By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni se si duket pjesa e brendshme e Muzeut të Gjenocidit në Srebrenicë
July 19, 2025
Një grup sabotatorësh rusë u përpoqën të hynin në Pokrovsk, por u eliminuan nga ushtria ukrainase
July 19, 2025
Makina përplaset me turmën në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles
July 19, 2025
Vrasja e profesorit polak: Dokumentar video nga “pika fillestare” e rrugës së autorëve të krimit
July 19, 2025
Hamasi: 32 palestinezë të vrarë ndërsa prisnin ndihmë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti, më 23 mars, raporton në Kuvend për takimin në Ohër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti, më 23 mars, raporton në Kuvend për takimin në Ohër
Lajme

Kurti, më 23 mars, raporton në Kuvend për takimin në Ohër

Kosova Times
Last updated: 2023/03/20 at 3:03 PM
Kosova Times Published March 20, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten (më 23 mars) do të raportojë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës për takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kjo u bë e ditur nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Paraprakisht do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare, e pastaj njoftimi i kryeministrit Kurti për takimin në Ohër”, tha Kusari-Lila.

Më 18 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në këtë takim, palët arritën pajtim për Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, marrëveshje kjo që u bë publike më 27 shkurt.

Lidhur me takimin në Ohër, Kusari-Lila tha se ka pasur dakordim në parim dhe mbetet të shihet plani dhe procesi më tutje.

“Ajo që dua të them, është se do të varet shumë nga qasja e ndërmjetësit për shkak se garantuesi kryesor në mungesë të nënshkrimit nga ana e Serbisë, mbetet BE-ja dhe ShBA-ja. Këto pika të marrëveshjes do të jenë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë në procesin e integrimit, gjë cila se në rast se nuk zbatohet, do të ndalte komplet procesin e integrimit të Serbisë. Kjo është garancia e vetme për Kosovën, qasja dhe sanksionet ndërkombëtare në raport me procesin e integrimit. Përderisa është tepër me rëndësi avancimi i procesit të integrimit për Kosovën”, ka shtuar ajo.

Partia Demokratike e Kosovës ka vërejtje serioze, lidhur me marrëveshjen e Ohrit, tha deputetja e kësaj partie Blerta Deliu.

“Natyrisht, ka shqetësim serioz me kompetencat që i jepen komunitetit serb në Republikën e Kosovë. Kryeministri dje kishte lojë fjalësh se çka quajmë vetëmenaxhim e vetadministrim, tha që ka një dallim në mes të vetëmenaxhimit dhe vetadministrimit”, u shpreh ajo.

Edhe deputeti tjetër nga opozita, Armend Zemaj, nga Lidhja e Demokratike e Kosovës, konsideron se marrëveshja e arritur është në kundërshtim të plotë me synimet e Kosovës për integrimin e të gjitha komuniteteve sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të kryeministrit apo të kauzave të rreme të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti. Kjo që është parë, neve do të na kushtojë shumë në kuptimin e përgjegjësive të cilat janë marrë”, tha ai.

Marrëveshja prej 11 nenesh, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.

You Might Also Like

851 qytetarë ndërruan Qendrën e Votimit, afati vazhdon deri më 29 gusht

Kuvendi dhe konflikti i interesit paralizojnë Autoritetin e Konkurrencës

Rama: Gjykata e Apelit aprovon ankesën e komunës për sheshin ‘Xhorxh Bush’

Epopeja e Rahovecit, Osmani: Përulemi me nderim para sakrificës së dëshmorë

Abrashi: Bashkëpunimi me partitë kërkon pjesëmarrje të plotë në qeverisje

Kosova Times March 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Siria dhe Izraeli po negociojnë fshehurazi, qëllimi është një marrëveshje historike

Kosova Times Kosova Times May 16, 2025
Rusia nisi një sulm të dyfishtë ndaj Ukrainës: U vranë punëtorë humanitarë, u dogjën shtëpive
Pse dhe sa po e destabilizon Rusia Moldavinë
Horoskopi ditor për 10 gusht
Kanoset një çift në Banjskë të Zveçanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?