By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.
November 3, 2025
Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
Anija patrulluese ruse valëvit flamurin Wagner në kufirin me Estoninë
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kelmendi: Raportet kredibile ndërkombëtare tregojnë së Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në sundimin e ligjit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kelmendi: Raportet kredibile ndërkombëtare tregojnë së Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në sundimin e ligjit
Lajme

Kelmendi: Raportet kredibile ndërkombëtare tregojnë së Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në sundimin e ligjit

Kosova Times
Last updated: 2023/03/25 at 3:10 PM
Kosova Times Published March 25, 2023
Share
SHARE

Është mbajtur sot Konferenca Vjetore e Prokurorëve të Shtetit, e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka theksuar se raportet kredibile ndërkombëtare tregojnë së Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në sundimin e ligjit, jo vetëm në rajon por edhe në nivel botëror, ku Sistemi Prokurorial ka pasur rolin vendimtar në këto suksese.

“Këto suksese në kohën e fundit po i pranojnë edhe ata që në vazhdimësi kanë kritikuar dhe vazhdojnë ta kritikojnë Sistemin Prokurorial. Arrestimet e zyrtarëve publik, sekuestrimet, shkatërrimi i disa grupeve kriminale dhe shkatërrimi i disa laboratorëve për përpunimin e narkotikëve, janë vetëm disa nga sukseset për të cilat flasin përfaqësuesit e pushteteve tjera në Kosovë, dhe ky është argumenti më i mirë se edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset e punës tonë’’ ka thënë Kelmendi.

Gjithashtu, Kelmendi ka potencuar se gjatë vitit 2022, Prokurori i Shtetit ka pranuar në punë 50,998 kallëzime penale, ndërsa ka arritur t’i zgjidhë 44,247 kallëzime penale, ose 86.76% e lëndëve të pranuara gjatë periudhës raportuese.

Po ashtu, Kelmendi iu ka bërë thirrje të gjithëve që në të ardhmen të tregojnë përkushtim, profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi më të madhe në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore, të luani një rol më aktiv në drejtim të forcimit të pavarësisë, paanshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies, në mënyrë që ta forconi besimin e qytetarëve në Sistemin e Prokurorial.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka bërë një falënderim të veçantë për shoqërinë civile, e cila shpesh herë ka pasur qëndrime konstruktive siç ishte rasti i reagimit të tyre për uljen drastike të pagave për prokurorët dhe gjyqtarët, por edhe duke bërë kritika pozitive për Sistemin Prokurorial. Këto kritika kanë qenë dhe do të jenë një shtytje për të përmirësuar punën tonë në interes të qytetarëve dhe drejtësisë.

Fjalë rasti në këtë konferencë patën, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, si dhe John Hanley, Këshilltar ligjor në Ambasadën Amerikane, të cilët përshëndetën punimet e kësaj konference.

Gjatë kësaj konference janë prezantuar dhe diskutuar temat të ndryshme, si Objektivat e Prokurorit të Shtetit për vitin 2023, Prezantimi lidhur me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Aplikimi i procedurave alternative nga prokurorët e shtetit, Veprat penale kundër integritetit seksual dhe dhunës në familje, Veprat penale të korrupsionit dhe krimeve ekonomik, si dhe prezantimi i Programit Wake Forest nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Po ashtu, gjatë kësaj konference janë mbajtur zgjedhjet për zgjedhjen e Kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës. Me shumicë të votave të prokurorëve, Kryetar i Shoqatës është zgjedhur Prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, ndërkaq zëvendëskryetar i kësaj shoqate është zgjedhur, Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ali Ajdini. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Murati: Mosformimi i komisioneve të Kuvendit po e bllokon buxhetin e RTK-së

Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës

UP-ja marrëveshje me universitetin nga Turiqia

Spiropali do ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Kosova Times March 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Havai

Kosova Times Kosova Times August 12, 2023
Elita rikthehet me disa duele të ‘nxehta’
Leverkuseni i Xhakës hesht Romën
SHBA kryen ekzekutime me pushkatim për herë të parë në 15 vjet
Gjermanët ankohen për ushqimin në spitale: “Katastrofë absolute. Çnjerëzore”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?