By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026
January 27, 2026
Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar
January 27, 2026
Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
January 27, 2026
Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë
January 27, 2026
Karbonara me lulelakër: Një version i thjeshtë i klasikut italian, por pa vezë dhe proshutë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministria e Drejtësisë i përmend të arriturat e veta në dyvjeçarin e qeverisjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ministria e Drejtësisë i përmend të arriturat e veta në dyvjeçarin e qeverisjes
Lajme

Ministria e Drejtësisë i përmend të arriturat e veta në dyvjeçarin e qeverisjes

Kosova Times
Last updated: 2023/03/31 at 5:54 PM
Kosova Times Published March 31, 2023
Share
SHARE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministri Blerim Sallahu, përmes një video informuese, kanë prezantuar punën dy vjeçare të Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me reformën në sistemin e drejtësisë, hartimin e politikave kundër korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore dhe transparencën.

Ministrja Haxhiu theksoni punën që është duke u bërë në kompletimin e bazës ligjore që mundëson zhvillimin e Vetingut, i cili do të siguroj që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, efikas dhe transparentë dhe gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës të kenë integritet moral por edhe profesional.

Gjatë prezantimit të punës dy vjeçare, ministrja Haxhiu tha se është bërë kursimi i buxhetit publik, ku përmendi fitoren e Republikës së Kosovës në dy raste në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit në vlerë rreth 100 milionë euro.

Si prioritet tjetër që është punuar, ministrja Haxhiu vlerësoi edhe adresimin e krimeve të luftës ku janë ndërmarr hapa duke rritur kapacitetet me 4 prokuror në Prokurorinë Speciale dhe 6 bashkëpunëtor profesional  për trajtimin e krimeve të luftës, themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, i cili pritet të funksionalizohet gjatë vitit 2023 dhe hartimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale.

Ministrja Haxhiu tha se janë miratuar katër akte të rëndësishme në parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore si : Strategjia Nacional kundër Dhunës në Familje (2022- 2025) , Protokolli Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale, ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale që parashihen dënimet plotësuese për dhunuesit, Kurrikulën për trajtimin e dhunuesve  dhe ndihmë juridike falas për gjithë kategoritë e viktimave të dhunës.

Gjatë periudhës dy vjeçare të punës, ministrja Haxhiu vlerësoi edhe transparencën me qytetarë  dhe media.

“Janë pritur mbi 1600 qytetarë sepse i kemi dyert e hapura për qytetarët, sepse ne u shërbejmë atyre”, tha ministrja Haxhiu.

Gjatë këtyre dy viteve në hartimin e politikave kundër korrupsionit dhe krijimin e mekanizmave për konfiskimin civil, zëvendësministri Sallahu theksoi se është kompletuar Projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Verifikimin e Pasurisë që do të themelohet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, paketa antikorrupsion që parasheh krijimin e task forcës hetimore Anti-korrupsion por edhe luftimin e korrupsionit përmes sinjalizimit si dhe është themeluar Gjykata Komericale.

Gjatë periudhës dy vjeçare, janë miratuar mbi 70 projektligje dhe akte nënligjore nga Ministria e Drejtësisë dhe janë nxjerr 244 vendime nga Ministrja Haxhiu. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”

Afërdita Bytyqi zgjidhet anëtare e KGJK-së nga radhët e Gjykatës së Apelit

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit

Ambasada Gjermane në Kosovë nderon viktimat e Holokaustit

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në Tiranë

Kosova Times March 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeveria: Serbia s’është e gatshme ta nënshkruaj propozimin evropian

Kosova Times Kosova Times February 28, 2023
Borrell: Shpresoj që Kurti dhe Vuçiqi ta pranojnë propozimin evropian
Arrestohen dy persona, dyshohen për 13 vjedhje në Prishtinë
Gosalci: Gratë, kudo që janë meritojnë mundësi të barabarta
Shefi i EULEX në nënshkrimin e marrëveshjes teknike me EUROGENDFOR
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?