By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tre persona humbën jetën në rajonin e Odesës për shkak të shpërthimeve në det
August 10, 2025
“Harta” e Instagramit shkaktoi një stuhi reagimesh, përdoruesit ankohen për shkelje të privatësisë
August 10, 2025
Një linjë e rrallë planetare prej gjashtë planetësh do të jetë e dukshme në qiellin tonë
August 10, 2025
Udhëtim tmerrues në një vendpushim shëndetësor në Kaukaz: Litari i teleferikut këputet ndërsa pasagjerët janë në ajër, disa persona të plagosur
August 10, 2025
Gjendet një foshnjë e vdekur në Rogotin
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Më shumë autonomi e më pak shtet!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Më shumë autonomi e më pak shtet!
Opinion

Më shumë autonomi e më pak shtet!

Kosova Times
Last updated: 2023/03/21 at 2:12 PM
Kosova Times Published March 21, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Modeli i ri i Asociacionit “sui generis” me kompetencat e Autonomisë, përveç shkeljes së Kushtetues e cenon rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Mos nënshkrimi i marrëveshjes nga presidenti i Serbisë, është tejkalim i të gjitha orekseve grabitqare të Serbisë, e cila nuk u mjaftua me diskriminimin më pozitiv të mundshëm të pakicës serbe me planin ‘Planin e Ahtisarit’, por as me planin franko-gjerman, me të cilin e kemi “Ahtisari Plus”, për implementimin e të cilit kërkohen ndryshime në Kushtetutën e Kosovës.

Asociacioni një “Rrip i Gazës” në Ballkan

Autonomia e Asociacionit apo e pakicës serbe në Kosovë është ekuivalente me pavarësinë e shumicës shqiptare, madje Autonomia e Asociacionit është më e madhe sesa Pavarësia e shtetit të Kosovës. Nëse ju referohemi aspekteve numerike, atëherë më e madhe, më e zgjeruar dhe më e fuqishme do të bëhet Autonomia e Zaje(b)dnicës serbe sesa Pavarësia e Kosovës shkaku i shtrirjes gjeografike të Serbisë në Kosovë.

Ndarja në baza etnike e Kosovës sipas planit franko-gjerman, e shtron nevojën imediate të riorganizimit të shqiptarëve në një shtet të përbashkët në Ballkan. Në të kundërtën, çdo vonesë në këtë drejtim do t’na kushtojë me tkurrje të reja territoriale.

Kosova në dialogun e Brukselit dhe në takimin Ohrit e pranoi Asociacionin me kompetencat e Autonomisë dhe eksterritorialitetit të Kishave dhe Manastireve serbe pa marrë asgjë në këmbim!

Përveçse nuk e mori njohjen reciproke dhe as ulësen në OKB, Kosova vazhdon të mbetet në Preambulën e Kushtetutës së Serbisë, e cila Kosovën e njeh si pjesë integrale të saj.

Të paktën kryeministri ynë do duhej të insistonte në vënjen e kushtit për heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, gjë e cila do t’i hapte rrugën ndryshimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila e njehë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, kurse këtë të fundit vetëm si territor e jo si shtet.

Marrëveshja e Ohrit, fundi i kauzave të rrejshme

Siç duket më në fund, Albin Kurtit ju djeg edhe karta e fundit e mashtrimit me të cilën erdhi në pushtet, pra, siç ishte ajo “ZAJEDNICA nuk kalon”, me të cilën i mashtroj analfabetët e tij funksional, këta “ushtarët” e Facebook-ut të cilët e sollën në pushtet.

Sado të guximshme, janë të pamjaftueshme reagimet individuale të analistëve të pavarur, të cilët si çdo herë e thonë të vërtetën lakuriqe, pa frikë dhe pa glorifikime ndaj negociatorëve, në këtë rast të vetmit në negociata, kryeministrit Albin Kurti, i cili të vetmen gjë që e ka trashëguar nga opozitarizmi janë, fjalët e mëdha e punët kurrkah. Ai dështimin e tij në dialog po mundohet ta mbulojë me ndryshimin e terminologjisë së kompetencave të Asociacionit.

Ajo çka ka ndodhur është thjesht ndërrimi i terminologjisë së Asociacionit, fillimisht nga “Zajednicë” në vetëqeverisje, vetadministrim, e së fundmi në vetë-menaxhim. E që në fakt, secili emërtim ngërthen në vete kompetenca juridike dhe administrative të ndara nga shteti i Kosovës.

You Might Also Like

Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal

Ukraina e ngrirë në Alaskë

Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes

Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Kosova Times March 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Evakuim masiv i turistëve për shkak të zjarrit në Kretë

Kosova Times Kosova Times July 3, 2025
Konjufca: BE nuk mund t’ia marrë Kosovës kompetencat për Asociacionin
Konjufca: Deklarata e 2 korrikut u bë zë unitar i popullit shqiptar në Kosovë
Bosnjë: Aktakuzë kundër komandantëve të ushtrisë së Republikës Sërpska për krime lufte
Në Moskë shpërthen makina e pronarit të lokalit Coyote, tre persona kanë mbetur të plagosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?