By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”
September 19, 2025
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj Trump!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj Trump!?
Rajon / Botë

Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj Trump!?

Kosova Times
Last updated: 2023/03/22 at 8:25 AM
Kosova Times Published March 22, 2023
Share
SHARE

Rreth gjysma e amerikanëve besojnë se hetimet e prokurorit të Nju Jorkut ndaj zotit Trump për pagesën e aktores së filmave pornografikë në këmbim të heshtjes është i motivuar politkisht, por një shumicë e madhe i konsideron akuzat të besueshme, sipas një ankete të opinionit publik nga Reuters/Ipsos.

Sondazhi dyditor, që u mbyll të martën, gjeti se 54% e të anketuarve, mes tyre 80% republikanë dhe 32% demokratë, thanë se politika ishte nxitësi i çështjes penale nga një juri e madhe në Manhatan.

70% e të anketuarve dhe gjysma e republikanëve thanë se ishte e besueshme që zoti Trump gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 e pagoi aktoren e filmave pornonografikë Stormy Daniels për heshtjen e saj në lidhje me një madhënie të dyshuar intime.

Rreth 62% e të anketuarve, përfshirë një të tretën e republikanëve, thanë se ishte gjithashtu e besueshme që zoti Trump falsifikoi të dhënat e biznesit.

 

Gjetjet vënë në pah natyrën e paprecedentë të hetimeve kriminale ndaj zotit Trump ndërsa ai kërkon të sigurojë mbështetjen e republikanëve në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Asnjë president amerikan nuk është përballur ndonjëherë me akuza penale në gjykatë.

 

Zoti Trump, i cili po përballet me një konkurrencë që mund të jetë e ashpër në përpjekjen e tretë për të marrë emërimin e Partisë Republikane, ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë lidhje jashtëmartesore me aktoren Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford.

Ish-Presidenti Trump tha të shtunën se priste të arrestohej të martën ndërsa u kërkoi mbështetësve të tij të dhurojnë para për fushatën e tij presidenciale. Një juri e madhe në Manhatan po shqyrton mundësinë e ngritjes së padisë.

Zyrtarë dhe analistë të Partisë Republikane kanë thënë se ndjekja penale e zotit Trump vetëm sa do të përforconte vendosmërinë e mbështetësve të tij më besnikë.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, një rival i mundshëm për të marrë emërimin e Partisë Republikane, e ka kritikuar atë që ai e quajti, politizim të zyrës së prokurorit të qarkut të Manhattanit. Zoti DeSanis gjithashtu e ka kritikuar në mënyrë anësore zotin Trump.

Republikani Trump u përgjigj në mënyrë agresive përmes një postimi me kuptime të ndryshme në platformën e tij “Truth Social”.

Rreth nëntë në 10 të anketuar thanë se kishin dëgjuar për çështjen e prokurorit të Manhatanit kundër zotit Trump, një prej disa hetimeve ndaj tij. Një prokuror qarku në Xhorxhia po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave ndaj zotit Trump lidhur me përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Zoti Trump pretendon në mënyrë të rreme se humbja e tij ndaj presidentit demokrat Joe Biden ishte për shkak të mashtrimeve. Në regjistrimet telefonike ai dëgjohet tek u kërkon zyrtarëve të zgjedhjeve në Xhorxhia që të gjenin votat e duhura që ai të fitonte.

Ai përballet gjithashtu me hetimet e Departamentit të Drejtësisë për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, si dhe përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Rreth 54% e të anketuarve, mes tyre 85% demokratë dhe 21% republikanë, thanë se janë të besueshme akuzat se zoti Trump kërkoi të bënte mashtrime zgjedhore.

Sondazhi nga Reuters/Ipsos anketoi 1003 të rritur në mbarë vendin, mes tyre 415 demokratë dhe 383 republikanë./VOA/

You Might Also Like

Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”

Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur

Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet

Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok

BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së

Kosova Times March 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

Kosova Times Kosova Times June 24, 2025
Nënkultura “PMC Redan”: çfarë është ajo?
Një mace në Amerikë kaloi 1500 kilometra për t’u kthyer te pronarët e saj
‘Deputetë, emri juaj është bllokadë’, organizatat protestojnë para Kuvendit
Kurti: Pasaporta e Republikës sonë po fuqizohet më shumë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?