By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maloku: Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Maloku: Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!
Opinion

Maloku: Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

Kosova Times
Last updated: 2023/03/18 at 3:10 AM
Kosova Times Published March 17, 2023
Share
SHARE

Nga sociologu dr. Fadil Maloku

Marrëveshja për Asociacion me ose pa kompetenca, do mbetet gjithnjë një “fitil potencial zjarrvënës”, për një konflikt të ardhshëm. Por nëse, veç s’ka asnjë zgjidhje tjetër përveç bërjes së Asociacionit, atëherë, kujtoj që ky Asociacion duhet patjetër, të përmbajë si formën ashtu edhe përmbajtjen e natyrës“sui generis”! Ai assesi, nuk guxon të përmbajë as edhe një element bazë, e as edhe një mundësi interpretimi me ekuivokë e me shprehje ambiguiteti. Ai në fakt duhet të jetë, parasëgjithash; i qartë (juridikisht), i lexueshëm (politikisht), i interpretueshëm (diplomatikisht) dhe i aplikueshëm (praktikisht dhe pragmatikisht). Ai duhet poashtu, të “privohet” si nga mundësit e keqinterpretimit ashtu edhe nga synimet dhe ambiciet pretenduese për t’u “rindërtuar” demografikisht, gjeografikisht, juridikisht e politikisht) në rrethana të reja të supozuara dhe hipotetike që po shpreson t’i realizoj Serbia, përmes amputimit apo eventualisht edhe zgjerimit të kompetencave shtesë që aludojnë në: shtetësi dhe autonomi?!

 E gjithë kjo “ndërmarrje” (që duhet padyshim dhe ekskluzivisht të mbikëqyret dhe ofertohet vetëm nga ekspertiza kosovare) e “rindërtimit” të modelit një Asociacioni poashtu, “sui generis”, duhet përveç amputimit eventual (që mund t’i kërkoj me ngulmë Serbia!) të shtjelloj, analizoj, interpretoj, e bashkangjes  edhe ato specifika (që natyrshëm nuk e cenojnë e as nuk e dëmtojnë as sovranitetin e as Kushtetutën) që kanë bëjnë me superdiskriminimin e pakicës serbe ne Planin e Ahtisarit. Sepse, dukshëm po shihet dhe po kuptohet edhe nga naivet dhe injorantet juridik, se në Planin franko-gjerman, kemi “një plus ahtisar”?!  Andaj, për mendimin tim duhet të suspendohen të gjitha obligimet që dalin nga ato superprivilegjet e garantuara me  Kushtetutë. Arsyeja, është e thjeshtë; ato tani po barten tani në një model tjetër qeverisës. Sepse, s’ka asnjë kuptim të vazhdohet më tej me superprivilegjet ahtisariane, e në ndërkohë të shtohen ato me planin franko-gjerman!? Ngase, ideja e plus privilegjeve bashkë me amputimin e kompetencave të reja të planit franko gjerman, seriozisht do të mund fillimisht ta gërryenin, e kontestonin, e madje pastaj edhe ta rrënonin e gjithë konstruktin dhe karakterin e te karakterin e shtetësisë unitare të Republikës së Kosovës.

Për këtë shkak, ekipi i qeverisë së Kosovës duhet të angazhoj përveç; juristëve me përvojë, edhe diplomatë të rryer e largpamës (Shqipëria ka me bollëk), ekonomist që i kuptojnë trendët globale, historian që kanë informacione të sakta, sociolog vizionar, ushtarak karriere (Shqipëria mund të huazoj) dhe ekspert tjerë që kuptojnë dhe parashohin, si pasojat eventuale për gjithë kombin ashtu edhe shkaqet e bankrotit për shtetin e Kosovës. Të jemi të qartë; asnjë ekspert i jashtëm (sado që të jetë emër dhe me backgraund të njohur), nuk e posedon as ndjenjën, as obligimin e as ndërgjegjen dhe përgjegjësinë, sikurse munden ta kenë ekspertët shqiptar! Anipse, unë personalisht, kam bindje, se Asociacioni me ose pa kompetenca, do mbetet gjithnjë një “fitil potencial zjarrvënës”,për një konflikt të ardhshëm! Sepse, me Asociacion Kosova pa e shkrepur asnjë plumb (?); – po i dhuron në paqe Serbisë (500-1500 miliarda$); po e inauguron shtetëzimin e Kishës serbe (eksterritorialiteti) me 45 Kisha tjera të Kosovës; nuk po e merr njohjen reciproke; po e vazhdon mosnjohjen e pesë vendeve të BE-ne; po e amniston “ulësen” në OKB; po e humb agjendën e Partneritetit për paqe me NATO-n; poashtu, Kosova po vazhdon të mbetet “kryefjala” e Preambulës së Kushtetutës serbe. Natyrisht, (anipse nuk është koha tani!)për gjithë këtë mjerim aktual politik, “gishtin” duhet drejtuar kah (opozita; e servilosur dhe e dalldisur pas pushtetit) LDK-ja,(e “rugovistave” të rrejshëm) PDK-ja (e “komandantave” konformista!) dhe AAK-ja (e “YES”- menave!). Këto tri parti është dashtë në vitin 2010 të veprojnë në përputhje me tapitë (legale dhe legjitime) shtetërore që i mori nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë….

You Might Also Like

Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Çipa : Lufta dhe kontributi i UÇK është histori madhështore çlirimtarësh për gjithë kombin

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

Kosova Times March 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq

Kosova Times Kosova Times May 30, 2024
Ukraina: Kemi dëshmi të “gjurmëve ruse” në sulmin në Poloni
BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025
Kryeprokurori i Barit vlerëson SPAK: Autoritetet shqiptare në gjendje të luftojnë krimin
AAK: Sot vendoset për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?