By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut kryen testime të reja të raketave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut kryen testime të reja të raketave
Rajon / Botë

Koreja e Veriut kryen testime të reja të raketave

Kosova Times
Last updated: 2023/03/22 at 11:52 AM
Kosova Times Published March 22, 2023
Share
SHARE

Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa më 22 mars, tha ushtria e Seulit. Lëshimi i fundit i raketave vjen në kohën kur Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

“Ushtria e Koresë së Jugut ka detektuar lëshimin e disa raketa në Detin e Lindjes” nga Koreja e Veriut, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Seulit, duke iu referuar detit që njihet edhe si Deti i Japonisë.

“Detajet specifike po analizohen nga autoritetet e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara”, u tha në deklaratë.

Pasi vitin e kaluar, Koreja e Veriut testoi një numër rekord të armëve dhe rriti kërcënimin bërthamor, Seuli dhe Uashingtoni kanë rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe më 13 mars kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake, që janë më të mëdhatë në pesë vjetët e fundit.

Të njohura si Mburoja e Lirisë, stërvitjet do të mbahen për të paktën dhjetë ditë.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se do të “kryejë me sukses stërvitjet e planifikuara nën një qëndrim të fortë të mbrojtjes”.

Koreja e Veriut i sheh të gjitha stërvitjet ushtarake si përgatitje për pushtim dhe thotë se ato janë “shpallje e luftës”. Phenjani vazhdimisht ka kërcënuar se do të ndërmarrë masa të mëdha për t’iu kundërpërgjigjur stërvitjeve ushtarake.

Lëshimet e raketave më 22 mars vijnë një javë pasi Koreja e Veriut testoi raketën më të madhe dhe më të fuqishme, Hwasong-17. Ai ishte testimi i dytë gjatë këtij viti i një rakete balistike ndërkontinentale.

Media shtetërore verikoreane tha se lëshimi i raketës balistike ndërkontinentale u bë për shkak të stërvitjeve të ShBA-së dhe Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut vitin e kaluar e shpalli veten si fuqi “të pakthyeshme” bërthamore dhe lideri verikorean, Kim Jong Un, së fundmi ka kërkuar një rritje “të madhe” të prodhimit të armëve, përfshirë edhe armëve taktike bërthamore.

Gjatë këtij muaji, Kim po ashtu ka urdhëruar ushtrinë e Koresë së Veriut që të intensifikojë ushtrimet për t’u përgatitur për “një luftë të vërtetë”.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times March 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kina ndalon publikimin e shkallës së papunësisë te të rinjtë

Kosova Times Kosova Times August 15, 2023
Trump mohon aksesin në informacione të klasifikuara për Biden, Harris dhe Hillary Clinton
Steinmeier: Gjermania do të mbetet partner i besueshëm për Kosovën
PDK vlerëson mbështetjen e ShBA dhe inkurajon qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë
Policia nxjerr detaje për vdekjen e të burgosurit në Dubravë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?