësirën e Rusisë për involvim në ngjarjet në rajon dhe krijimin e kaosit. Por çfarë mund të jetë më e rëndësishme kjo marrëveshje se sa harmonizimi i politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE nëse flasim për ngushtimin e hapësirës manovruese të Rusisë në rajon? Pse duhet konsideruar raportet ndërmjet dy vendeve problem kyç për tërë rajonin, që bllokon normalizimin  e Ballkanit perëndimor, lirin e lëvizjes.   Pse duhet të jetë më e rëndësishme se sa  ta zëmë raporti i Serbisë që ka me BH,  Mali i Zi. Normalizimi i raporteve midis Serbisë dhe Kosovës as nuk e minimizon hapësirën e Rusisë për involvim, as nuk ndikon në raportet e Serbisë me vendet e tjera fqinjë me të cilat ka një rol destruktiv.  Kosova ka një orientim të çimentuar drejt integrimit në strukturat euroatlantike pavarësisht kostos dhe me asnjë vend fqinjë nuk ka ndonjë problem që do ta mbante të “ndezur”, rajonin.  Këtë me siguri e di edhe ish krye diplomati sllovak Lajçak , vendi i së cilit bashkërisht me Çekin janë shembuj të një ndarje paqësore që dikur ishin nën një kulm. Logjika e ndjekur nga Lajcak e vendos Kosovën  në një pozicion paragjykues të rëndë, nëse kundërshton marrëveshjen e cila ka mjaft të meta dhe mungesë garancish të sovranitetit të saj. Me një fjalë  Kosova del që i krijon “hapësirë”   Rusisë për involvim në rajon barabarte me Serbine!. Pikërisht është Serbia ajo që mban dhe i vetmi vend që mund ti krijoj hapësirë Rusë në çdo aspekt.

Është e qartë që  propozimi në përmbajtje nën siglën e Brukselit, Marrëveshja e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është  një marrëveshje-kontratë ligjore dhe si e tillë afirmon aftësinë tonë për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare  që është një nga tre atributet kryesore të jashtëm të shtetit, respektivisht pavarësisë.

Megjithatë nën salcën e “normalizimit të raporteve” me shumë kushtëzime vendi është vënë në një situatë mjaft delikate. Padyshim i ashtuquajturi Plani gjermano-francez përfshin dy kapituj kyç: vendin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe krijimin e një bashkësie të komunave serbe si një lloj zone autonome në veri të Kosovës.

A do të vëzhgojë heshturazi Kosova realizimin e planeve të ‘90 që Serbia nuk i ka realizuar me luftë? Akëcili prej nesh do ti kujtohet koha kur regjimi i Milosheviqit filloi të ndërtonte rrugë të reja të lidhte fshatrat me qytetet që sot janë përfshirë në planin e AKS! Dhe ky ishte një paralajmërim i një ndarjeje që edhe publikisht ishte diskutuar asokohe në qarqet e ndryshme në Beograd. Dhe me të drejte në një publikim të kohë më parë në një media të Sarajevës shtrohej pyetja nëse perëndimi është aq naive të bie në grackën e premtimeve të Vucicit, ku me vite i kishte besuar gënjeshtrave të Milosheviqit.

Çfarë fitojnë më shumë serbët me AKS në të cilën insiston dhe kushtëzon Serbia, se sa të drejtat e garantuara dhe privilegjet që gëzojnë me kushtetutën e Kosovës, ku diplomat të jashtëm përsërisin referenin se me AKS nuk do të cenohet sovraniteti i Kosovës. Nëse qëndron kështu pse atëherë shpërfillet kërkesa e për njohje reciproke dhe marrjen e përgjegjësisë për krijimin e këtij asociacioni?

Aq më i rëndë bëhet ky proces të cilën edhe vetë diplomatë perëndimor e kanë pranuar që absolutisht nuk ka garanci që në fund të dialogut respektivisht firmosjes së marrëveshjes së Brukselit Kosova të njihet nga pesë vendet e BE, e lëre me anëtarësimin në OKB.

Kur i referohemi dokumenteve zyrtare, janë juristët ata që më së shumti analizojnë nisur nga sentenca -dreqi ndodhet në detaje.  Andaj duhet me kujdes pala kosovare të analizojë të gjitha, sidomos formimin e AKS në të cilën presidenti i Serbisë Vucici kërkon të bëhet para hyrjes në marrëveshje në të cilën nuk kërkohet njohja reciproke!.   Shembulli i republika srpska është model ku forca e saj është aq e  stërmadhe ku kërcënon integritetit e BH. Nisur nga ky fakt krijimi i asociacioni pa garanci të forta mbetet diskutabil për shumë kë, pasi deshëm apo jo, do të përfaqësonte një gjendje të ngrirë konflikti, e cila mund të përshkallëzohet herë pas here sa herë që pala e kundërt gjen një “arsye” politike ose ndonjë arsye tjetër për ta bërë këtë. Me fjalë të tjera, kjo zgjidhje nuk zgjidh asgjë. Pikërisht përmes konflikteve të ngrira synimi i Serbisë dhe miqve të saj është të parandalojë anëtarësimin e vendeve të ndryshme në NATO. Qeveria e Serbisë e do Asociacionin, më pas një autonomi për veriun , dhe statusin  e të gjitha kishave ortodokse të Kosovës . Nuk duhet harruar që qysh vitin e kaluar Kremlini kishte dërguar të gjitha instruksionet lidhur me Kosovës përmes ambasadorit  rus në Beograd  Aleksandru Bocan-Harcenko.

Për të parë lojën e vërtet të Vucicit mjafton ti referohemi deklaratës së Andrey Kortunov  Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i RIAC, (Këshillit për politik të jashtme) i cili kishte thënë se në këtë situatë Rusia do ta mbështesë pa mëdyshje qëndrimin e Serbisë. “Mund të supozohet se nëse, për shembull, disa rezoluta anti-serbe paraqiten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, atëherë Rusia me shumë gjasa do të vërë veton ndaj tyre, domethënë do të ofrojë mbështetje diplomatike për Beogradin,” përfundoi Kortunov. Pra edhe nëse Serbia aplikon ndonjë sanksion ndaj Rusisë kjo e fundit nuk do të ndryshojë qëndrimin karshi Kosovës në KS të OKB. Serbia ka dëshmuar se nuk dëshiron të jetë në një  paralele të lidhur me Ukrainën në kuptimin e arkitekturës së sigurisë evropiane. Në këtë kuptim Kosova nuk ka nevojë të lidhë fatin e vet nën diktate me marshin e pestë  sepse një gabim fatal që mund të jetë për vendin asnjë diplomat nuk do të përgjigjet për vlerësimet dhe mbështetje të politikanëve që janë nën kontrollin apo të afërt me Kremlinin se sa perëndimin.

You Might Also Like

Presidentja ka kompetenca për të vendosur për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Populli po poshtrohet nga njerëzit e pa menqur të skenës sonë politike!

Muçaj: Mjaft më me drejtues mediokër!

A eshte kjo gazetari ?!

Rusia akuzon Serbinë për tradhti

Kosova Times March 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

WSJ: Bisedimet Rusi-Ukrainë në Vatikan pritet të mbahen në mesin e qershori

Kosova Times Kosova Times May 22, 2025
Bloomberg: Rusia e bindi Asadin të ikte dhe organizoi largimin e tij
Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar i gatshme për ofrimin e asistencës Kosovës kundër pastrimit të parave
Parlamenti i Tajlandës voton Paetongtarn Shinawatra si kryeministre
Osmani: Progresi i dialogut Kosovë-Serbi mund ta marrë formën përfundimtare në Ohër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?