By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse opozita në entitetin serb ne BH nuk ofron një alternativë?
November 3, 2025
Gruaja e një gjenerali të IDF-së “zbuloi” rastin e përdhunimit të palestinezëve te gazetarët: Pas presionit brutal nga e djathta, ajo u përpoq të vriste veten
November 3, 2025
Policia në Beograd arrestoi 37 persona, midis tyre një ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit
November 3, 2025
Ushtarët ukrainas: Shkurt, Pokrovsk dhe Mirnohrad tashmë kanë mbaruar
November 3, 2025
Qeni vret një foshnjë nëntëmuajshe në Mbretërinë e Bashkuar
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Siria thotë se Izraeli e sulmoi aeroportin e Alepos
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Siria thotë se Izraeli e sulmoi aeroportin e Alepos
Rajon / Botë

Siria thotë se Izraeli e sulmoi aeroportin e Alepos

Kosova Times
Last updated: 2023/03/22 at 11:41 AM
Kosova Times Published March 22, 2023
Share
SHARE

Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj aeroportit të Alepos më 22 mars, duke shkaktuar dëme, tha Ministria e Mbrojtjes siriane.

Autoritetet siriane nuk njoftuan për viktima. Ky është sulmi i dytë i këtij lloji ndaj këtij aeroporti gjatë këtij muaji.

Aeroporti në Alepo, që është qyteti i dytë më i madh në Siri, ka qenë një kanal kryesor për dërgimin e ndihmave që nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit që goditën Turqinë dhe Sirinë.

“Rreth orës 03:55, sipas kohës lokale, Izraeli armik kreu një sulm ajror, duke shënjestruar aeroportin ndërkombëtar të Alepos e duke shkaktuar disa dëme materiale”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Sirisë.

“Disa raketa” u lëshuan nga Mesdheu, pranë brigjeve të qytetit Latakia, shtoi ministria.

Zyrtari i Ministrisë së Transportit, Suleiman Khalil, i tha AFP-së se autoritetet janë duke vlerësuar dëmet.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet shënjestruan “ndërtesën e aeroportit dhe një depo të armëve që i përket forcave pro-iraniane që gjendet në perimetrin e aeroportit”. Ky grup monitorues tha se depoja e armëve “është shkatërruar plotësisht”.

Më 7 mars, tre persona u vranë pas një sulmi ajror izraelit ndaj këtij aeroporti, duke shkaktuar ndërprerjen e të gjitha fluturimeve. Aeroporti i rihap pas disa ditësh.

Mbi 80 fluturime, që bartnin ndihma, u kryen në Alepo, për të ndihmuar të prekurit e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit, tha Ministria e Transportit të Sirisë.

Lufta civile në Siri ka nisur më 2011 dhe Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore ndaj Sirisë, kryesisht duke goditur caqet e ushtrisë siriane dhe të aleatëve të saj iranianë dhe të Hezbollahut.

Izraeli në vitet e fundit ka kryer sulme disa herë ndaj aeroporteve në Alepo dhe Damask.

You Might Also Like

Pse opozita në entitetin serb ne BH nuk ofron një alternativë?

Gruaja e një gjenerali të IDF-së “zbuloi” rastin e përdhunimit të palestinezëve te gazetarët: Pas presionit brutal nga e djathta, ajo u përpoq të vriste veten

Policia në Beograd arrestoi 37 persona, midis tyre një ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit

Ushtarët ukrainas: Shkurt, Pokrovsk dhe Mirnohrad tashmë kanë mbaruar

Qeni vret një foshnjë nëntëmuajshe në Mbretërinë e Bashkuar

Kosova Times March 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Dosja e Prokurorisë: 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer në vlerë mbi 600 mijë euro nuk erdhën në Kosovë

Kosova Times Kosova Times August 19, 2023
“Nuk ka vendim” për mbyllje të kufijve në Rusi
Bajrami kundër Golajt: më 9 shkurt, populli do t’ua tregojë vendin për shpifje dhe mashtrime
Palestinezët raportojnë për viktima nga sulmet izraelite në Gazë
Haradinaj: Krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?