By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë
June 26, 2025
Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%
June 26, 2025
Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë
June 26, 2025
Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin
June 26, 2025
IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia e Shqipërisë shpëton një turist serb të lënduar në malin e Jezercës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Policia e Shqipërisë shpëton një turist serb të lënduar në malin e Jezercës
Rajon / Botë

Policia e Shqipërisë shpëton një turist serb të lënduar në malin e Jezercës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/26 at 5:31 PM
Kosova Times Published March 26, 2023
Share
SHARE

Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe ekipin mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë shpëtuar një turist serb që ishte rrëzuar në malin e Jezercës dhe e kishte të pamundur lëvizjen, për shkak se kishte dëmtuar gjymtyrët.

Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan 50 forca policore nga Komisariati i Policisë Tropojë, Njësia Alpine e Reneas, forcat ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Tutje në njoftim për shkak të terrenit shumë të vështirë malor dhe me borë, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, për të dërguar një helikopter, për ta transportuar turistin drejt spitalit, në Tiranë.

“Rreth orës 10:05, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë 4 turistë serbë kanë kërkuar ndihmë, pasi njëri prej tyre, duke eksploruar zonën e Valbonës, në malin e Jezerces, kishte rënë nga një lartësi dhe kishte dëmtuar këmbën”- thuhet në njoftim.

Shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit, sipas njoftimit,  kanë mundur të shkojnë në vendin ku kishte rënë turisti dhe për shkak të terrenit të vështirë malor dhe me dëborë, skuadra alpine e Reneas dhe shërbimet e Policisë kanë kërkuar ndihmën e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes, për të bërë të mundur transportimin e turistit.

“Me ndihmën e helikopterit, pas shumë përpjekjesh, shërbimet e Policisë e kanë futur në helikopter turistin e dëmtuar dhe më pas e kanë zbritur në rrugën e automjeteve, ku dhe helikopteri ka qëndruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore turistit serb”, thuhet në njoftim.

Pas ndihmës mjekësore, bëhet e ditur se  turisti serb është transportuar përsëri me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Turisti serb sipas njoftimit ka falënderuar shërbimet e Policisë, ekipin e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe stafin mjekësor, që i erdhën në ndihmë në kohë reale, për t’i shpëtuar jetën. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e Martin Berishajt

Aktivitet i pazakontë në Fordow përpara sulmit amerikan. Trump: Ata u përpoqën të mbulonin pusetën

Kosova Times March 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Donald Trumpit dhe JD Vance

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Molliqaj: Zgjedhjet e sotme, argument i ri i Vuçiqit për Asociacionin
Shqetësimet e (pa) argumentuara ndaj Macron
Gjermania nderon atasheun e FSK-së, Besim Gashi
Putini i dha Vulin një mesazh për Vuçiqin: Marrëveshja e gazit skadon në mars 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?