By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Amnesty: Përgjigjja e Perëndimit ndaj Ukrainës shpërfaq “standarde të dyfishta”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Amnesty: Përgjigjja e Perëndimit ndaj Ukrainës shpërfaq “standarde të dyfishta”
Rajon / Botë

Amnesty: Përgjigjja e Perëndimit ndaj Ukrainës shpërfaq “standarde të dyfishta”

Kosova Times
Last updated: 2023/03/28 at 4:41 PM
Kosova Times Published March 28, 2023
Share
SHARE

Zemërimi global për luftën e Rusisë në Ukrainë, vitin e kaluar, vetëm sa i ka shpërfaqur “standardet e dyfishta” të Perëndimit ndaj abuzimeve në fushën e të drejtave të njeriut në botë, ka thënë organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International.

Në raportin vjetor për vitin 2022, Amnesty është përqendruar tek ajo që e ka përshkruar si heshtje të Perëndimit ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, shtypjes në Egjipt dhe trajtimit të palestinezëve në Izrael.

“Përgjigjja e Perëndimit ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, ka vënë në pah standardet e dyfishta, duke ekspozuar se sa të parëndësishme kanë qenë reagimet e këtyre vendeve për shkeljet tjera të Kartës së OKB-së”, ka thënë Sekretarja e Përgjithshme e Amnestyt, Agnes Callmard, teksa e ka prezantuar raportin vjetor në Paris.

Sulmet e Rusisë, që kanë nisur më 24 shkurt 2022, “na kanë ofruar një pamje të rrallë të asaj që është e mundshme kur ka vullnet politik” marrë parasysh mbështetjen e Perëndimit ndaj Ukrainës, ka shtuar ajo.

Shumë shtete e kanë sanksionuar Moskën dhe i kanë hapur kufijtë për refugjatët ukrainas, pas nisjes së luftës, derisa Gjykata Ndërkombëtare Penale ka nisur hetime për krime të luftës në Ukrainë.

Mirëpo, Amnesty ka thënë se konflikti ka vënë dritë rreth reagimeve që janë bërë për abuzimet në pjesët tjera të globit.

Në veçanti janë përmendur shkeljet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, mosveprimi në Egjipt dhe refuzimi i përballjes me sistemin e Izraelit “për aparteidin kundër palestinezëve”.

Amnesty, organizata tjetër për të drejta të njeriut, Human Rights Watch dhe raportuesi special i OKB-së, kanë ardhur në përfundim që trajtimi i Izraelit ndaj palestinezëve përbën aparteid, akuzë të cilën e mohon Izraeli.

Aparteidi ka qenë sistem i ndasive me baza racore, që ka ekzistuar në disa rajone afrikane nga viti 1948 deri më 1990

Vitin e kaluar “Qeveritë izraelite kanë marrë masa duke detyruar largimin e më shumë palestinezëve nga shtëpitë e tyre, zgjerimin e territoreve të pushtuara dhe legalizimin e më shumë vendbanimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor”, ka thënë Amnesty.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, kombet e Perëndimit kanë dështuar t’i japin fund atij “sistemi shtypës”.

Pa plan konkret”

Në Arabinë Saudite, aktivistët për të drejta të njeriut vazhdojnë të jenë nëpër burgje, njerëzit janë burgosur për qëndrimet e tyre, 81 burra janë dënuar me vdekje brenda një dite, si dhe migrantët kanë vdekur sa kanë qenë në mbajtje.

Amensty ka thënë se në Egjipt mijëra mbrojtës të të drejtave të njeriut, gazetarë, protestues dhe disidentë të dyshuar, vazhdojnë të jenë nëpër burgje dhe “tortura është e vazhdueshme”.

Ndonëse disa shtete evropiane mirëpresin refugjatët ukrainas, ato nuk e kanë treguar shenjën e njëjtë të mirësisë ndaj njerëzve që u kanë ikur luftërave në Siri, Afganistan dhe Libi, ka thënë Amnesty.

Callamard ka thënë se në Iran, “gratë kanë vdekur pse kanë kërcyer, pse kanë vallëzuar, dhe pse nuk kanë vendosur mbulesën në kokë”, teksa janë mbajtur protesta kundër sistemit islamik të shtetit.

Amnesty e ka përmendur edhe atë që e ka konsideruar dështim të institucioneve globale për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate ndaj konflikteve, duke lënë të vdekur mijëra njerëz, përfshirë ata në Etiopi, Mianmar dhe Jemen”.

Sipas organizatës, lufta në Ukrainë “ka tërhequr vëmendjen dhe burimet nga kriza klimatike dhe konfliktet tjera afatgjate”.

“Më 2022, ne nuk kemi gjetur dëshmi që përgjigjja ndërkombëtare ndaj krizës në Ukrainë do të jetë plan veprimi për konfliktet dhe krizat tjera”, ka thënë ndër tjerash Callamard.

You Might Also Like

Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard

Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase

Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.

Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit

Kompania, avioni i së cilës u rrëzua në Indi, do t’u paguajë 100,000 euro familjeve të çdo personi të vdekur

Kosova Times March 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lukashenko e ftoi Kazakistanin të hyjë në një aleancë me Rusinë për të marrë armë bërthamore

Kosova Times Kosova Times May 28, 2023
Ylli blen amerikanin Jalen Nesbitt
Biserko: Zgjedhjet në Podgoricë janë provë për forcat pro Malit të Zi, Beogradi do të luajë me Milatoviqin
Kuçi: Buxheti i asociacionit është i pavarur dhe i pakontrolluar nga Kosova
Të dyshuarve për vrasjen e Liridonës u është vazhduar paraburgimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?