By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarët “heqin” dorë nga kafeja, 30% ime pak import nga çmimet e larta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Shqiptarët “heqin” dorë nga kafeja, 30% ime pak import nga çmimet e larta
Lajme

Shqiptarët “heqin” dorë nga kafeja, 30% ime pak import nga çmimet e larta

Kosova Times
Last updated: 2023/03/22 at 8:29 AM
Kosova Times Published March 22, 2023
Share
SHARE

Konsumi i kafesë në bare është kthyer në një stil jetese për shqiptarët, ku shumë prej tyre nuk mund ta nisin ditën pa kafe.

Por në këtë fillimvit, importet e kafesë për muajin janar janë ulur 30% krahasuar me muajin janar të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Në fillim të këtij viti janë importuar 534 tonë kafe, sasia më e ulët që nga viti 2019.

Në raport me mesataren e importit të kafesë për muajin janar të 4 viteve të fundit (2019-2022) rënia është 20%. Pakësimi i importeve të kafesë ka nisur që vitin e kaluar. Në total, importet e kafesë për 2022 u ulën 14% krahasuar me 2021.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohon se rënia e importeve është ndikuar nga çmimet e rritura të kafesë, ku shumë operatorë kanë magazinuar blerjet në muajin dhjetor.

 

Fryrja e blerjeve për fundviti theksohet edhe nga kontabilistët, ku sipas Sotiraq Dhamos, bizneset e shërbimit gjithmonë në muajin dhjetor për të amortizuar humbjet nga rritja e çmimeve magazinojnë mallin e blerë.

 

Përfaqësues të shoqatës gjithashtu shtojnë se në këtë fillimviti ka rënie të konsumit të kafesë 15 deri 20% për shkak të tkurrjes së fuqisë blerëse nga rritja e përgjithshme e çmimeve të produkteve të shportës ushqimore.

Në këtë periudhë në bare dhe restorante ka rënë konsumi edhe për çajet dhe pijet alkoolike .

Vitin e kaluar, rënia e konsumit në këto sipërmarrje nisi që në muajt shkurt-mars kur pati rritje të çmimeve të produkteve të shportës, por edhe të lëndëve të para nga importi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve rriti presionin për shtrenjtim të çmimeve në bare dhe restorante.

Konsumi pati zvogëlim edhe në 2021, për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Në vend kanë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës.

Gjithashtu sektori po përballet edhe me një tjetër krizë atë të mungesës së fuqisë punëtore. Deri në 2019-n, sipas të dhënave të INSTAT, të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.

Shumë subjekte bare dhe restorante e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të rinj. Edhe ata pak punonjës që kanë mbetur në vend kërkojnë pagesa të larta.

Kjo gjendje vështirësoi edhe më tepër aktivitetin e këtyre strukturave për vitin e kaluar. Në bare dhe restorante sipas të dhënave të shoqatës ka mungesa prej 15,000 vende punësh. /monitor/

You Might Also Like

Çmimet e konsumit 3% më të larta krahasuar me vitin e kaluar

Kurti e Mesiq biseduan për rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Kosova anëtare e GS1M, barkodet kosovare tashmë të njohura globalisht

Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO

BE-ja mbështet vërejtjet e Dhomës së Tregtisë për tregun energjetik

Kosova Times March 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hoti: Hipokrizia e Kurtit mbi marrëveshjen e Washingtonit është dështim historik

Kosova Times Kosova Times January 28, 2025
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Vuçiq: Vendimi për dinarin, sulm ndaj popullatës serbe në Kosovë
Trupat ruse nisën një sulm me raketa ndaj Nikolaev. Ka të vdekur dhe të plagosur
Shega Hashani dhe Mohamed Sallama fitues të turnet “Ahmet Hoxha”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?