By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të mërkurën dhe të enjten Kuvendi mban seancë plenare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të mërkurën dhe të enjten Kuvendi mban seancë plenare
Lajme

Të mërkurën dhe të enjten Kuvendi mban seancë plenare

Kosova Times
Last updated: 2023/03/20 at 3:53 PM
Kosova Times Published March 20, 2023
Share
SHARE

Të mërkurën, më 22 mars dhe të enjten, më 23 mars 2023, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca.

Në seancën e të mërkurës Kuvendi do të trajtojë pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërsa të enjten do të mbajë seancë të re.

Pas votimit të projektligjeve për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare, në Kuvend do të zhvillohet debat me kryeministrin Albin Kurti lidhur me bisedimet e fundit Kosovë-Serbi, për të vijuar me shqyrtimin e Projekt-rezolutës për dyvjeçarin e Qeverisë Kurti II.

Në vazhdim pritet të votohet në parim për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, si dhe për atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158.

Seanca do të vijojë me shqyrtimin e Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe formimin e Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar.

Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave do të jetë pikë e radhës e rendit të ditës, për t’u pasuar me zgjedhjen e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave dhe një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Në seancën e të enjtes pritet të shqyrtohen në parim edhe dy projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë dhe ai për organizimin e tregut për produktet bujqësore.

Pikë e fundit e rendit të ditës ndërkaq do të jetë themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

Kryesia në mbledhjen e sotme, konform përgjegjësive të saj kushtetuese shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit. ​/Kosovatimes/

You Might Also Like

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

KEDS: Ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin në nivelin rekord

Kosova Times March 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-kreu i administratës së rajonit Kherson u gjet i vdekur në Kiev

Kosova Times Kosova Times September 18, 2023
Ekspertët shohin rrezik për stagflacion, thirrje qeverisë për reagim
Atëherë dhe tani: Rilindja e Buçës
Digjet vetura, humb jetën një i moshuar në Leshan të Suharekës
Aksioni në veri, Krasniqi: U mbyllën 5 zyre paralele të Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?