By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 qershor
June 10, 2025
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
June 10, 2025
Ngjarjet e datës 10 qershor
June 10, 2025
Sot hapet Panairi i Përgjithshëm `Prishtina 2025`
June 10, 2025
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nikolla: E mbështesim Kosovën në rrugën euroatlantike dhe dialogun me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nikolla: E mbështesim Kosovën në rrugën euroatlantike dhe dialogun me Serbinë
Rajon / Botë

Nikolla: E mbështesim Kosovën në rrugën euroatlantike dhe dialogun me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/26 at 1:38 PM
Kosova Times Published March 26, 2023
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti sot në takim kryeministrin Albin Kurti.

Pasi i uroi mirëseardhjen, Nikolla e përgëzoi Kurtin për punët e mira që po bën Qeveria e Kosovës si dhe për durimin, qetësinë, maturinë dhe qëndrimet e guximshme në bashkëpunimin me BE-në dhe ShBA-në për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Kuvendi nxit e mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat dhe mbështesim vendimet e Qeverisë së Kosovës, si vendime të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të një shteti sovran dhe të pavarur. Bashkëpunimi intensiv mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës është në ditët më të mira. Ne mbështesim perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe vijojmë të lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB dhe organizatat ndërkombëtare” .

Ajo tha se e mbështesin dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“E mbështesim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë dhe e vetme drejt njohjes së ndërsjellët mes dy vendeve, vlerësojmë Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e BE-së dhe ShBA-së në zbatimin e aneksit të këtij Plani. Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike”, u shpreh Nikolla.

Kryeministri Kurti falënderoi Nikollën për mbështetjen institucionale të bashkëpunimit dypalësh, si kryetare e Kuvendit, raporton Abcnews.

Kurti vuri në dukje progresin e dukshëm në zhvillimin ekonomik, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe nënvizoi se ekonomia, demokracia dhe integrimi po ecin në mënyrë komplementare, duke respektuar njëkohësisht të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Kryeministri Kurti vuri në dukje vendosmërinë e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe duke bashkëpunuar ngushtë me BE-në dhe ShBA-në.

You Might Also Like

Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma

Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael

Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Kosova Times March 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shefi i CIA-s takoi homologun e tij rus

Kosova Times Kosova Times November 14, 2022
Haxhiu: Të reagojnë institucionet e drejtësisë ndaj Tahirit
Rusia akuzon gjashtë danezë për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë
BB Llapi kampion i Ligës së Parë në futsall
Operacioni Pimlico. Arratisja e Oleg Gordievsky nga BRSS
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?