By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin
January 1, 2026
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës
Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës

Kosova Times
Last updated: 2022/09/20 at 2:21 PM
Kosova Times Published September 20, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Marie Christine Butel.

Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të saj, Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Butel për bashkëpunimin dhe angazhimin në Kosovë përgjatë tre viteve, që nga shtatori i vitit 2019. Ai vlerësoi kontributin e saj për projekte në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë, si dhe për thellimin e zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale. Në veçanti theksoi përkushtimin e saj për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Te Franca shohim shtetin aleat dhe popullin mik të Republikës së Kosovës. Vlerat e saj për lirinë, demokracinë, të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve, që i kemi mësuar nga Franca, duam t’i aplikojmë edhe në Kosovë, në vendimet tona dhe në përpilimin e programeve tona qeveritare, tha Kryeministri Kurti. Ai theksoi se ka mirëpritur përfshirjen aktive të Francës në procesin e dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.

Ambasadorja Butel vlerësoi pjekurinë demokratike në Kosovë, që ka sjellë ndryshimin në vend. Po ashtu, vlerësoi reformat strukturore të ndërmarra nga Qeveria. Ajo theksoi se Franca ka interes të veçantë për Ballkanin dhe se është e interesuar të përforcojë lidhjet me Kosovën, si dhe ta përmirësojë imazhin e Kosovës, si vend që di të bashkëpunojë edhe në sfera ndëruniversitare e kulturore.

Duke folur për përvojën e saj në Kosovë, ambasadorja Butel potencoi avancimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Francë, duke theksuar marrëveshjet në kulturë e ekonomi. Ajo veçoi marrëveshjen për bashkëprodhimin e filmave, si dhe projektin e impiantit të ujërave të ndotura në Prishtinë, që pas shumë vështirësive tani është në binarë.

Duke shprehur mirënjohje për kontributin e saj për vendin tonë, Kryeministri Kurti i uroi ambasadores Butel suksese në angazhimet e saj të radhës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar

Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Abdixhiku: Daci, figurë shtyllë e institucioneve dhe lirisë së Kosovës

Kosova Times September 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Southampton rikthehet në Premier League

Kosova Times Kosova Times May 26, 2024
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
Mitsotakis për portin e Pireut: Marrëveshje të dobishme reciprokisht me SHBA-në, pa vënë në pikëpyetje investimet e kaluara
The Mirror: Familja mbretërore e ka cilësuar si tradhtar: “Harry nuk do falet kurrë për ato që ka publikuar”
Dukaj uron Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin në zgjedhje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?