By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peja fiton trofeun e parë të edicionit, mund Ferizajn
November 23, 2025
Sallatë me qiqra aromatike
November 23, 2025
Erdogan do të zhvillojë bisedime me Putinin të hënën
November 23, 2025
Trump sulmon Zelenskyn dhe evropianët – “Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona”
November 23, 2025
Tri medalje për Kosovën në ‘Podgorica Junior European Cup 2025’
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia kritikon Pelosin për deklaratën lidhur me luftimet Armeni-Azerbajxhan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Turqia kritikon Pelosin për deklaratën lidhur me luftimet Armeni-Azerbajxhan
Rajon / Botë

Turqia kritikon Pelosin për deklaratën lidhur me luftimet Armeni-Azerbajxhan

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 4:31 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se deklaratat e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, lidhur me përleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ishin “të njëanshme” dhe “sabotojnë përpjekjet për diplomaci”.

Sipas tij, deklaratat e zyrtares amerikane janë të papranueshme.

Pelosi, e cila në fundjavën e kaluar qëndroi në Armeni, fajësoi Azerbajxhanin për shpërthimin e luftimeve të reja në kufi me Armeninë, që kanë lënë të vdekur qindra të vdekur nga të dyja palët.

Në Jerevan, ajo deklaroi më 18 shtator se Azerbajxhani ishte fajtor “për sulmet e paligjshme dhe vdekjeprurëse” ndaj Armenisë, duke dënuar këto sulme.

Përmes një postimi në Twitter, Oktay i bëri thirrje Uashingtonit që të sqarojë deklaratat e Pelosit, në mënyrë që, sipas tij, ato të reflektojnë pozicionin zyrtar të Shteteve të Bashkuara.

Armenia dhe Azerbajxhani edhe para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik kanë luftuar për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Më 1994, forcat armene etnike morën kontrollin e këtij rajoni, por pas një lufte më 2020, forcat e Azerbajxhanit arritën të largonin forcat etnike arme nga shumica e territorit të rajonit.

Gjatë dhunës së fundit, ushtritë e të dyja shteteve shkëmbyen zjarr dhe raportohet se janë vrarë më shumë se 200 persona.

You Might Also Like

Erdogan do të zhvillojë bisedime me Putinin të hënën

Trump sulmon Zelenskyn dhe evropianët – “Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona”

Kjo është paga dhe bakshishi i një kamariereje në Gjermani: “Ajo fiton më shumë se një programuese me diplomë universitare”

‘Mbi 120 trupa ruse në Venezuelë’: Budanov thotë se gjenerali Makarevich po udhëheq misionin e Moskës

SHBA-të, BE-ja dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime paqeje në Gjenevë

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Malisheva ka nevojë për ndryshime V. Shala, N. Gjuzi|RTK Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale në Mirushë të Malishevës. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se Malisheva ka nevojë për ndryshime dhe zhvillim, duke ofruar mbështetje në transformimin e komunës. “Malisheva është trevë dhe tokë e njerëzve të ndershëm. Për shumë kohë ky përkushtim është shpërfillur, por tani është koha për ndryshime. Kjo komunë ka nevojë për transformim, e kjo do të vijë përmes qeverisjes qendrore dhe lokale, me Valon Hotin. Qeveria jonë ka investuar në këtë komunë dhe së bashku do të punojmë për zgjidhjen e problemeve me energji elektrike, me ujë të pijshëm, si dhe në fusha të tjera si arsimi dhe perspektiva për të rinjtë e kësaj komune”, ka thënë Kurti. Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Vetëvendosje, Valon Hoti, paraqiti programin dhe kandidatët që do të përfaqësojnë subjektin në zgjedhjet e 12 tetorit duke u zotuar për së ne mandatit e tij do të zgjidhet problemi me mungesë të energjisë dhe ujit në këtë komunë. “Jemi bërë bashkë për rrugëtimin drejt ndryshimit të madh që Malisheva e meriton. Ky është momenti ynë. Zotimi ynë është ujë i pijshëm 24 orë në ditë dhe energji e pandërprerë. Po ashtu, brenda gjysmës së mandatit tonë do të zgjidhim problemin e nënstacionit. Do të punojmë edhe për kanalizimet dhe kolektorin për trajtimin e ujërave të zeza”, premtoi Hoti. Në këtë aktivitet është prezantuar lista e kandidatëve të VV-së për Kuvendin Komunal. Ndërkohë më herët gjatë ditës Kurti së bashku me kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashin, kanë vizituar disa banorë të lagjes Petrova në Prizren. Në këtë takim, Kurti tha se me qeverisjes e Vetëvendosjes nuk do të lihen anash asnjë lagje, qoftë në infrastrukturë apo në shërbime publike. Kurti po ashtu premtoi vazhdimin e projekteve me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike në secilën lagje.

Kosova Times Kosova Times September 14, 2025
Rinovimi në dyshim, gjigantët e Premier League-s në sulm për Musialën
Analizë: Putini zbulon kartat e tij
Aksidentohet autoblinda e Policisë në veri, lëndohen 8 zyrtarë policorë
Serbia respekton sanksionet e BE-së kundër Sirisë, por nuk i mbështeti ato kundër Iranit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?