Shpella e Gadimes – Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë, ndodhet në fshatin Gadime e Ulët në Komunën e Lipjanit.
Ajo është zbuluar më 1967 nga banori i fshatit Ahmet Asllani. Pas zbulimit, shpella dhe sipërfaqja përreth saj prej 38.6 hektarësh është marrë nën mbrojtje ligjore.
![Shpella e Gadimes me kanalet e saj është e lokalizuar në "Sukën e Mërturit”, ndërsa hyrja ndodhet në pjesën e poshtme të grykës së lumit Klysura në lartësi mbidetare prej 580 metrash.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-d767-08db2c4cf125_cx0_cy9_cw0_w1023_r1_s.jpg)
1Shpella e Gadimes me kanalet e saj është e lokalizuar në “Sukën e Mërturit”, ndërsa hyrja ndodhet në pjesën e poshtme të grykës së lumit Klysura në lartësi mbidetare prej 580 metrash.
![Për shkak të vlerave të mëdha, kristaleve, dukurive shpellore interesante dhe pozitës së përshtatshme shpella ishte hapur për vizitorë në vitin 1976.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-b3f4-08db2c4cd071_w1023_s.jpg)
Për shkak të vlerave të mëdha, kristaleve, dukurive shpellore interesante dhe pozitës së përshtatshme shpella ishte hapur për vizitorë në vitin 1976.
![Shpella e Gadimes paraqet fenomen karstik unik jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Është e zhvilluar nga gurët gëlqerorë me moshë paleozoike të mermerizuar me dimensione të vogla hapësinore e të ndërfutur në shkëmbinjtë e fletëzuar (rreshpet).](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-5701-08db2c4ce627_w1023_s.jpg)
3Shpella e Gadimes paraqet fenomen karstik unik jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Është e zhvilluar nga gurët gëlqerorë me moshë paleozoike të mermerizuar me dimensione të vogla hapësinore e të ndërfutur në shkëmbinjtë e fletëzuar (rreshpet).
![Kjo pamje më afër tregon Hartën e Kosovës - formë kjo e krijuar natyrshëm nga gurët dhe kristalet brenda shpellës.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-e7e8-08db2c4ce48d_w1023_s.jpg)
4Kjo pamje më afër tregon Hartën e Kosovës – formë kjo e krijuar natyrshëm nga gurët dhe kristalet brenda shpellës.
![Kanalet, galeritë dhe boshllëqet e kësaj shpelle janë krijuar në mermer paleozoiku, çka e bëjnë këtë shpellë të rrallë dhe të veçantë dhe me përmasa botërore.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-dfc8-08db2c4ce32a_w1023_s.jpg)
5Kanalet, galeritë dhe boshllëqet e kësaj shpelle janë krijuar në mermer paleozoiku, çka e bëjnë këtë shpellë të rrallë dhe të veçantë dhe me përmasa botërore.
![Një tjetër formë interesante e formuar nga gurët gëlqerorë është edhe Mjekra e Skënderbeut. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-d783-08db2c4cda32_w1023_s.jpg)
6Një tjetër formë interesante e formuar nga gurët gëlqerorë është edhe Mjekra e Skënderbeut.
![Tunelet e ndriçuara brenda Shpellës së Gadimes. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-4e40-08db2c4cf365_w1023_s.jpg)
7Tunelet e ndriçuara brenda Shpellës së Gadimes.
![Stalaktidet dhe stalagmitet përbëjnë një pikë tjetër interesimi për vizitorët e Shpellës së Gadimes. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-2598-08db2c4cdb0c_w1023_s.jpg)
8Stalaktidet dhe stalagmitet përbëjnë një pikë tjetër interesimi për vizitorët e Shpellës së Gadimes.
![Këta dy gurë gëlqeror, stalaktid dhe stalagmit, njihen si Romeo e Xhulieta dhe gjenden në këndin e quajtur Kopshti i dashurisë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-1a7e-08db2c4cd979_w1023_s.jpg)
9Këta dy gurë gëlqeror, stalaktid dhe stalagmit, njihen si Romeo e Xhulieta dhe gjenden në këndin e quajtur Kopshti i dashurisë.
![Bazuar në rritjen e kristalit në një cm për 30.000 vjet, mund të themi se kjo shpellë është e vjetër 80.000 vjet.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-007e-08db2c4cd06e_w1023_s.jpg)
10Bazuar në rritjen e kristalit në një cm për 30.000 vjet, mund të themi se kjo shpellë është e vjetër 80.000 vjet.
![Një nga korridoret e shpellës ku gurët kanë ngjyra të ndryshme.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-36c4-08db2c4cefb5_w1023_s.jpg)
11Një nga korridoret e shpellës ku gurët kanë ngjyra të ndryshme.
![Në aspekt hidrologjik, Shpella e Gadimes është e pasur edhe me ujëra nëntokësore. Brenda shpellës është një liqe, i njohur si Liqeni i Fortunës, ku vizitorët hedhin para për realizimin e dëshirave. Ky liqe është i thellë rreth 15 metra dhe rreth dy metra i gjerë. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-74aa-08db2c4cef9e_w1023_s.jpg)
12Në aspekt hidrologjik, Shpella e Gadimes është e pasur edhe me ujëra nëntokësore. Brenda shpellës është një liqe, i njohur si Liqeni i Fortunës, ku vizitorët hedhin para për realizimin e dëshirave. Ky liqe është i thellë rreth 15 metra dhe rreth dy metra i gjerë.
![Një tjetër tunel në fillim të brendisë së Shpellës së Gadimes. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-4fef-08db2c4ce660_w1023_s.jpg)
13Një tjetër tunel në fillim të brendisë së Shpellës së Gadimes.
![Pasuri e shpellës që e bën të veçantë është prezenca e aragoniteve, të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla. Kristalet e këtyre stolive, në shpellë paraqiten në Galerinë e Aragoniteve që karakterizohen me forma dhe drejtime të ndryshme të shtrirjes duke e bërë shpellën posaçërisht interesante dhe tërheqëse.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-775c-08db2c4cd076_w1023_s.jpg)
14Pasuri e shpellës që e bën të veçantë është prezenca e aragoniteve, të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla. Kristalet e këtyre stolive, në shpellë paraqiten në Galerinë e Aragoniteve që karakterizohen me forma dhe drejtime të ndryshme të shtrirjes duke e bërë shpellën posaçërisht interesante dhe tërheqëse.
![Temperatura brenda shpellës gjatë verës është 13 gradë, e gjatë dimrit rreth 11 gradë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-cd2f-08db2c4cdb09_w1023_s.jpg)
15Temperatura brenda shpellës gjatë verës është 13 gradë, e gjatë dimrit rreth 11 gradë.
![Shpella është e gjatë më shumë se 1.200 metra, mirëpo për vizitorët janë të mundshme vetëm 800 metra, meqë pjesa tjetër është ende e pakalueshme. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-122a-08db2c4cd06f_w1023_s.jpg)
Shpella është e gjatë më shumë se 1.200 metra, mirëpo për vizitorët janë të mundshme vetëm 800 metra, meqë pjesa tjetër është ende e pakalueshm