By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident të çuditshëm: Qeni aksidenton per vdekje pronarin me makinë!
November 24, 2025
Një stuhi magnetike do të godasë Tokën natën e 26 nëntorit
November 24, 2025
Rusia ftesë Kinës të ndërtojë një hekurudhë në Siberi në këmbim të metaleve të rralla të tokës
November 24, 2025
Kancelari gjerman përjashtoi mundësinë e rikthimit të Rusisë në G8
November 24, 2025
Shtëpia e Bardhë njoftoi përparim në bisedimet me Ukrainën në Gjenevë
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata ruse mbështet të drejtën e rekrutëve për shërbime alternative
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykata ruse mbështet të drejtën e rekrutëve për shërbime alternative
Rajon / Botë

Gjykata ruse mbështet të drejtën e rekrutëve për shërbime alternative

Kosova Times
Last updated: 2023/03/17 at 11:22 AM
Kosova Times Published March 17, 2023
Share
SHARE

Sipas një organizate të të drejtave të njeriut, një gjykatë në Shën Petersburg të Rusisë, i dha mbështetje një ushtari të rekrutuar gjatë fushatës ushtarake në Ukrainë, që të kryejë shërbim alternativ civil.

Grupi tha se gjykata e rajonit të Leningradit vendosi të enjten se ushtari i rekrutuar kishte të drejtë të kryente shërbime tjera alternative, për shkak të besimeve të tij fetare.

Mediat ruse thanë se rekruti, një i krishterë ungjillor, në vend të shërbimit të ushtarak, kreu shërbim alternativ edhe në vitin 2019.

Kur u rekrutua në bazë të urdhrit të “mobilizimit të pjesshëm” të presidentit Vladimir Putin në muajin shtator të vitit 2022, ai bëri kërkesë që përsëri të kryente shërbime alternative, në mënyrë që mos t’i bashkohej ushtrisë.

Gjykata, më 16 mars e mbështeti të drejtën e tij për shërbim alternativ, dhe vendimi i së enjtes hodhi poshtë një apel të nisur nga zyrtarët ushtarakë me arsyetimin se e drejta e tij fetare nuk ishte e zbatueshme për thirrjen speciale.

“Kanë mbetur formalitete për të përfunduar lidhur me lirimin e tij nga detyra, por nuk ka arsye për ta mbajtur atë në bazë ushtarake”, tha organizata Ombudsmani Voenniy, e cila mbron të drejtat e ushtarëve.

Sipas tyre, me këtë vendim të gjykatës “është krijuar një precedent”.

Zyrtarët thanë se urdhri i mobilizimit i Putinit, i lëshuar pasi fushata ushtarake e Moskës hasi në vështirësi në Ukrainë, rezultoi në thirrjen për rekrutimin e 300,000 burrave.

Ky vendim nxiti protesta në disa zona dhe mijëra burra u larguan nga Rusia.

Kohëve të fundit ka pasur sugjerime të shumta që mund të lëshohet një urdhër i ri mobilizimi nga Putini, por ende nuk janë shpallur plane konkrete.

You Might Also Like

Aksident të çuditshëm: Qeni aksidenton per vdekje pronarin me makinë!

Rusia ftesë Kinës të ndërtojë një hekurudhë në Siberi në këmbim të metaleve të rralla të tokës

Kancelari gjerman përjashtoi mundësinë e rikthimit të Rusisë në G8

Reuters: Trump e shpërbëu fshehurazi DOGE-n. Elon Musk e drejtoi atë deri në maj

Oficerët e FSB-së ruse vranë dy persona në rajonin Altai

Kosova Times March 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NATO do të instalojë sisteme Patriot në kufijtë me Rusinë

Kosova Times Kosova Times March 29, 2024
Përfaqësuesja e Kosovës për U13 udhëton sot për në kampionatin Evropian U13Mix
Kurti në Vushtrri premton mbi një miliard euro investime kapitale
Shahini e PSD-së nis fushatën nga një banesë me qira
Sulmi i Ukrainës HIMARS shpërthen në selinë celulare ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?